Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

I dërguari amerikan për pengjet e cilëson si “të dobishëm” takimin me Hamasin

TV NewsBy TV News10 Mars, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij të fundit me përfaqësuesit e Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Diskutimet u përqendruan në lirimin e një pengu amerikano-izraelit që po mbahet nga Hamasi.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Izraeli po planifikon dërgimin në Katar të një delegacioni për të diskutuar mbi armëpushimin.

Këtë fundjavë mijëra izraelitë u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Protestuesit kërkuan nga qeveria izraelite arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Javën e kaluar në Uashington, Presidenti Donald Trump konfirmoi se administrata e tij zhvilloi për herë të parë bisedime të drejpërdrejta me Hamasin, një ndryshim i politikës së kahershme amerikane për të mos negociuar me terroristët.

“Po diskutojmë me Hamasin. Jemi duke ndihmuar Izraelin në diskutime, sepse po flasim për pengjet izraelite. Ne nuk po bëjmë asgjë në lidhje me Hamasin. Nuk po japim para. Në fakt, unë sigurova lirimin e 59 pengjeve pa dhënë asgjë”, thotë Presidenti Trump.

Të dielën në mëngjes, mbështetësit dhe familjarët e pengjeve u zgjuan në tenda jashtë Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Mesazhi i tyre ishte i qartë: jo konflikte të reja me Hamasin dhe sigurimi i një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

“Ka dhjetëra njerëz që u bashkuan në thirrjen tonë për qeverinë që lufta të ndalohet dhe të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi”, thotë Ayala Metzger, familjare e një pengu të vrarë.

Ditëve të fundit, një negociator i administratës Trump u takua me Hamasin për të diskutuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve, një takim që ai e quajti “shumë të dobishëm”.

“Mendoj se brenda disa javësh mund të shohim rezultate. Besoj se ka hapësirë për të vepruar midis asaj që Hamasi dëshiron dhe asaj që ata do të pranonin dhe asaj që Izraeli dëshiron dhe që është e pranueshme për ta. Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e të gjithë të burgosurve, jo vetëm atyre amerikanë”, thotë Adam Boehler, i dërguar amerikan për pengjet.

Ndërkohë, palestinezët në Khan Younis të Gazës po përballen me mungesë të gjërave thelbësore.

Izraeli vendosi një bllokadë totale për të gjitha mallrat në enklavë – duke përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet, deri në lirimin e 59 pengjeve, që po vazhdojnë të mbahen në Gazë nga Hamasi.

Paletinezët thonë se po presin me orë të tëra për të marrë një bukë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe drurit të zjarrit për gatim.

Izraeli thotë se të hënën do të dërgojë në Katar një delegacion për të vazhduar negociatat me ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari./VOA

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

Brukseli i vendos kushte Ballkanit Perëndimor: Pa reforma, nuk ka anëtarësim në BE

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.