Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rrëfimi në Debat Plus për padrejtësitë, i kushton me suspendim Syzana Gashi-Durmishit

TV NewsBy TV News8 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Ka komuniku avokati edhe me Dardanin në atë kohë me z. Dardanin, më fal nuk e meriton me i thënë Zotëri por nejse…Ai është i ulët, më fal që po e them por ai është njeriu më i ulët që e kam takuar për 25 vjet”, ka thënë Syzana Gashi – Durmishi – Përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në KMDK.

Këto deklarata dhe fjalia “Krejt janë rrena çka ka shkru për mua” janë cilësuar fyerje, nxitje e urrejtjes, linçim dhe denigrim publik i eprorit, në këtë rast, Dardan Velijajt, kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

Deklaratat, Syzana Gashi-Durmishi, Përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në këtë kompani, i bëri më 24 janar 2025 në emisionin Debat Plus, ku kishte ngritur pretendime për padrejtësitë që ajo thoshte se i janë bërë nga kryeshefi Velija dhe Lule Pashku, tash sekretare.

Mohim i mundësisë për shkollim, mohim i pushimit vjetor e mjekësor, mohim i pushimit për arsye të qëndrushme familjare e vërejtje tendencioze pa asnjë bazë, këto ishin padrejtësitë që ajo thoshte se ka përjetuar për më shumë se dy vite.

Intervista në Debat Plus, Gashi-Durmishit i ka kushtuar me suspendim të përkohshëm nga puna, me 50% pagë deri në një njoftim tjetër.

Suspendimi i datës 20 shkurt bazohet në shkeljet që pretendohet se i janë bërë neneve 8-9 të rregullores për Procedurën Penale.

Duke e cituar intervistën e saj në Debat Plus, suspendimi që mbanë nënshkrimin e Kryeshefit Dardan Velija ka listuar këto pretendime: kanosje ndaj eprorit dhe frikësim i organeve disiplinore, deklarata të rreme dhe shpifje ndaj menaxhmentit, organizim të veprimtarisë politike në ndërmarrje, përfshirë pretendimet e përmendura në fillim.

Me asnjërin prej arsyetimeve në aktin e suspendimit nuk pajtohet Syzana Gashi-Durmishi duke e vënë në dyshim madje edhe vetë rregulloren se ku është bazuar suspendimi.

Ajo shkarkimin e cilëson të padrejtë, tendencë për të cënuar lirinë e shprehjes, dhe beson se mund të jetë edhe hakmarrje për publikimin e padrejtësive në emisionin Debat Plus.

“Këto të gjitha janë vërtetu prej inspektoratit të punës është vendim i prerë i Inspektoratit të Punës i cili i rri mbrapa drejtësisë dhe thotë se kam të drejtë në shkollim, në pushime vjetor e mjekësore, po prap se prap ky lëshon vërejtje lëshon suspendime”, ka thënë Syzana Gashi – Durmishi – Përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në KMDK.

Gashi-Durmishi tregon se menjëherë pas intervistës në Debat Plus ishte në pushim mjekësor dhe në ditën e parë që ishte kthyer në vend të punës në orën 09:00 në mëngjes i ishte kërkuar të largohet nga objekti sepse ishte suspenduar.

Ajo tregon se ishte ftuar nga hetuesit, pas raportimit të rastit në Polici nga Kryeshefi, Dardan Velija, dhe ka besuar që historia aty është mbyllur.

“Të nesërmën ose të pasnesrmën nuk jam e sigurt se me avokat shkova, aty janë sqaru të gjitha, merre me mend unë kamë qenë në hetusi ose krime të rënda pse kam marr në debat plus. Pse ka dalë në televizor  është shprehur Suzana edhe pse i ka përmend disa fjalë aty kërcënimë shantazhime e kolegë, nuk është e vërtetë aspak që kam kërcënu kolegë….”, ka thënë Syzana Gashi – Durmishi – Përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në KMDK.

Gashi-Durmishi thotë se i ka përmendur vetëm z. Dardan Velijën dhe sekretaren Lule Pashku, ndaj të cilëve i kishte shprehur pretendimet në Debat Plus.

Ajo thekson se nuk i di arsyet se pse ka arritur situata deri në këtë pikë, prandaj thotë se ka dorëzuar ankesë dhe i është drejtuar Komisionit të Vlerësimit, dhe shton se nëse është e nevojshme, betejën do të vazhdojë në të gjitha nivelet e gjykatava.

Po në debatin që Gashi-Durmishi ka dhënë versionin e saj, dhe ka hedhur akuza në drejtim të eprorit të saj, të njejtit, Dardan Velisë i është dhënë mundësia që ta ketë kohën dhe hapësirën e njejtë në intervistë, për të shpalosur të vërtetën e tij, por një gjë të tillë e ka refuzuar.

Edhe për suspendimin Velija e ka pasur rastin që të sqarohet por nuk e ka bërë, derisa Televizioni ka dërguar pyetje në drejtim të institucionit që e drejton.

Më datë 4 mars, Velija është kontaktuar përmes telefonit dhe me arsyetimin se ka shumë takime dhe nuk i ka parë as pyetjet që i kemi adresuar në adresën elektronike, puna mbeti që të shqyrtohet për datën 5 mars mundësia për intervistë. Por sërish, përgjigjet e tij kanë munguar edhe në pyetjet me shkrim, edhe në opsionin e një interviste para kamerës.

Lexuar: 103

Lajme te ngjashme

Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit

Presidentja Osmani nënshkruan për Bordin e Paqes me Presidentin amerikan, Donald Trump

Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Policia e Kosovës konfiskon fishekë, maska ushtarake e uniforma me simbole të Serbisë në Leposaviq

Kamberi sjell lajmin e fuqishëm: Kongresi i SHBA vjen në përkrahje të shqiptarëve të Luginës!

Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet

Lajmet e fundit

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.