Autor: TV News

Paguani faturat e rrymës vetëm në kanalet e autorizuara dhe zyrtare nga KESCO. Ditëve të fundit është duke qarkulluar një SMS SCAM me këtë përmbajtje: “NJOFTIM URGJENT PËR PAGESËPagesa juaj e energjisë elektrike është ME VONESE! Sipas rregulloreve te Kosoves, nëse nuk paguhet brenda 24 ORËVE:• Aplikohet penalitet 18%• Energjia elektrike do të shkëputet• Kërkohet rilidhje personalePaguani tani: https://fatura-kesco-energy.life/kos?|21ZcxRWqowkxG2=i23ezbOvZPa regjistrim – thjesht futni ID-në dhe të dhënat e pagesës” KESCO sqaron se nuk ka të bëj asgjë me këtë dhe se nuk ka dërguar një SMS të tillë, prandaj kërkojmë nga konsumatorët të kenë kujdes të shtuar të mos bien pre…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 7 marsit, ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për të gjithë mësuesit e mësueset, të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë në edukimin dhe përparimin e shoqërisë sonë. “Të gjithë mësimdhënësve, urime 7 marsi, Dita e Mësuesit! Në këtë ditë dhe jo vetëm, kujtojmë rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve, në detyrën dhe misionin e tyre fisnik për edukimin dhe arsimimin e brezave”. “Dita e Mësuesit na kujton rëndësinë që kanë mësimdhënësit në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të përparuar dhe të qëndrueshme. Të gjithë ata, me pasion, përkushtim…

Read More

Kosova U17 ka siguruar vetëm një barazim në ndeshjen ndaj Andorës U17. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Ky rezultat nuk është aspak pozitiv bazuar tek cilësitë shumë më të dobëta që ka kundërshtari, ku ka 14 ndeshje rresht pa fitore dhe madje nga 14 ndeshjet e fundit, 12 prej tyre i ka humbur. Në dy ndeshjet e radhës, ‘Dardanët’ përballen me Qipron dhe Moldavinë.

Read More

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mbajtur të premten ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për 111 oficerë korrektues, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me diplomimin e kësaj gjenerate, vendi është duke forcuar edhe më shumë sistemin korrektues. Kurti të diplomuarit i ka quajtur garantues të drejtësisë, duke shtuar se përmes reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, janë bërë hapa të rëndësishëm  në forcimin e sigurisë,  rehabilitimit e të dënuarve dhe përmirësimit e kushteve të punës për zyrtaret korrektuese. “Me diplomimin e gjeneratës…

Read More

Një raketë SpaceX ka shpërthyer pak pasi u lansua nga Teksasi, duke bllokuar fluturimet dhe duke shkaktuar paralajmërime për rënien e mbeturinave të saj. SpaceX konfirmoi se anija pa ekuipazh kishte pësuar “një çmontim të shpejtë të paplanifikuar” gjatë ngjitjes së saj në hapësirë ​​dhe kishte humbur kontaktin me tokën. Starship e SpaceX, raketa më e madhe e krijuar ndonjëherë, doli jashtë kontrollit menjëherë pas lëshimit të saj. Nuk janë raportuar të lënduar apo dëme, por imazhet nga ato në vendet ishullore të Detit të Karaibeve tregojnë mbeturina të zjarrta që bien nga qielli. Bëhet e ditur se ky ishte…

Read More

Bashkimi Evropian (BE) konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së. Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kërkesa në fjalë ishte në…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përjashton çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë. Ai thotë për KosovaPress se qeverinë duhet ta formojë opozita dhe sipas tij ka komunikim për këtë. Lidhur me këtë, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhje garoi në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt, thotë se nuk ka “ndonjë avancim konkret por ka gatishmëri të ecet tutje”,  raporton KosovaPress. “Besoj që veç shihet se shumicën e ka opozita, kuptohet pas afateve kushtetuese opozita mund ta krijojë qeverinë. Besoj kjo është ajo që na takon neve si opozitarë, që të…

Read More

Ka vdekur Ahmet Qeriqi, njëri prej themeluesve të ‘Radio Kosova e Lirë’. Për vdekjen e tij ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili thotë se Qeriqi ka kontribuuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm”. “Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të…

Read More

Forcat e lidhura me sundimtarët e rinj të Sirisë janë përfshirë në luftime të ashpra me luftëtarët besnikë të presidentit të rrëzuar, Bashar al-Assad në një zonë bregdetare të vendit. Kjo është dhuna më e përshkallëzuar në Siri që kur rebelët rrëzuan Asadin në dhjetor dhe vendosën një qeveri tranzicionale islamike, shkruan BBC. Një grup monitorues i luftës, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se më shumë se 70 njerëz janë vrarë. Një shtetrrethim është vendosur në qytetet port, Latakia dhe Tartous, ku kanë shpërthyer luftimet.

Read More

Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka thënë se informacioni për mbetjet mortore, të cilat dyshohet të jenë nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të gjetura ditën e mërkurë, është lokalizuar falë raportimit të qytetarëve. Në një intervistë për Ekonomia Online, Gara theksoi se ky informacion u mor nga banorët e zonës që njoftuan komisionin pas gjetjes së mbetjeve kockore gjatë një ceremonie varrimi. “Diku në fund të muajit janar kemi pranuar informatën nga banorët e komunës Podujevës mbi mundësinë ekzistimit të një lokacionit që potencialisht mund të…

Read More