Autor: TV News

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me urim për të gjithë mësuesit me rastin e shënimit të 7 Marsit. Rama përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohjen e tij për mësimdhënësit. “Mirëmëngjes, dhe me mirënjohjen për mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët tanë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.

Read More

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, ka reaguar ndaj pretendimeve të ish-deputetes së kësaj partie, Rrezarta Krasniqi për manipulim të votave në këtë komunë. Rinumërohen votat e “dyshimta” të LDK-së, pritet fjala e prokurorisë Xhaferi e ka cilësuar si “histeri të pabazuar” ankesën e Krasniqit për rinumërimin e votave dhe ka akuzuar atë për bashkëpunim me PDK-në për ta rrëzuar kryetarin e degës, Xhafer Tahiri. Sipas Xhaferit, pas rinumërimit të 2,004 votave të numëruara për Krasniqin, rezultati përfundimtar tregoi se ajo kishte 2,003 vota, një më pak sesa në numërimin fillestar. “Pas histerisë së djeshme kundër kryetarit të LDK-së…

Read More

Bashkimi Evropian ka fajësuar Serbinë për shkelje të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, duke e penguar Kosovën në procesin e saj të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në një deklaratë të së premtes, BE-ja theksoi se veprimet e Serbisë në këtë institucion janë në kundërshtim me obligimet që ka marrë përsipër në bazë të kësaj marrëveshjeje. BE thotë se Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special të Kosovës në KiE Reagimi i BE-së vjen pasi Kosova hasi në një tjetër pengesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku kërkesa e saj për të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, në kuadër të përgatitjeve për vizitën e planifikuar të shefit të NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, biseda është fokusuar në çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s në vend. “Gjatë takimit, u diskutua për përgatitjet për këtë vizitë të rëndësishme e më tutje edhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s. Qeveria e Kosovës bashkëpunon ngushtë me misionin…

Read More

Gazetari: Si jeni! Prej TV Dukagjini jemi, a mundemi me hy brenda apo jo? Një zyrtare flet nga larg: Jo. Zyrtari policor: Jo, brenda nuk ju lënë jo, vetëm deri tek dyert aty. Gazetari: Në rregull. Nga e enjtja mediat e kanë pasur të pamundur të futen brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve. Situatë e njëjtë ishte edhe sot, të premten. Përpos mediave që nuk po lejohen të jenë prezente brenda QNR-së, TV Dukagjini nga burime të mirëinformuara, ka kuptuar se as vëzhgues e as komisionerë të LDK-së nuk janë prezent në numërimin e votave, e urdhëruar nga e urdhëruar…

Read More

Ferizaj ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Superligën e Kosovës. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Edon Sadriu, Albion Kurtaj dhe Musulin realizuan golat për skuadrën e Arsim Abazit, kurse Mevlan Zeka shënoi golin e vetëm për skuadrën mysafire. Ferizaj del tashmë në vendin e gjashtë me 29 pikë, kurse Suhareka zbret në vendin e shtatë me 26 pikë. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Një përleshje fizike mbrëmë ka ngjarë në veri të Mitrovicës. Siç mëson Dukagjini kur katër të mitur shqiptarë kishin hyrë në një rrjet të marketit shqiptar, disa të mitur të tjerë i kishin përcjell deri tek rruga “Vlade Cetkoviq”. Katër të tjerët kanë qenë të nacionalitetit serbë e boshnjakë dhe gjithë kjo kishte përfunduar në përleshje fizike në mes këtyre dy grupeve. Nga bashkëbisedimet që ka pasur televizioni me qytetarët për rreth, ata kanë thënë se mbrëmë nuk kanë dëgjuar diçka të pazakontë. Gjithsesi, Policia është marr me rastin dhe ka pasur edhe arrestime. Kanë qenë një grup i katër…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se Moska e mbështet legjitimitetin e Qeverisë së zgjedhur në Serbi dhe se gjithmonë e ka mbështetur entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë. Vuçiq tha se ka diskutuar me presidentin rus më 7 mars lidhur me situatën në Serbi dhe rajon, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje të re për gaz me Rusinë dhe për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS). Ai po ashtu tha se është konfirmuar takimi i tij me…

Read More

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është liruar nga akuza, ndërsa Egzon Azemi është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje. Fajtorë janë shpallur edhe Qerkin Elshani dhe Edi Zenelaj, të cilët janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim. Ky aktgjykim është shpallur të premten nga kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykatësi Arben Hoti derisa të akuzuarit nuk ishin prezentë në seancë. Egzon Azemi është dënuar pasi vepra penale ndaj tij është ricilësuar nga “nxitja e urrejtjes dhe mosdurimit” në “kanosje”. Qerkin Elshani është dënuar për kanosje, ndërsa Edi Zenelaj është shpallur fajtore…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se opozita është e gatshme të formojë qeverinë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas tij, nëse partia e parë nuk arrin të sigurojë shumicën brenda 10 ditëve, atëherë opozita do të marrë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë së re. “Në momentin që të bëhet certifikimi ne shpresojmë ti bëjmë numrat dhe ta formojë qeverinë sa më shpejt që është e mundur. Ne kemi një vendim të Kushtetueses që i lejon edhe të dytin të bëjë qeverinë, nëse i pari nuk mund ta bëjë. Sepse kemi…

Read More