Autor: TV News

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, sot për herë të parë u bë i mundur stentimi i arterieve karotide. Kjo arritje u bë e mundur falë bashkëpunimit mes Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe doktorit, Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi. Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari ka treguar se si shkoi ky intervenim. “Sot kemi zgjedh tre pacient, të tre të gjinisë mashkullore, janë të moshës së shtyrë mbi 70 vjeçar…Pacienti i parë ku është kryer intervenimi ka qenë 72 vjeçar me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi…

Read More

Vonesa të gjata, pajisje të vjetruara dhe hapësira të mbingarkuara të punës. Ky është realiteti i ashpër në Institutin e Patologjisë të Kosovës. Pacientët aty presin me javë, e nganjëherë më shumë se një muaj, për rezultatet kritike të analizave. Në sistemin e mbingarkuar shëndetësor të Kosovës, një repart i rëndësishëm lufton për të mbajtur ritmin me nevojat e pacientëve: Instituti i Patologjisë. Çdo ditë, dhjetëra mostra biopsie kalojnë nëpër laboratorët e tij të vjetruar, por pacientët, prapëseprapë, lihen me javë për të pritur, e ndoshta edhe muaj. “Kanë kaluar diku 40 ditë dhe nuk më kanë thirrur. Sot erdha…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të dënuarit Millorad Shubariq, duke konfirmuar aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.  Gjykata Themelore në Prishtinë, më 13 qershor 2024, e dënoi Shubariqin me 17 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë të kryer në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore. Sipas aktgjykimit, Shubariqit i është llogaritur në dënim koha e kaluar në paraburgim nga data 7 maj 2022. Gjithashtu, ai është obliguar të paguajë një shumë prej 400 eurosh…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë në ditët e fundit, tregojnë se synimet e luftës së Moskës “nuk kanë ndryshuar”, prandaj bëri thirrje për sanksione të reja. “Sulmet e tilla tregojnë se synimet e Rusisë janë të pandryshuara”, shkroi Zelensky në Telegram të shtunën. “Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur jetën, për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për t’i rritur sanksionet kundër Rusisë”, shtoi ai. Të paktën 20 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve ajrore ruse gjatë natës në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Abdixhiku ka thënë se në këtë ditë, shpreh mirënjohje dhe respekt ndaj grave të cilat me përkushtimin dhe sakrificën e tyre. “Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, shprehim mirënjohje dhe respekt të jashtëzakonshëm ndaj të gjitha grave të cilat me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë tonë. Sot, kujtojmë përpjekjet e mëdha të tyre për barazi, drejtësi dhe paqe. Rikujtojmë po ashtu rolin dhe kontributin e të gjitha grave në kohërat më të rënda të vendit…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimare të zgjedhjeve të 9 shkurtit tek pas vendimmarrjeve të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme ndaj tri ankesave që janë paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje.  KQZ-ja ka bërë të ditur se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik, e se deri pas shqyrtimit të tyre nuk do të shpallen as rezultatet përfundimtare.  “KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it…

Read More

Presioni po rritet mbi trajnerin e Milanit, Sergio Conceicao, pasi klubi thuhet se të vendosë të ndahet me të menjëherë nëse nuk fiton në Lecce të shtunën. Trajneri portugez ka qenë nën kritika ditët e fundit, pasi u detyrua të mohonte pretendimet e ish-zëdhënësit të tij që sugjeronin se ai ishte thellësisht i pakënaqur me ekipin dhe menaxhmentin e klubit, transmeton GazetaBlic Sport. Gazzetta dello Sport shpjegon se drejtuesit janë thellësisht të shqetësuar për formën e dobët të skuadrës, një skenar drastik mund të shpaloset nëse Milani nuk arrin të rikthehet duke mposhtur Lecce-n pas tre humbjeve radhazi në Serie…

Read More

Administrata Tatimore e Kosovës, ka publikuar të dhënat e hyrjeve tatimore për vitin 2025. Të dhënat statistikore për dy muajt e parë të vitit 2025 tregojnë se gjithsejtë janë mbledhur 184.3 milionë euro tatime, që në krahasim me janar-shkurt nga vitit 2024 janë 7.2 % më shumë, apo 12.3 milionë euro. “ATK në muajt në vijim sigurisht që do të vazhdoj me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit. Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës…

Read More

Donald Trump ka thënë se Vladimir Putin “po bënte atë që do të bënte kushdo” pasi Rusia nisi një sulm masiv me raketa dhe drone në Ukrainë, disa ditë pasi SHBA ndërpreu ndihmën jetike në shkëmbimin e inteligjencës dhe atë ushtarake për Kievin. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Trump tha se e ka “më të lehtë” të punojë me Rusinë sesa Ukrainën dhe se Putini “dëshiron t’i japë fund luftës”. “Po e kam më të vështirë, sinqerisht, të merrem me Ukrainën. Dhe ata nuk i kanë kartat”, tha Trump. “Për sa i përket arritjes së një…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, KFOR-i nderoi forcën, përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjitha grave të jashtëzakonshme që shërbejnë në radhët e kësaj force dhe në mbarë Kosovën. “Gratë në KFOR luajnë një rol jetik në paqeruajtjen, sigurinë dhe stabilitetin, duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet në urimin e KFOR-it. Tutje, KFOR-it thotë se udhëheqja, qëndrueshmëria dhe angazhimi i grave, i frymëzon çdo ditë. “Sot, ne festojmë arritjet e tyre dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për barazi gjinore, gjithëpërfshirje dhe fuqizim brenda misionit tonë dhe jo vetëm”. “Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, misioni i #KFOR-it…

Read More