Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sarrazin: Është koha për zgjidhje konkrete në dialogun Kosovë-Serbi

TV NewsBy TV News6 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi pas emërimit të emisarit të ri të BE-së, Peter Sorensen si dhe për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.  

Sarrazin në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se me të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen tani kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së.

“Bisedat e para që kishim më lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vërë një theks të ri dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve përmes punës themelore”, tha Sarrazin.

Tutje ai ka thënë se “më parë Gjermania, por edhe ai personalisht, kishin për detyrë të mbështesin punën e institucioneve evropiane dhe kryenegociatorit të BE-së.

“Ne do të punojmë ngushtë së bashku në javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo sigurisht do të vlejë edhe për qeverinë e re gjermane. Sepse Gjermania mbështet qasjen evropiane ndaj dialogut dhe njerëzit që e udhëheqin atë. Shpresoj se puna thelbësore për zgjidhjet tani do të fillojë përsëri. Është koha për të punuar shumë për të gjetur zgjidhje konkrete. Unë besoj se zoti Sorensen është personi i duhur për këtë detyrë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se duhet të pritet dhe të shohim se si do të zhvillohet situata politike në Republikën e Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare.

“Do të ishte e dëshirueshme që një qeveri të formohej sa më shpejt dhe qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog. Natyrisht, këtë e presim edhe nga Serbia. Megjithatë, nuk na takon neve të vendosim se si do të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim që do ta merr Kosova”.

Ai ka folur edhe për rolin që mund të luaja ai, por edhe Gjermania dhe BE-ja, në afrimin edhe më të madh të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Evropën.

“… të gjithë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë të vetëdijshëm se ‘buka e përditshme’ fitohet përmes tregtisë me BE-në. Sepse receta e suksesit të vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në integrimin në tregun e vetëm evropian. Lidhja e Ballkanit Perëndimor me BE-në është në interes të përbashkët. Mendoj se ka arsye të mira për përparim, nëse të gjithë ndajnë këtë mendim. Kjo do t’i mundësonte Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i përgjigjen në mënyrë adekuate ndryshimeve gjeopolitike në botë”.

I pyetur nëse qeveria e re gjermane do të miratojë edhe drejtime të reja politike kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.

“… Është e rëndësishme të theksohet se Procesi i Berlinit e mbështet suksesin e tij në marrëveshje dhe marrëveshje të ndryshme shumëpalëshe ndërmjet vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo, natyrisht, ka të bëjë edhe me përmirësimin e mëtejshëm të hapësirës së përbashkët ekonomike dhe integrimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi duhet të jetë afrimi i këtyre vendeve me BE-në, hapja dhe përgatitja e mëtejshme për anëtarësimin në BE. Mbretëria e Bashkuar do të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin aktiv të të gjithë spektrit të Procesit të Berlinit së bashku me vendet e rajonit”, ka thënë Sarrazin.

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.