Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rinumërohen votat e “dyshimta” të LDK-së, pritet fjala e prokurorisë

TV NewsBy TV News7 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetari: Si jeni! Prej TV Dukagjini jemi, a mundemi me hy brenda apo jo?

Një zyrtare flet nga larg: Jo.

Zyrtari policor: Jo, brenda nuk ju lënë jo, vetëm deri tek dyert aty.

Gazetari: Në rregull.

Nga e enjtja mediat e kanë pasur të pamundur të futen brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Situatë e njëjtë ishte edhe sot, të premten.

Përpos mediave që nuk po lejohen të jenë prezente brenda QNR-së, TV Dukagjini nga burime të mirëinformuara, ka kuptuar se as vëzhgues e as komisionerë të LDK-së nuk janë prezent në numërimin e votave, e urdhëruar nga e urdhëruar nga Prokuroria.

Dje janë rinumëruar 60 vendvotime ndërsa sot në proces kanë qenë 36 vendvotime.

Të gjitha janë vota të rinumëruara të Lidhjes Demokratike (LDK) nga të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Edhe në oborr por edhe përballë objektit po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ky proces siç mëson TV Dukagjini po kryhet nga vetë hetues policorë dhe të Prokurorisë.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë thënë se po e presin një raport zyrtar nga KQZ që flet për rezultatet dhe votat, në mënyrë që të kenë një vlerësim për të parë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm, përfshirë hetime penale.

Prokuroria të mërkurën dha urdhër të rinumërohen votat e LDK-së në vendvotimet në Vushtrri pas ankesës së kandidates për deputete Rrezarta Krasniqi, e cila akuzoi bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim me vota.

Në një vendvotim në Vushtrri, sipas dëshmisë së Krasniqit në Prokurori, Xhafer Tahiri ka marrë më shumë vota sesa, Lumir Abdixhiku. Dyshime kishte edhe për një vendvotim tjetër.

Ndërkohë nga KQZ nuk ka pasur ndonjë njoftim e as konfirmim se procesi i numërimit është mbyllur gjatë ditës dhe se kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për TV Dukagjin ka treguar se kanë pranuar 3 ankesa deri më tani për numërimin e votave në QNR. Sipas njoftimeve në faqen zyrtare, të tri ankesat janë nga parti më të vogla, kryesisht nga komunitetet. 2 prej ankesave janë refuzuar si të pa baza, ndërsa e treta është cilësuar e pavlefshme për shkak se është paraqitur pas afatit të paraparë.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.