Autor: TV News
Ditë më parë, Bjeshk%t e Deçanit janë kapluar nga tymi e zjarri, që edhe moti kuntribuonte të ndizej më shumë. Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një lidhje direkte me TV Dukagjinin u shpreh se zjarri ka qenë i përmasave me rrezikshmëri të lartë dhe dëmi i shkaktuar është i madh në sistemin ekologjik të bjeshkëve. Ramosaj shtoi se shqetësimi tjetër i kësaj fushe është edhe problemi që ekipi i zjarrfikësve kanë, pasi që shumica prej tyre janë mosha madhore dhe kushtet e punës nuk janë të mira. “Sot është situata shumë e qetë krahasuar me dy ditët…
Në një debat politik të transmetuar në kanalin e parë gjerman ARD, një nga intelektualët më të shquar të Gjermanisë, historiani dhe profesori i shkencave politike Herfried Munkler, e cilësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq si një imperialist të rrezikshëm për Evropën. Munkler, i cili ka qenë edhe këshilltar i ish-kancelares Angela Merkel, theksoi se Vuçiq vepron në linjë me figura të tjera të diskutueshme në politikën globale, si presidenti rus Vladimir Putin e presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. “Ka dy mundësi: së pari, mund të thuash se nëse Putini është i suksesshëm në Ukrainë ose në rajonin e Detit të…
Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës ka deklaruar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi po ndikon tek komuniteti serbë që jeton në Kosovë në forma të ndryshme.Qalaj në “Five” u shpreh se është vështirë të ndalet ndikimi serb deri sa ekziston “sistemi paralel i arsimit dhe të tjera profesioneve” në vend dhe marrja e ndihmave nga Serbia. “Serbia ka ndërhyrë tek komuniteti serbë për të votuar tek Lista Serbe. Ndërhyrje e pastër për ndryshim mendje dhe orientuar votën tek komuniteti serbë dhe votuar Listën Serbe. Presidenti i Serbisë dhe shteti serbë në mënyrë të vazhduar është duke ndikuar tek…
Komisioni Qendror Zgjedhor [KQZ] ka njoftuar se ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.KQZ-ja ka njfoptuar se 335 vendvotime i takojnë komunës së Vushtrisë për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate. “Fillimisht, në mbledhjen e ditës së sotme KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025. Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së revanshit të Ligës së Kampionëve me Benfican se atmosfera në dhomat e zhveshjes është e mirë, pavarësisht nga tragjedia që i ndodhi ekipit javën e kaluar – vdekja e mjekut të Barcelonës, Carles Minaro Garcia. Katalanasit fituan 1-0 në Lisbonë, pavarësisht se ishin të dobët për pjesën më të madhe të ndeshjes. Të shtunën mbrëma, Blaugranasit duhej të luanin me Osasuna në La Liga, por ndeshja u shty disa minuta para fillimit pasi lojtarët u informuan për lajmin. “Unë mendoj se skuadra po e trajton…
Dita Ndërkombëtare e Matematikës është një festë mbarëbotërore. Ka kohë që 14 marsi shënohet si Dita e Numrit π (pi) në ShBA. Arsyeja pse pikërisht kjo datë ishte zgjedhur ka të bëjë me vlerën e përafërt (3.14) të numrit π, si dhe faktit që në ShBA datat shënohen duke e shkruar së pari muajin (3) e pastaj ditën (14) . Kujtojmë që në vitin 2019, UNESCO-ja e miratoi 14 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Matematikës. Për ta shenjuar këtë ditë, tashmë në vendin tonë është viti i tretë me radhë që Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore – mbështetur nga…
I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij të fundit me përfaqësuesit e Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Diskutimet u përqendruan në lirimin e një pengu amerikano-izraelit që po mbahet nga Hamasi. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Izraeli po planifikon dërgimin në Katar të një delegacioni për të diskutuar mbi armëpushimin. Këtë fundjavë mijëra izraelitë u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Protestuesit kërkuan nga qeveria izraelite arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve.…
Pritet të anulohen fluturimet nga Kosova drejt Gjermanisë për shkak të grevës në aeroportet gjermane
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se fluturimet nga Kosova drejt Gjermanisë pritet të anulohen gjatë ditës së sotme për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane. Sipas njoftimit, kjo situatë prek të gjitha aeroportet gjermane ku ka linja direkte nga Kosova. “Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka refuzuar të flas lidhur me konsultimet për formimin e qeverisë së re, por sipas tij, ekzekutivi i ri do të udhëhiqet sërish nga ai dhe partia e tij – Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, përsëriti qëndrimin e tij se po presin certifikimin e rezultateve fillimisht, e më pastaj diskutimet për formimin e qeverisë së re. Lidhur me këtë, Kurti u pyet të hënën pasi mori pjesë në aktivitetin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim…
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratën e Qeverisë së Kosovës, e cila ka thënë se odat ekonomike nuk duhet të komentojnë çështjet që kanë të bëjnë me promovimin e sundimit të ligjit dhe llogaridhënies në qeverisje. Sipas OEAK-it, Qeveria është duke tentuar që të kufizojë komentimin në çështjen e transparencës dhe llogaridhënies, për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin në cilësinë e dëshmitarit është ftuar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Në një njoftim për media, Oda Ekonomike Amerikane ka theksuar se, si një organizatë që për më shumë se dy dekada ka avokuar…
