Autor: TV News
Ushtria ukrainase filloi të rekrutojë 18 deri në 24-vjeçarë, në baza vullnetare, pasi forcat e saj të armatosura janë duke u përballur me mungesa të mëdha në luftën kundër trupave pushtuese ruse. Në përpjekje për t’i rimbushur radhët e ushtrisë së saj, e cila u varfërua nga tre vjet luftë, Ukraina prezantoi një plan të ri që u hap rrugë të rriturve nën moshën 25 vjeç, t’i bashkohen ushtrisë. Çfarë përfitimesh ofrohen? Iniciativa e quajtur “Gjenerata që vendos tani”, ofron stimuj që përfshijnë bonuse prej rreth 24.000 dollarësh, hipoteka të subvencionuara, arsim universitar falas dhe të drejtën për të udhëtuar…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë fotografi me zyrtaret e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Ajo ka thënë se vendimet strategjike të Kosovës varen nga puna e padukshme e AKI-së. “Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, ka thënë Osmani. “Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook. “Nga AKI, urime…
Pos pjesëtareve të gjinisë së bukur të familjes suaj, nënës, motrës, personi i cili me siguri pret dhuratën nga ju për 8 mars – Ditën e Gruas, është edhe e dashura juaj, përkatësisht bashkëshortja. Dëgjo këtë artikull tani…Po ju propozojmë se çka t’i dhuroni së dashurës Edhe po qe se lidhja juaj sapo është filluar, ose jeni duke u argëtuar tashmë disa vite, apo jeni të martuar, ndaj femrave gjithmonë duhet pasur kujdes dhe përkushtim të njëjtë dashurie. Ky është rasti ideal që të ndani pak kohë dhe angazhim dhe t’i bëni së dashurës suaj një surprizë speciale. Kapela e…
Shtrenjtimi i mundshëm i energjisë elektrike nga 1 prilli, pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera në vend. Kërkesa e kompanive energjetike për ngritje të çmimit të energjisë elektrike, ka nxitur reagime te qytetatarët, ekspertët e ekonomisë dhe bizneset, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti për të shmangur shtrenjtimin e rrymës. Gjatë këtij muaji, Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) pritet të bëjë shqyrtimin dhe caktimin e tarifave të energjisë elektrike, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Njohës të ekonomisë thonë se rritja e mundshme e tarifave…
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë -63 kg. Laura i kishte filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e tyrë mori fitore për të kaluar tutje. Për të kaluar në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë. Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon. Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja…
Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë, tha Merz për gazetarë të shtunën. Në Gjermani, ku koalicionet janë zakon, qeveritë zakonisht formohen në dy faza, ku partitë fillimisht zhvillojnë bisedime eksploruese dhe më pas hyjnë në bisedime formale për koalicion. Këto dy parti po nxitojnë për ta arritur një marrëveshje para javës së ardhshme, kur shpresojnë ta shtyjnë përpara në Parlament lehtësimin e kufizimeve të huamarrjes për Gjermaninë për ta ringjallur rritjen në ekonominë më të madhe të Evropës dhe për t’i…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë. Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit. “Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Në një ankesë drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka kërkuar që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se ky proces të përsëritet. LVV pretendon se ka pasur manipulim të votave me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Dit më parë LVV pati kërkuar të rishikohen disa fletëvotime me postë që janë shpallur të pavlefshme, por që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) kishte votuar kundër kësaj kërkese. Nga LDK kanë reaguar lidhur me pretendimet e LVV-së. Nga kjo parti konsiderojnë se LVV në pamundësi për të arritur kalkulimet për të…
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë. Skuadra e Llapit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dritës, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 0, me Ardit Tahirin që realizoi golin e vetëm. Në ndeshjen tjetër, Ballkani dhe Prishtina kanë barazuar 1 me 1. /GazetaBlic Sport/
Lëvizja Vetëvendosje [LVV] po kërkon që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ky proces të përsëritet. Këtë e ka paraqitur në formë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresë. Por, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se një vendim për anulimin e votimit do të kishte pasoja të mëdha. Sipas tij, hetimi i targetuar vetëm mbi rastet konkrete të dyshuara për manipulim do të ishte zgjidhje më e drejtë sesa përsëritja e gjithë procesit. “Edhe pse dyshimet mbi manipulimet e mundshme të votave duhen trajtuar e hetuar kujdesshëm, anulimi i…
