Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

9 Shkurt, 2026

Tifozët maqedonas sulmojnë sekretarin e KF Bashkimit 1947 – U18 në përballjen miqësore me GFK Kumanovo

8 Shkurt, 2026

Mexhiti: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë vendin

8 Shkurt, 2026

Debati për pagat e funksionarëve: Sa paguhen në Maqedoninë e Veriut dhe si krahasohen me rajonin?

8 Shkurt, 2026

Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

8 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 9 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të tretë në Kosovë, thirrja vazhdon të jetë e hapur

TV NewsBy TV News10 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dita Ndërkombëtare e Matematikës është një festë mbarëbotërore. Ka kohë që 14 marsi shënohet si Dita e Numrit π (pi) në ShBA. Arsyeja pse pikërisht kjo datë ishte zgjedhur ka të bëjë me vlerën e përafërt (3.14) të numrit π, si dhe faktit që në ShBA datat shënohen duke e shkruar së pari muajin (3) e pastaj ditën (14) . Kujtojmë që në vitin 2019, UNESCO-ja e miratoi 14 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Matematikës.

Për ta shenjuar këtë ditë, tashmë në vendin tonë është viti i tretë me radhë që Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore – mbështetur nga shtëpia botuese “Dukagjini” – organizon aktivitete të ndryshme në qytetin e Prishtinës.

Gjithë qëllimi i këtij aktiviteti shenjues është të rritet hapësira publike ku diskutohen matematika, shkencat dhe arsimi në Kosovë. Përmes këtij “festivali”, te fëmijët nxitet kreativiteti dhe po ashtu rritet motivimi për t’u marrë me shkenca natyrore.

IPMSh-ja fton të gjithë të festojnë matematikën, artin dhe krijimtarinë, duke shfaqur harmoninë e logjikës me imagjinatën, ku numrat kërcejnë e hedhin valle me ngjyrat.

Projektet e tilla ndërlidhin matematikën me artin, fusha që mund të duken të ndara, por fillimisht ishin të ndërthurura, të dyja duke kërkuar, në mënyrën e tyre, të vërtetën në natyrë.

Jua rikujtojmë tri kategoritë pjesëmarrëse në festival:

1. Veprat e artit, vetëm për nxënësit e klasave 6-9 të Prishtinës nga gjashtë nxënës maksimumi;

2. Video deri në dy minuta (“sikur të isha mësimdhënës, ja si do ta shpjegoja matematikën…”), e hapur për të gjithë.

3. Video deri në tri minuta (nga mësimdhënësit e matematikës, ku tregojnë se pse e kanë zgjedhur profesionin e tyre), e hapur për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar.

Veprat/videot do të do të dorëzohen dhe shpërndahen në rrjete sociale. Adresa: https://www.facebook.com/DitaeMatematikes

Shpërblimet e ndara: Për secilin prej tri aktiviteteve nga 200 + 150 + 100 euro për tri vendet e para. Kujdes: këto aktivitete përshtaten pikërisht me konceptin e Festivalit të Matematikës, assesi me atë të garës! 🙂

Afati i fundit për t’i dërguar punimet është 11 marsi.

Pas përzgjedhjes dhe vlerësimit, veprat do të ekspozohen në hapësirat e Shkollës “Meto Bajraktari”. Çmimet do të ndahen më 14 mars 2025, në një ceremoni që e shenjon Ditën e Matematikës në Kosovë.

Lexuar: 57

Lajme te ngjashme

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ushtria e Kosovës në provën finale

Gjykimi në Hagë të hënën hyn në etapën finale

Erdogan me fokus te Ballkani: Diskutohet roli i Turqisë për afrimin e Kosovës me NATO-n

Lajmet e fundit

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

9 Shkurt, 2026

Tifozët maqedonas sulmojnë sekretarin e KF Bashkimit 1947 – U18 në përballjen miqësore me GFK Kumanovo

8 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.