Autor: TV News

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se bllokadat përmbarimore të iniciuara nga punonjësit e “Trepçës” kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes, duke vështirësuar edhe pagesën e pagave për muajin shkurt dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare. Sipas njoftimit, kjo është vetëm faza e parë e këtyre lëndëve, ndërsa në proces të pagesës është shuma prej 475 mijë e 498 euro, e cila përfshin: -Obligimet ndaj punonjësve – 347 mijë e 047 euro -Shpenzimet përmbarimore – 37 mijë e 299 euro -Shpenzimet e avokatëve – 91 mijë e 152 euro Bëhet e ditur se kjo shumë përbën mbi…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë mbledhje këtë të enjte në orën 15:00, ku në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për hapjen e të gjitha kutive të votimit që përmbajnë fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës përmes postës. Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 9 shkurt. Nga votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.57 për qind të votave, apo me mbi 31.000 vota. Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.55 për…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se do të ishte “çmenduri” të shpërfillej kërcënimi që tani përbën Rusia për Evropën dhe theksoi se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent. Ai i bëri këto komente në prag të një takimi emergjent të liderëve të Bashkimit Evropian, që pritet të mbahet sot në Bruksel, për të diskutuar për rritjen e buxhetit ushtarak, që është kërkesë e rëndësishme e administratës amerikane për shkak të shqetësimeve në lidhje me përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s dhe çështjeve të sigurisë…

Read More

“Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare“. Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së 4 marsit. “Deklaratat e saj janë pasqyrim i kulturës politike të institucionalizuar. Me këtë propagandojnë urrejtje etnike që rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e shqiptarëve në Serbi”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi. Nga kabineti i kryetares së Kuvendit dhe i Partisë Progresive Serbe në pushtet, nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me fyerjet e bëra. Nuk është hera e parë që Ana Bërnabiq fyen…

Read More

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se bllokadat përmbarimore të iniciuara nga punonjësit e “Trepçës” kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes, duke vështirësuar edhe pagesën e pagave për muajin shkurt dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare. Sipas njoftimit, kjo është vetëm faza e parë e këtyre lëndëve, ndërsa në proces të pagesës është shuma prej 475 mijë e 498 euro, e cila përfshin: -Obligimet ndaj punonjësve – 347 mijë e 047 euro -Shpenzimet përmbarimore – 37 mijë e 299 euro -Shpenzimet e avokatëve – 91 mijë e 152 euro Bëhet e ditur se kjo shumë përbën mbi…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Tani ka nisur afati për ankesa, pas të cilit do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare. Sipas shifrave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar zgjedhjet me 396.022 vota, ose 42.27 për qind të totalit, duke siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo do ta bëjë të vështirë formimin e Qeverisë pa një koalicion. Ndërkaq, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, është bërë njeriu më i votuar ndonjëherë në Kosovë me mbi…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të enjten ka mbërritur në Bruksel për një samit urgjent të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet mbështetja për Ukrainën dhe forcimi i mbrojtjes së shteteve evropiane. Në një fjalim të shkurtër para gazetarëve, Zelensky falënderoi liderët evropianë për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë Ukraina që nga fillimi i luftës. Ai ka theksuar se kjo mbështetje ka qenë e dukshme gjatë gjithë periudhës së konfliktit, duke përfshirë edhe javën e kaluar. “Jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne e ndjejmë atë. Është shumë e rëndësishme që ju…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nga aty, kreu i LDK-së ka theksuar se sakrifica e familjes Jashari është vetë liria. “Sot bëjmë nderime në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke nderuar sakrificën e madhe sublime të familjes Jashari, të komandantit legjendar, Adem Jashari si një sakrificë përkujtimore të vet lirisë, shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku. Po ashtu, pas homazheve në Prekaz, ai ka vizituar edhe Kullën e Jasharajve, ku është pritur…

Read More

Në ditën kur festoi 150 ndeshje në UEFA Champions League , Manuel Neuer pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen. Portieri i Bayernit festoi golin e Musialës në minutën e 54-të, por që më pas duhej të zëvendësohej, transmeton GazetaBlic Sport. Klubi lëshoi më herët një komuikatë: “Manuel Neuer pësoi një këputje të fibrës muskulore në këmbën e djathtë, e cila u zbulua pas ekzaminimeve të kryera nga departamenti mjekësor i Bayernit. Kjo do të thotë se portieri tani për tani është jashtë fushave”, thuhet në një deklaratë të klubit bavarez, i cili nuk parashikon një afat kohor për…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë hyrë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Prekaz. Vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari ka pritur ndaras Osmanin dhe Kurtin në kullë. Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti vizituan Kullën e Jasharëve në Prekaz, por ndaras nga njëri-tjetri, ka raportuar KP. Ndërsa, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, krerët e shtetit kanë bërë homazhe së bashku, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri në detyrë, Albin…

Read More