Autor: TV News

KFOR-i amerikan ka hasur në disa mjete të dyshuara në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan të premten.  Njësitë policore të Kosovës më pas kanë konfiskuar prova si, uniforma ushtarake, granata dore, karikatorë, shokbomba, e të tjera.  “Është raportuar se KFOR-i amerikan  në një mulli të vjetër të braktisur  kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një  maicë, tri granata dore, tre  karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një  bombë ndriçuese dhe njëzetë…

Read More

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë, një burrë ka raportuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij dhe vëllait të tij. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët, transmeton Klankosova.tv. Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati. “Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllanë e tij duke hyrë në shtëpi,…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar veprimet e presidentit të Republika Sërpskas në Bosnjë, Milorad Dodik, duke thënë se ato kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin. Dodik nënshkroi dekretet përmes së cilave me ligj ndalohet puna e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, si dhe Agjencisë Shtetërore të Hetimeve në territorin e këtij entiteti. Dodik më 26 shkurt u dënua nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt. “Veprimet e presidentit të Republika Sërpskas, Milorad Dodik, po i minojnë…

Read More

Që në vitet e hershme gratë kanë pasur aftësinë për të bërë diçka vetë, e këtë duke e filluar që nga zeroja. Kjo ka qenë diçka më e vështirë se sa tani, sepse atëbotë gratë përballeshin me paragjykime të ndryshme, duke i lënë kështu pa të drejta dhe përkrahje. Edhe sot të bërit biznes është një gjë e vështirë, pa dallim gjinie, e sidomos kur fitimet e tij arrijnë shifra milionëshe, por janë disa gra që ja kanë dalë mbanë, madje edhe para 200 vitesh. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sjellim historitë e 8 grave, që në 8 fusha të…

Read More

Të premten në mesditë, në Prishtinë u gjet një person i vdekur. Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet në një objekt të pabanuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një  trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në  një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Read More

Në zemër të Prizrenit, një grup grash ndërmarrëse po ndërton rrugën e suksesit me përkushtim dhe vizion të qartë. Ato janë themeluese të bizneseve të tyre, lidere në industri të ndryshme inovative dhe shembull i forcës dhe vendosmërisë. Çdo ditë, ato përballen me sfida, marrin vendime strategjike dhe punojnë për të zgjeruar ndikimin e tyre në treg. Ato janë vetë të ndërtuara, por një gjë e bën dallimin: të qenit pjesë e një komuniteti që i mbështet. Në Innovation and Training Park (ITP) Prizren, këto gra gjejnë më shumë se vetëm një hapësirë për të operuar bizneset e tyre. Ato…

Read More

Mohamed Salah është ende në krye të renditjes së pretendentëve për fitimin e Çmimit të Këpucës së Artë. Egjiptiani ka ruajtur distancën nga ndjekësit, pavarësisht një fundjave “pushimi”, pasi në Angli javën e kaluar u zhvilluan ndeshjet e çerekfinaleve të FA Cup, të cilat nuk vlejnë për këtë çmim (kontabilizohen vetëm golat e shënuar në kampionat). I vetmi që ka lëvizur është Robert Lewandowski, i cili ka arritur Mateo Retegui-n dhe Harry Kane në vendin e dytë. Kjo është renditja duke marrë parasysh vetëm lojtarët më të rëndësishëm dhe ata që mund të kenë një koeficient më të lartë se…

Read More

Xhudistja kosovare ka siguruar një vend në finalen e Upper Austria Grand Prix 2025, që po zhvillohet në Linz, Austri. Kampionja olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes hungareze Reka Pupp, duke e mposhtur me Waza-ari. Në finale, Distria do të përballet me japonezen Iroha Oi, në një duel të rëndësishëm për medaljen e artë.

Read More

Bashkimi Evropian llogarit në Serbinë si një partnere evropiane të besueshme, e cila ndan të njëjtat parime dhe vlera, thanë institucionet evropiane pas njoftimit se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. “Serbia është një vend kandidat dhe po negocion për anëtarësimin në BE. Kjo nënkupton që vendi duhet të përshtatet me acquis communautaire të BE-së, duke përfshirë edhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe masat kufizuese kundër Rusisë,” thuhet në njoftimin për media të BE-së. Pas bisedës telefonike me Putinin, Vuçiq deklaroi më 7 mars se Moska mbështet institucionet e…

Read More

Skuadra e Drenicës po shkëlqen në ndeshjen e sotme ndaj Trepçës në Ligën e Parë. Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. Fofana dhe Kreshnik Uka realizuan golat për skuadrën nga Skenderaj, e cila ka avantazh të konsiderueshëm. Do të ishte një fitore e madhe kjo për Drenicën ndaj rivalit direkt, kurse një hap i gabuar për skuadrën nga Mitrovica, e cila poashtu synon ngjiten në Superligë. /GazetaBlic Sport/

Read More