Autor: TV News
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Mark Rutte, mbërriti të hënën, për një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë politikë, në një moment kur autoritetet e Republikës Sërpska, duke kërcënuar me shkëputje, kanë tentuar të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe policisë në territorin e këtij entiteti. Aktualisht, po zhvillohet takimi me anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës – Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, pas të cilit është planifikuar një konferencë për media. Pas këtij takimi, Rutte do të zhvillojë një takim me kryetaren e Këshillit…
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj, ka thënë se situata me zjarre është shumë serioze. Në konferencën për media lidhur me situatën aktuale të zjarreve të hapura fushore dhe malore, Metaj ka thënë se kjo situatë paraqet rrezik për qytetarë. “Kjo gjendje paraqet rrezik për qytetarët dhe në ditët e fundit është ndjerë kjo gjendje. AME është aktivizuar në shuarjen e zjarreve dhe nga statistikat që kemi marrë është si në vijim: Vetëm në javën e parë 57 raste të zjarrit, ndërsa nga data 7 deri më 10 mbi 290 raste të zjarreve kanë qenë. Zjarret më serioze…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka refuzuar të flas lidhur me konsultimet për formimin e qeverisë së re, por sipas tij, ekzekutivi i ri do të udhëhiqet sërish nga ai dhe partia e tij – Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, përsëriti qëndrimin e tij se po presin certifikimin e rezultateve fillimisht, e më pastaj diskutimet për formimin e qeverisë së re. Lidhur me këtë, Kurti u pyet të hënën pasi mori pjesë në aktivitetin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim…
Kombëtarja e Kosovës U17 ka triumfuar ndaj Moldavisë U17. Kosova triumfoi ndaj Moldavisë në Sotira Municipal Stadium të Qipros me rezultatin minimal, 1-0, përcjell GazetaBlic Sport. Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Rin Ahmeti pas 41 minutave lojë. Ky duel u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të Ligës B në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025. Kosova ndodhet në vendin e parë në grup me 4 pikë. /GazetaBlic Sport
Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit të dielën, teksa ish-guvernatori i bankës kanadeze paralajmëroi për “ditë të errëta” të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Donald Trumpit. Carney menjëherë mori një qëndrim kundër presidentit amerikan, të cilin e akuzoi se po “sulmon punëtorët kanadezë, familjet dhe bizneset”. “Nuk mund ta lëmë atë të ketë sukses”, tha 59-vjeçari, i cili do të marrë detyrën në ditët në vijim nga udhëheqësi në largim i liberalëve, Justin Trudeau. Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të rinumërohen votat për subjektet politike të 50 vendvotimeve, 15 prej të cilave i takojnë komunave të ndryshme, ndërkaq 35 të tjera vetëm të komunës së Vushtrrisë. Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani, ka theksuar se rekomandimi i parë vjen pas rekomandimit nga QNR, në të cilën, gjatë pranimit të rezultateve nga Qendrat Komunale të Numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe krahasimit të statistikave në 15 vendvotime është hasur mospërputhje e numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda në kuti…
Disa nga njerëzit më të famshëm në botë, jetojnë me besimin se të shkuarit në herët në shtrat dhe zgjimi herët në mëngjes, ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e tyre dhe kjo sigurisht për më mirë. AgroWeb.org hedh një vështrim rreth kësaj teme, duke zbuluar për ju disa nga përfitimet, të cilat i rendit si më poshtë. Ju keni mundësi për të kryer më tepër gjëra pa u shpërqëndruar. Kur të gjithë janë zgjuar, jeta mund të jetë e mbushur plot me gjëra që ju shpërqëndrojnë. Një shembull mund të jenë fëmijët që kërkojnë vëmendjen tuaj, një telefonatë nga…
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar 396,022 vota (42,27%). Pas LVV-së renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.96% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.28%, ndërsa koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismës Socialdemokrate dhe disa partive më të vogla ka marrë 7.07% të votave. Megjithëse LVV ka dalë partia e parë, ajo nuk ka arritur shumicën absolute, duke e bërë të nevojshme gjetjen e partnerëve për krijimin e qeverisë së re. LVV ka 48 ulëse, ndërsa për të siguruar shumicën e…
Mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, punimet të cilat nisën të hënën. Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ky projekt është ndër më të mëdha në Prishtinë. “Sot po e fillojmë ndër projektet më të mëdha në kryeqytet, transformimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe pjesa te Biblioteka Kombëtare. Punimet do të bëhen në tri faza për arsye që mos t’i bllokojmë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 10 mars do të vizitojë Riadin ku do të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite. Vizita e Zelenskyt zhvillohet një ditë para bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Xheda të Arabisë Saudite, bisedime që kanë për synim t’i japin fund luftës trevjeçare të Rusisë në Urainë. SHBA-ja, mbështetësja kryesore ushtarake e Kievit, po synon që t’i japë fund shpejt konfliktit, duke mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Moskës, teksa Uashingtoni ka pezulluar ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën. Bisedimet SHBA-Ukrainë…
