Autor: TV News
Pesë ditë më parë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka marrë një vendim për rinumërimin e të gjitha qendrave të vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë. Ky vendim vjen pas akuzave të kandidates për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, e cila ka pohuar se ka pasur keqpërdorim të votave në disa qendra votimi. Krasniqi ka deklaruar se ky vendim për ankesë është bërë për shkak të dyshimeve të mundshme për keqpërdorimin e votave dhe për numërimin jo të duhur të tyre. Ajo në “Debat Plus” ka theksuar se pas dorëzimit të ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 10 mars do të vizitojë Riadin ku do të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite. Vizita e Zelenskyt zhvillohet një ditë para bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Xheda të Arabisë Saudite, bisedime që kanë për synim t’i japin fund luftës trevjeçare të Rusisë në Urainë. SHBA-ja, mbështetësja kryesore ushtarake e Kievit, po synon që t’i japë fund shpejt konfliktit, duke mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Moskës, teksa Uashingtoni ka pezulluar ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën. Bisedimet SHBA-Ukrainë…
Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo në “Debat Plus” deklaroi se partia e saj SDU ka tri çështje me prioritet e cilido, kryeministër që ua plotëson, do e marr votat e tyre.Në një thirrje direkte ajo tha se njëri nga prioritetet është reforma në arsim por edhe krijimi i komunave boshnjake. “Niher kam thanë se ka me votu për kryeministrin i cili i plotëson kushtet lidhur me komunitetin boshnjak. Jam duke pritur me certifikim e zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar me asnjë. Është herët. Ka çasje…
Analisti, Ylli Hoxha ka treguar se deklarimet e Lumir Abdixhikut, si kreu i LDK-së nuk është aspak “befasues” dhe kjo çështje ka qenë e qartë edhe para mbajtjes së zgjedhjeve.Hoxha deklaroi se një koalicion i mundshëm mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës është për disa arsyeje, njëra ndër to edhe efekti i administratës Trump. “Qëndrimi i LDK-së nuk është befasues. Qëndrimi ka qenë I qartë se nëse është vështirë me qenë bashkëqeverisje është LDK-ja. Abdixhiku sot ka vendosur një kusht të patejkalueshëm, nëse Abdixhiku nuk është kryeministër, nuk do të ketë bisedime me LVV. Synimi I Lumir Abdixhikut është…
Pse prindërit duhet të ndihen mirë kur u thonë “jo” fëmijëve të tyre? Ekziston një stil prindërimi, i cili përkufizon ata prindër që i lejojnë fëmijët të bëjnë gjithçka duan, pa e konsideruar nëse sjellja e tyre i përshtatet moshës që kanë apo është e tepruar. Këta prindër nuk janë të këqij dhe nuk duhen konsideruar si të tillë, pavarësisht zgjedhjeve të tyre. Psikologët theksojnë se një pjesë e tyre kanë tendenca të tilla sjellje nga frika se mos zihen në vorbullën e mënyrave të vjetra të prindërimit që nuk i japin fëmijëve lirinë e duhur. Ose thjesht kanë frikë…
Ushtarët italianë të Batalionit të Forcës Rezervë Operacionale (ORF) të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla përgjatë Vijave Kufiri Administrativ (ABL). Në një postim në ‘Facebook’, KFOR-i bën të ditur se ky aktivitet patrullues ka si qëllim garantimin e sigurisë në këtë rajon. “Aktivitetet patrulluese si të motorizuara ashtu edhe në këmbë, kanë si qëllim garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e prezencës konstante në zone. FOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt…
Në një pjesëmarrje të rëndësishme ndërkombëtare, klubi i xhudos “Policia e Kosovës” ka përfaqësuar vendin me sukses në Turneun Grand Prix Slovakia, ku kanë marrë pjesë mbi 900 garues nga 9 shtete evropiane. Ky turne ishte debutimi i parë ndërkombëtar për këtë ekipi, dhe garuesit tanë dëshmuan përkushtim dhe nivel të lartë sportiv, duke fituar tre medalje të çmuara. Rezultatet e garuesve: -Ana Sopjani – Medalja e Argjendtë në kategorinë -78 kg për Kadet & Vendi i dytë në grup-moshën U21. Valdrin Pnishi – Medalja e Bronztë, Vendi i tretë në kategorinë -60 kg; -Adriatik Bilalli – Vendi i pestë…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po anulonin 83 për qind të programeve të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shkurton shpenzimet që nuk përputhen me agjendën e saj. USAID-i shpërndan ndihma humanitare në mbarë botën, me programe shëndetësore dhe emergjente në rreth 120 vende, dhe kritikët paralajmërojnë se reduktimi i punës së saj do të ndikojë miliona njerëz. “Pas një rishikimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83 për qind të programeve të USAID-it”, tha Rubio në platformën e rrjeteve sociale X. “5.200 kontratat…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.Abdixhiku në konferencën për media pas takimit ka thënë se LDK-ja s’ka pasur asnjë takim me asnjë parti politike pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. “Nuk kemi pasur asnjë takim me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta (LVV)”, ka thënë Abdixhiku. Abdixhiku ka thënë se LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit. Sipas tij, LDK-ja nuk synon dhe s’punon për “qeveri…
Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes një veture dhe kamionete në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel.Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili shtoi se të lenduarit janë transportuar për trajtim mjekësor. “Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve: 1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë…
