Autor: TV News
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të më shumë se 15,500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, që ishin pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se këto janë fletëvotimet e fundit që janë numëruar dhe që i takojnë këtij procesi zgjedhor. Sot është dita e fundit kur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po administrohet numërimi i fletëvotimeve. Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ është e obliguar, sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet…
Analisti politik, Ylli Hoxha, ka theksuar se për të kaluar vitin, duhet të ketë së paku një dialog politik ndërmjet partive të mëdha shqiptare. Në Debat Plus, Hoxha ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale politike dhe ka theksuar nevojën për një pajtim midis tri partive të mëdha, siç janë Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK ose LDK, për të siguruar stabilitetin e vendit. “Kur e pamë Zelensky si është përulur në atë masë në Uashington, në mënyrë të paparashikueshme, dhe ne mendojmë se kemi ndonjë vlerë të shtuar, që na tolerohet neve të themi se anëtarët e partisë kundërshtare nuk…
Gjykata Supreme amerikane më 5 mars rivendosi urdhrin që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të zhbllokojë ndihmën ndërkombëtare të ngrirë, por nuk është e qartë se sa shpejt mund të zhbllokohen këto fonde. Në një votim me rezultat 5 me 4, Gjykata Supreme refuzoi apelin urgjent nga administrata amerikane, ndërkohë që i kërkoi gjykatësit të Gjykatës të shkallës së parë, Amir Ali, që të sqarojë urdhrin e tij të mëparshëm që kërkon zhbllokimin e shpejtë të gati 2 miliardë dollarëve ndihmë për punën që veçse është kryer. Pavarësisht se ky vendim mund të konsiderohet humbje, në terma afatshkurtër, për…
Njeriu shpenzon një pjesë të mirë të ditës duke menduar për ushqim, e për këtë e kanë fajin pjesërisht rrjetet sociale. Ndjesia e urisë na shoqëron gjatë gjithë kohën ndonëse nuk kemi kohë të analizojmë nëse bëhet fjalë për një uri të vërtetë apo të manipuluar. Njeriu zakonisht e nis ditën duke ngrënë mëngjes dhe më pas shkon në punë. Vjen ora 11:00 e paradites dhe stomaku nis të ulërijë, plogështia vjen pa trokitur dhe sytë nuk shohin asgjë përveç se ushqimit. Në këtë artikull do të zbuloni se përse ju merr uria rreth kësaj ore dhe cilat janë alternativat…
Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se nuk do të ishte pjesë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Albin Kurtin, për të qeverisur Kosovën. Ai ka shprehur mendimin e tij në Debat Plus, duke theksuar se, si anëtar i Nismës, e sheh Kurtin si “të keqen e madhe” të vendit. “Unë po japë mendimin personal, si anëtar i Nismës, me Kurtin nuk do të mundesha ta bashkohesha për të mirë të Kosovës kur ai gjithë angazhimin e ka pasur në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Berisha. Berisha ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj,…
Në muajin janar, gjatë varrimit të një bashkëfshatari, banorët e fshatit Obranq të Podujevës hasën në një batanije në thellësi të tokës. Dyshimet dhe shqetësimet se në të mund të jenë të mbështjella kocka njerëzore, qytetarët i adresuan menjëherë tek institucionet. Sot në orët e mëngjesit ekskavatori doli në terren. Ekspertët mjekoligjor të IML-së, zyrtarë nga Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit bashkë me organizata lokale ishin në pritje të rezultateve. Dhe ato erdhën, u deshën pak orë gërmime në mënyrë që mbetjet kockore apo eshtrat të dalin në sipërfaqe. Ato dyshohet…
Derbi i madh gjerman, Bayern Munich – Bayer Leverkusen luhet sonte. Dy skuadrat e mëdha gjermane takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në 1/16 e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. Një orë para derbit janë publikuar edhe formacionet zyrtare: Bayern Munich XI: Neuer; Laimer, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Goretzka; Olise, Musiala, Coman; Kane. Bayer Leverkusen XI: Kovar; Mukiele, Tah, Hermoso, Hincapié; Xhaka, Palacios; Frimpong, Wirtz, Grimaldo; Adli. /GazetaBlic Sport
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po numërohen kutitë e fundit të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025. Procesi tashmë është drejt përfundimit, pasi të numërohen vetëm votat e personave me nevoja të veçanta, ku kanë mbetur edhe dy pako votash. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar për një konferencë për media që ishte paraparë të mbahej në orën 19:00. Megjithatë, konferenca pritet të fillojë me pak vonesë, pasi numërimi i kutive të fundit ende nuk ka përfunduar plotësisht. Sipas zyrtarëve të KQZ-së, procesi mund të përfundojë rreth orës 21:00. Pas mbylljes së numërimit,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi të hënën ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën. Administrata Trump tha se kishte për qëllim të detyronte të gjitha palët të përkushtoheshin në bisedimet për paqe. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, udhëheqësit evropianë kanë thënë se është jetike të vazhdohet me dërgesat e armëve në Kiev. Megjithatë, nuk është e qartë se për sa kohë Ukraina mund të vazhdojë të rezistojë pa ndihma. Ndërsa doli lajmi për vendimin e Uashingtonit për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Kievin, sulmet ruse me dronë vazhduan mbi qytetet ukrainase.Ligjvënësit ukrainas…
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka bërë të ditur se konsumatorët që kanë mbi 50 punëtorë ose që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim do të dalin në treg të hapur, që nënkupton se do ta kenë të obligueshme ta zgjedhin vet furnizuesin. Sipas njoftimit, kjo të hyjë në fuqi nga data 1 qershor e këtij viti, ndërsa nga data 6 mars, KESCO do t’ua dërgojë konsumatorëve komercialë një shkresë, ku ata duhet të dëshmojnë plotësimin e kushteve për të vazhduar të jenë pjesë e konsumatorëve me tarifa të rregulluara, ose jo, pra jo më shumë se…
