Autor: TV News
Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin e datës 11 mars 2025, ka aprovuar në tërësi padinë e Rid Berishës, duke anuluar vendimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), me të cilin Berishës i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës. RTK obligohet ta kthejë Berishën në vendin e punës dhe t’ia paguajë mbi 28 mijë euro për kompensim të pagave. Berisha kishte parashtuar padi më 7 tetor 2022, përmes të cilës ka kërkuar kthimin në vendin e punës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe kompensimin e pagave për muajt sa ka qenë i larguar nga puna në shumën prej 28 mijë…
Komuna e Prishtinës: Projekti “Xhorxh Bush” s’e cenon asnjë objekt, as ato të trashëgimisë kulturore
Drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, dhe drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vendimin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore për ndalimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, ka theksuar se projekti nuk dëmton trashëgiminë kulturore, por përkundrazi i kontribuon asaj. “Projektet në fjalë nuk dëmtojnë asetet e trashëgimisë kulturore, ato përkundrazi i kontribuojnë asaj, sikurse në të gjitha agjendat botërore moderne. Nuk e di se çfarë kuadri mund të cenohet. Nuk e kemi problem dhe nuk jemi këtu për ta kundërshtuar asnjë institucion. E dimë…
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski. Sikorski e bëri këtë njoftim duke folur për gazetarë përkrah homologut të vet ukrainas, Andriy Sybiha, në Varshavë, pasi ky i fundit u kthye nga bisedimet në Xhedah, të mërkurën. “Mund të konfirmoj se dërgimi i armëve përmes Jasionkas është kthyer në nivelin e mëparshëm”, tha Sikorski, duke iu referuar qendrës logjistike në juglindje të Polonisë. Uashingtoni kishte njoftuar javën e kaluar…
Ish-atashehu i FSK-së në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka paralajmëruar për rrezikun e madh që po i kanoset rajonit të Ballkanit Perëndimor si pasojë e situatës në Serbi dhe veprimeve të presidentit Aleksandër Vuçiq. Në një intervistë për emisionin FIVE, Sadrijaj ka theksuar se Vuçiq, po përballet me protesta masive studentore në Serbi, dhe po tenton të zhvendosë krizën e brendshme jashtë kufijve të vendit, duke rrezikuar kështu Bosnjën dhe Kosovën. “Situata në Ballkanin Perëndimor është mjaft shqetësuese për shkak të problemeve në Serbi. Vuçiq, duke parë të vetmen rrugëdalje që ta qesë jashtë shtetit të vet problemin, po rrezikon drejtpërdrejt…
Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, përkatësisht atyre të perimeve, është ajo çka po i shqetëson qytetarët e vendit. Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmimi për një kilogram spec arrin rreth 5 euro. Këto çmime, sipas qytetarëve të Kosovës, janë një të larta, prandaj sipas tyre, kërkohet të ndërhyjnë institucionet shtetërore, sa më parë ndaj tregtarëve për rregullimin e çmimeve. Ndërsa, nga shoqata “Konsumatori”, kjo rritje është quajtur si një inflacion global. Qytetari, Azem Hasani, ka thënë për KosovaPress se këto çmime u dyfishuan në kohën e muajit Ramazanit. Me dy qese…
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Në një postim në platformën X, Orav ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për bashkëpunimin e agjendën e BE-së në Kosovë. “Pata një mundësi të mirë për t’u takuar me Kryeministrin Albin Kurti sot. Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë”, ka shkruar tutje ai. Gjithashtu, Orav ka theksuar se BE-ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në hapjen e rrugës për…
Ronaldo Nazario është tërhequr nga kandidimi për president të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF). ‘Fenomeni’ shprehu keqardhjen që nuk ka marrë mbështetje nga federatat shtetërore dhe ka paraqitur një projekt në CBF, shkruan GazetaBlic Sport. “Në kontaktin tim të parë me 27 filialet, gjeta 23 dyer të mbyllura. Federatat nuk pranuan të më prisnin në shtëpitë e tyre, me arsyetimin se ishin të kënaqura me menaxhmentin aktual dhe mbështesnin rizgjedhjen e presidentit aktual, shkruan GazetaBlic Sport. Nuk isha në gjendje të prezantoj projektin tim, të ndaj idetë e mia dhe t’i dëgjoj ato siç do të doja. Nuk kishte mundësi…
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski. Sikorski e bëri këtë njoftim duke folur për gazetarë përkrah homologut të vet ukrainas, Andriy Sybiha, në Varshavë, pasi ky i fundit u kthye nga bisedimet në Xhedah, të mërkurën. “Mund të konfirmoj se dërgimi i armëve përmes Jasionkas është kthyer në nivelin e mëparshëm”, tha Sikorski, duke iu referuar qendrës logjistike në juglindje të Polonisë. Uashingtoni kishte njoftuar javën e kaluar…
Në orën 15:00 ka përfunduar rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjendeshin në 177 kuti të votimit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka theksuar se ky proces është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Rinumërimi kishte filluar sot në orën 12:00 dhe është realizuar nën mbikëqyrjen e stafit të KQZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve politike./EO
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, i cili ka fyer dhe kërcënuar gazetarët, duke i quajtur “media kriminale të vrasësve me pagesë”. Kurteshi fyen rëndë gazetarët: Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë AGK-ja e ka cilësuar këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe nxitëse, duke kërkuar nga Vetëvendosja që të distancohet nga ky diskurs. “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ndaj mediave,…
