Autor: TV News
Pati polemika të mëdha pasi përballja e Atletico Madridit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve shkoi deri në penallti. Në fillim të ndeshjes së dytë, Reali ishte në epërsi 2-1, por e pa avantazhin e tyre të zhdukej brenda minutës së parë pasi Conor Gallagher shënoi për 1-0, shkruan GazetaBlic Sport. Los Blancos iu akordua një penallti në pjesën e dytë pasi Clement Lenglet faulloi Kylian Mbappe, por Vinicius Junior nuk arriti të kthejë në gol, teksa goditi jashtë. Në fund ndeshja përfundoi 1-0 në mbrëmje dhe 2-2 në total. Në kohën shtesë, të dyja skuadrat tentuan për të…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me homologen e tij kanadeze në takimet e G7-ës më 13 mars, por diskutimet për kërcënimet amerikane për aneksim nuk pritet të jenë pjesë e bisedimeve, pasi takimet pritet të dominohen nga përpjekjet për të arritur një armëpushim në Ukrainë. Ruboi shkoi në Kanada një ditë më parë për takime me ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7). Ai pritet që të njoftojë homologët e tij për përpjekjet amerikane për një armëpushim në luftën trevjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe…
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë të enjte, më 13 mars, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të “Sheshit Erhard Busek” në hapësirën pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Me këtë rast është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal me vetëm një pikë të rendit të ditës, e cila ndërlidhet me këtë ceremoni. “Në bazë të nenit 44.4 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr.28/15, qershor 2008, e njoftojmë publikun se me datën 13.3.2025, në ora 10:00, në Sallën e madhe të mbledhjeve në Objektin e vjetër të Komunës, mbahet seanca e jashtëzakonshme…
Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e vazhdimeve në ‘Metropolitano’. Rezultati pas 120 minutave ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati i përgjithshëm është 2 me 2 dhe penalltitë do të vendosin për skuadrën që do të kualifikohet tutje, Atletico Madrid apo Real Madrid. /GazetaBlic Sport/
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar të mërkurën trupat ruse të angazhuara në kundërofensivën në rajonin e Kurskut, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse. Kjo është vizita e tij e parë në këtë zonë perëndimore që nga momenti kur Ukraina mori kontrollin e një pjese të saj. “Jam duke llogaritur në faktin se të gjitha detyrat e luftës me të cilat njësitë tona përballen do të arrihen, dhe territori i rajonit të Kurskut shpejt do të jetë plotësisht i çliruar nga armiku”, është shprehur Putin gjatë vizitës së tij. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Tass”, presidenti rus ka zhvilluar…
Asambleja e entiteti serb, Republika Sërbska ka nisur diskutimet për Kushtetuën e re, e cila ia jep vulën ndarjes së Bosnje Hercegovinës. Në dy seancat e asamblesë diskutohet dhe pritet të miratohet kushtetua e re e cila Republika Sërpskan e njeh si shtet të popullit serb në Bosnje, me të drejtën e vetëvendosjes, të formimit të ushtrisë dhe zhbërjes së Këshillit të Popujve. Kushtetuta vjen pas ligjeve kundër punës së institucioneve të drejtësisë në territorin serb dhe me lajmin e ditës se Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar urdhër për ndalimin e Milorad Dodikut, me qëllim që ta marrin…
Analisti politik, Bekim Kabashi, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj mediave, duke thënë se kjo nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një deklarimi që është normalizuar nga kjo parti që nga ardhja në pushtet. “Sami Kurteshi nuk është i pari rast i izoluar në LVV, sepse Vetëvendosja një gjuhë diskredituese ndaj mediave e ka përdorur prej se ka ardhur në pushtet, pra tashmë problemi është që ka filluar të normalizohet një gjuhë e tillë. Nuk është hera e parë që Kurteshi sillet kështu ndaj mediave, jo vetëm kohën…
Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit. Zhvillimet që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të Jugosllavisë, me lejen me aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të Beogradit si: Azem vllasi, Xhavit Nimani, Ali Shukriu, Mehmet Cikuli- Maliqi…
Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas një përballje dramatike me rivalin e kryeqytetit spanjoll. Atletico arriti që ta fitojë 1-0 betejën e dytë, duke e neutralizuar triumfin e ndeshjes së parë që Reali e mbylli në favor 2-1. Epilogun vendimtar kësaj drame ia dhanë penalltitë, atje ku futbollistët e Ancelottit ishin më të saktë.
Irani tha të mërkurën se një delegacion i udhëhequr nga një figurë e lartë e Emirateve të Bashkuara Arabe ia ka dorëzuar liderit suprem të republikës islamike, Ayatollah Ali Khamenei, një letër të dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, i tha agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve, ISNA, se Anwar Gargash, këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, e përcolli letrën. Javën e kaluar, Trump tha se i kishte shkruar letër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke propozuar bisedime për të arritur një marrëveshje për programin…
