Autor: TV News
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), se kjo ngjarje shënoi një moment të fuqishëm të kryengritjes, solidarizimit dhe vetëdijësimit. “Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare, shpërthyen demonstrata gjithëpopullore dhe solidaritet i paparë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan, por edhe në mërgatë. Po ashtu, u vetëdijesua dhe ndërgjegjësua edhe publiku shqiptar dhe diplomacia botërore”, ka deklaruar Kurti. Kurti, duke përmendur figurat e familjes Jashari, ka theksuar se ata janë gjithmonë…
Liderët e Bashkimit Evropian po mblidhen këtë të enjte në Bruksel për një samit të posaçëm mbi mbrojtjen, pas paralajmërimit të presidentit francez Emmanuel Macron se kontinenti ndodhet në një “pikë kthese të historisë”. Kryefjala e diskutimeve pritet të jetë riarmatimi i Evropës dhe mbështetja për Ukrainën, veçanërisht pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se do të pezullojë ndihmën për Kievin. Në samit është ftuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pas takimit mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, tensionet në Evropë janë rritur ndjeshëm. Siç raporton BBC, shumë liderë shqetësohen se administrata e re…
Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrtarët amerikanë sinjalizojnë zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, lindin edhe pyetjet: a do të mbeteshin ushtarët amerikanë në KFOR, apo do të kërkonte administrata Trump favore në këmbim të tyre? Nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes thonë për Radion Evropa e Lirë se, tash për tash, nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket pozicionimit të forcave të tyre. Por, me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe me ndryshimin e prioriteteve globale, Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar,…
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së enjtes në Prizren është plagosur një person. Sipas njoftimit të policisë i plagosur ka mbetur një 26-vjeçar. “Me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën ‘Durrësi’ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31-vjeçar) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G. 26-vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së. Sipas njoftimit, i dyshuari është…
Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Shefqet Alija” në Gjakovë. Policia ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar i mitur. I njëjti sipas policisë pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë Hamasit atë që ai e quajti një “paralajmërim të fundit” për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza. “Po i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për ta përfunduar punën, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni siç them unë,” shkroi Trump në një postim të gjatë në platformën e tij Truth Social. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime me Hamasin për pengjet e mbajtura në Gaza. Kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm, pasi deri më tani, Uashingtoni ka shmangur…
Në kuadër të aktiviteteve shteterore ne shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të këtij manifestimi, do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, ne Prekaz. Homazhe jané parapare edhe nga te gjitha komunat e vendit dhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve. Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do te bejne homazhe ne Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Kurse nga ora 17:00, në Prishtinë, eshtë paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së. Të mërkurën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga te gjitha…
Anësori i Barcelonës, Lamine Yamal, do të zgjasë kontratën e tij me klubin e La Ligësuu përtej vitit 2026, tha sot agjenti i tij, Jorge Mendes. 17-vjeçari spanjoll, i cili fitoi çmimin “Golden Boy 2024” për të mbyllur një vit në të cilin ai ndihmoi vendin e tij të fitonte Kampionatin Evropian, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 16 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Barçën. Si produkt i akademisë së Barçës, Yamal ka luajtur 86 herë për klubin katalanas që kur bëri debutimin e tij për të rriturit në prill 2023. “Lamine do…
Procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), mbrëmjen e së mërkurës, pas një vonese mbi dy orësh. Shkaku i kësaj vonese ishte një kuti që nuk mund të numërohej për shkak të problemeve në sistem. Të mërkurën u numëruan votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, duke e çuar numrin total të fletëvotimeve të numëruara në mbi 15,500. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, rezultatet përfundimtare nuk do të shpallen deri të paktën pas kalimit të…
Duke qenë se jemi ende në stinën e dimrit dhe temperaturat janë të ulëta, tharja e rrobave vazhdon të mbetet një problem për të gjithë. Në mënyrë që ato të thahen sa më shpejt ne i vendosim për t’i tharë ato në ambientet e brendshme. Edhe nëse jashtë mund të jenë temperaturat e buta, mund të duhet një kohë e gjatë që rrobat të thahen dhe shpesh mbeteni të hutuar nëse rrobat tuaja janë ende të lagura apo thjeshtë të ftohta. Megjithatë një eksperte ka ndarë një metodë që do të ndihmojë në këtë drejtim. Lora Finn pohon se ky…
