Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dua Lipa numëron orët deri te ditëlindja, zbulon detajin e veçantë

22 Gusht, 2026

Serbomëdhenjtë promovojnë rivizatimin e kufijve të Ballkanit!

22 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Cilat janë përfitimet e zgjimit herët në mëngjes

TV NewsBy TV News10 Mars, 2025 Lifestyle Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Disa nga njerëzit më të famshëm në botë, jetojnë me besimin se të shkuarit në herët në shtrat dhe zgjimi herët në mëngjes, ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e tyre dhe kjo sigurisht për më mirë.

AgroWeb.org hedh një vështrim rreth kësaj teme, duke zbuluar për ju disa nga përfitimet, të cilat i rendit si më poshtë.

Ju keni mundësi për të kryer më tepër gjëra pa u shpërqëndruar.

Kur të gjithë janë zgjuar, jeta mund të jetë e mbushur plot me gjëra që ju shpërqëndrojnë.

Një shembull mund të jenë fëmijët që kërkojnë vëmendjen tuaj, një telefonatë nga një kolege pune apo angazhime të tjera që duket se vijnë menjëherë dhe ju e gjeni vetem duke u përpjekur të përfundoni shumë gjëra në pak kohë.

Zgjimi herët ju lejon të përfundoni punët tuaja duke i anashkaluar të gjitha këto. Kjo mund t’ju lejojë të keni një ndjesi më të madhe të arritjes.

Studimet kanë treguar se ndjenja e realizimit të objektivave tuaja, qoftë edhe ato më të voglat, mund të kontribuojë në një ndjenjë të mirëqenieje me kalimin e kohës.

Një potencial i shtuar për sukses.

Të ndihesh mirë me veten natyrisht do ta bëjë rrugën drejt suksesit shumë më të lehtë. Por zgjimi herët luan një rol më të madh se kaq.

Sipas disa hulumtimeve, njerëzit që zgjohen më herët priren të jenë më produktivë dhe e gjithë kjo mund të çojë në më shumë sukses.

Mund të shijoni qetësinë

Të ngrihesh herët gjithashtu të jep një paraqitje të shkurtër të botës që nuk e shihni zakonisht në një orar të mëvonshëm.

Vesa herët në mëngjes, mjegulla mbi qytet ndërsa dielli lind, qetësia kur kaloni në një rrugë pa njerëz dhe makina.
Ju mund të shijoni këtë ndjenjë të të pasurit të botës vetëm për veten tuaj, që është padyshim një përfitim i çmuar.

Megjithatë, nëse kjo nuk ju pëlqen mos u zgjoni herët

Nëse ju nuk dëshironi të sakrifikoni gjumin tuaj dhe të zgjoheni herët, nuk keni përse ta detyroni veten me zor për të bërë të kundërtën.

Dihet mirë se kjo mund të çojë në shtim në peshë, ankth, përqendrim të ulët, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.

Bëni çmos për të gjetur ritmet natyrale të trupit tuaj për zgjimin dhe gjumin.

Merrni kohën që ju duhet për të kuptuar se çfarë është më mirë për ju. Qëndroni të shëndetshëm dhe bëni atë që është më e mira për ju

Lexuar: 5

Lajme te ngjashme

Ushqyerja, ushtrimet dhe gjumi: si ta zgjasni vërtet jetën tuaj

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Veronika, thesari i natyrës për shëndetin; Si ta përdorni

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Vitamina C, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Lajmet e fundit

Dua Lipa numëron orët deri te ditëlindja, zbulon detajin e veçantë

22 Gusht, 2026

Serbomëdhenjtë promovojnë rivizatimin e kufijve të Ballkanit!

22 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.