Autor: TV News
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria e ka nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, por edhe në çerekfinale. Pasi mposhti me ippon në raundin e dytë amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren e radhës. Pas radhe, ‘viktimë’ e Distrias ishte serbja Nikolina Nisavic, e cila gjithashtu u mposht me ippon për vetëm 25 sekonda. Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me Reka Pupp të…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë të enjten se së shpejti do të vendosë nëse do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që u larguan nga lufta me Rusinë, pas një raporti të Reuters se administrata e tij planifikonte të merrte atë hap. Një veprim i tillë do të ishte një ndryshim mahnitës i mirëseardhjes së ukrainasve nën administratën e Presidentit Joe Biden dhe potencialisht do t’i vendoste ata në një rrugë të shpejtë për dëbim. “Ne nuk po kërkojmë të lëndojmë askënd, sigurisht që nuk po kërkojmë t’i lëndojmë ata, dhe unë po e…
Zyra e Kryeministrit sërish ka reaguar lidhur me çështjen e dëshmisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Prokurorinë Speciale, të cilën ka refuzuar ta japë të hënën siç e kishte urdhëruar gjykata. Zyra e Kurtit thotë se kjo çështje është ‘politizuar’ dhe përsëriti se Kurti është i gatshëm të japë dëshminë, por me kushtin që ajo të merret në zyrën e tij. “Pse ky insistim i panevojshëm për një formalitet procedural që nuk ka ndikim në thelbin e çështjes?”, tha ZKM në reagim. Për më tepër, ZKM tha se deri tash nuk kanë reaguar për ‘debatin publik’ për shkak…
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 5 dhjetor 2024. Mbrojtja e Krasniqit kishte kërkuar hedhjen e aktakuzës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, vendimi i Gjykatës Themelore që kishte refuzuar këtë kërkesë është vlerësuar si i drejtë dhe pa shkelje të procedurave ligjore. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PS.nr.67/24, të datës 05.12.2024, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesën për hedhjen të aktakuzës dhe…
Më 11 mars Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme, Radmila Shekerinska, do të vizitojnë KFOR-in në Kosovë. Në kuadër të vizitës, Rutte do të zhvillojë takime dypalëshe me presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, ku pritet të diskutohen çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit. “Së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it, ata do të takojnë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat dhe do të kenë mundësinë të angazhohen me personelin e KFOR-it dhe NALT-së. Ata gjithashtu do të kenë një shkëmbim me…
Udhëheqësit evropianë mbështetën të enjten planet për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe për të vazhduar të qëndrojnë në krah të Ukrainës në një botë të përmbysur nga ndryshimi i politikave amerikane nga Donald Trump. Samiti i mbrojtjes i Bashkimit Evropian në Bruksel u zhvillua mes frikës se Rusia, e trimëruar nga lufta e saj në Ukrainë, mund të sulmojë më pas një vend të BE-së dhe se Evropa nuk mund të mbështetet më tek SHBA për t’i ardhur në ndihmë. “Sot kemi treguar se Bashkimi Evropian po përballet me sfidën, duke ndërtuar Evropën e mbrojtjes dhe duke qëndruar krah për krah me Ukrainën,”…
Oda Ekonomike Amerikane(OEA) në Kosovë ka theksuar se sundimi i ligjit është gurthemeli i qeverisjes demokratike, stabilitetit ekonomik dhe konfidencës së investitorëve. Në një deklaratë të fundit, Oda ka nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor të fortë dhe të pavarur, i cili është i lirë nga ndërhyrjet politike. Sipas Odes Ekonomike Amerikane një sistem i tillë është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimin publik. “Një sistem i fortë dhe i pavarur gjyqësor, i lirë nga ndërhyrja politike, është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimit publik. Zbatimi konsistent dhe i paanshëm i normave juridike jo vetëm që…
Analisti politik Visar Ymeri, thotë se gjasat që të kemi një qeveri të koalicionit të gjerë pa VV janë të mëdha. Ymeri në një prononcim për GazetaBlic, thotë se asnjë prej partive të shumicës shqiptare nuk kanë gatishmëri të futen në një qeveri ku kryeministër do të ishte Kurti. “Gjasat që të kemi qeveri të koalicionit të gjerë pa VV duket se janë të mëdha, nisur nga fatki që asnjë prej partive të shumicës shqiptare nuk kanë gatishmëri të futen në një qeveri ku Kryeministri do të ishte Kurti. Pa këtë gatishmëri Kurti nuk ka mundësi të krijimit të qeverisë edhe…
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesve, Reporting House organizoi një diskutim mbi rolin e “Shtëpive-Shkolla” në Kosovën e viteve ’90, duke rikujtuar sfidat e mësimdhënësve gjatë krijimit të tyre. Zijadin Gashi, kryetar i Këshillit të Arsimit të Prishtinës (1990-1999), tha se kjo shtëpi shkollë u krijuan si përgjigje ndaj shtypjes serbe, pasi institucionet shqiptare u shkarkuan dhe arsimi u detyrua të funksiononte jashtë sistemit serb. “Shtëpitë shkollat linden nga terrori i pushtetit të Serbisë. Të gjitha organet e Kosovës u shkarkuan, pastaj erdhën persona prej Serbisë të cilët filluan te ndërtojnë një pushtet me dhunë, ndaj shqiptarëve të…
Departamenti Amerikan i Shtetit mbajti një ceremoni të ngritjes së flamurit të enjten për pengjet dhe të burgosurit që mbahen padrejtësisht në shtetet e tjera. Ceremonia riafirmon angazhimin e Uashingtonit për të siguruar kthimin e qytetarëve amerikanë dhe banorëve të përhershëm të ligjshëm të ndaluar jashtë vendit. “Politikat tona janë 100% të përqendruara në kthimin e tyre në vend”, tha Adam Boehler, i dërguari special i Presidentit Donald Trump për pengjet. “Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë zhvillime”, tha ai pa dhënë detaje. “Presidenti Trump është i përkushtuar për lirimin e të gjithë amerikanëve të mbajtur peng ose të…
