Autor: TV News
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, teksa i ka cilësuar ato si forcën e vërtetë të jetës së shoqërisë shqiptare. Në një mesazh të posaçëm në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Begaj përcolli urimin bashkë me foto të takimeve të tij me zonja gjatë vizitave nëpër Shqipëri apo në pritjet e zhvilluara në Institucionin e Presidentit. “Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!”, ka shkruar Begaj, 8 Marsi është dita që përkujton luftën dhe përpjekjet e grave për barazi, të drejta dhe mundësi të barabarta.…
Sipas raporteve, SHBA u ka thënë aleatëve të saj se nuk planifikojnë të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në Evropë. Bëhet e ditur se lëvizja do ta bënte Amerikën të tërhiqej nga stërvitjet përtej atyre të planifikuara tashmë për këtë vit. Kjo do të thotë se vendet e NATO-s do të detyrohen të planifikojnë stërvitje pa pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane, më e madhja në aleancë. Bëhet e ditur se Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur vendet e NATO-s për mos përmbushjen e objektivit aktual për të shpenzuar 2% të GDP-së në mbrojtje, duke argumentuar se pabarazia i vë një…
Universiteti i Prishtinës është renditur në top dhjetëshen e konkursit ndërkombëtar studentor në fushën e arkitekturës dhe dizajnit ‘Inspireli Awards 2024’ mes 1,362 universiteteve nga e gjithë bota. Fakulteti i Arkitekturës në UP me krenari ka njoftuar se UP është renditur në vendin e 10-të në renditjen e përgjithshme universitare të edicionit të 9-të të ‘Inspireli Awards 2024’. Sipas Fakultetit të Arkitekturës, ky sukses është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të studentëve të tyre në konkurset ndërkombëtare të integruara në kurrikulat akademike të Fakultetit. “Ky vlerësim i lartë vjen pas renditjes së Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës në Top 10,…
Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte(e shtune) mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime me interes. Ekzekutivi i vendit ka miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për projektet si në vijim: Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII. Po ashtu në këtë mbledhje, siç njofton Zyra e Kryeministrit, është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020. Në mbledhjen elektronike, është aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së…
Ndonëse intervenuan për të ndërprerë një përleshje, përfunduan vet të sulmuar. Por, nuk është rasti i vetëm kur policët sulmohen në detyrë. Dukagjini ka kërkuar të dhëna nga Policia për numrin e rasteve kur cak kanë qenë pjesëtarë të saj. Por, ky institucion ka dërguar statistika për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, ku përveç policëve përfshihen edhe zyrtarë institucioneve tjera shtetërore. Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2024 kanë qenë 154 raste të tilla, ndërsa sivjet deri më 7 mars janë raportuar 26 sulme ndaj personave zyrtarë. Por, sa mund të shkojë dënimi për personat që kryejnë këtë vepër…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa për lëndën e drurit dhe produktet e qumështit dhe paralajmëroi se do të vendosë tarifa reciproke ndaj Kanadasë. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se “tarifat e jashtëzakonshme” që Kanadaja vendos mbi produktet e qumështit dhe lëndës së drurit, e kanë bërë të pamundur shitjen e produkteve amerikane në Kanada. Ai tha se nëse Kanadaja nuk pranon t’i heqë ato, ai do t’i vendosë të njëjtën tarifë Kanadasë. Të enjten zoti Trump shtyu për katër…
“Ka komuniku avokati edhe me Dardanin në atë kohë me z. Dardanin, më fal nuk e meriton me i thënë Zotëri por nejse…Ai është i ulët, më fal që po e them por ai është njeriu më i ulët që e kam takuar për 25 vjet”, ka thënë Syzana Gashi – Durmishi – Përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në KMDK. Këto deklarata dhe fjalia “Krejt janë rrena çka ka shkru për mua” janë cilësuar fyerje, nxitje e urrejtjes, linçim dhe denigrim publik i eprorit, në këtë rast, Dardan Velijajt, kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në…
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë festive për inaugurimin e anëtarëve të rinj të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës. Kjo ngjarje prestigjioze u organizua në Amfiteatrin kryesor të Universitetit të Salzburgut dhe mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota. Me këtë rast, Rektorit Hajrizi dhe anëtarëve të tjerë të pranuar gjatë këtij viti iu nda Certifikata e Anëtarësimit. Rektori Hajrizi theksoi se pranimi në Akademi është një mundësi për të kontribuar më tej në fushat e interesit, duke adresuar probleme globale dhe sfida të reja. “Jam i nderuar dhe i…
Nottingham Forest ka kaluar në avantazh ndaj Manchester City. Hudson Odoi ka realizuar në minutën e 83-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 0. Ja pamjet – VIDEO. The post Manchester City nuk këndellet dot, pëson gol nga Nottingham Forest appeared first on GazetaBlic.
Rritja e efikasitetit në luftimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, është prioriteti kryesor, që Prokurori i Shtetit ka renditur në planin e punës për vitin 2025. Përveç këtyre veprave, gjatë këtij viti parashihet prokurorët duhet të kenë vëmendje të veçantë edhe në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar, veprave penale kundër rendit kushtetues, krimeve të luftës, e dhunës në baza gjinore. Në mesin e disa prioriteteve prokurori i shtetit ka vendosur edhe ngritjen e nivelit të sekuestrimit në funksion të konfiskimit përfundimtar dhe rikthimit të aseteve, për çka prokurorët u kritikuan në mbledhjen e Këshillit Prokurorial,…
