Autor: TV News

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se deklarata e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj një gazetareje është jashtëzakonisht e dobishme që Prokuroria të ndërhyjë menjëherë. “Po të kishim prokurorë të mirëfilltë, kjo deklaratë do të ishte shumë e dobishme për të vënë drejtësi në vend. Kurteshi nuk mund ta thotë kot publikisht se ‘ti punon për një ndihmës vrasës me pagesë’. Kjo është një çështje që duhet të hetohet seriozisht”, ka deklaruar Ramabaja në Debat Plus. Ai ka përmendur edhe rastin e një informacioni të shërbimeve inteligjente për një person nga Shqipëria që, sipas tij, kishte planifikuar vrasje…

Read More

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e muslimanëve do të agjërojnë gjatë orëve të dritës dhe nuk mund të hanë ose pinë derisa të perëndojë dielli. Ditët e agjërimit mund të jenë të vështira dhe mund të jenë edhe më sfiduese këtë vit për shkak të pandemisë. Por ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për të ruajtur shëndetin e tyre mendor dhe fizik gjatë Ramazanit. AgroWeb.org në këtë artikull ju sugjeron të ndiqni disa këshilla, në mënyrë që të kujdeseni sa më mirë për shëndetin tuaj gjatë këtij muaji të…

Read More

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë e një koalicioni të Nismës Socialdemokrate me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka theksuar deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, në Debat plus, ku nuk e përjashtonte një koalicion të mundshëm me LVV-në, mund të jenë strategji negociuese. “Nuk muj me folë për Fatmirin (Limajn), ndoshta e ka strategji negociuese, s’jam i sigurt se çka ka vlerësuar, kemi garuar bashkë dhe jam i kënaqur për rrugën që e kemi bërë bashkë dhe besoj se edhe në qeveri të opozitës mund të jemi bashkë, kjo mund të jetë një strategji e tij negociuese”,…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan. “Rusia nuk ka rrugëdalje tjetër pos armëpushimit. Po qe nevoja, ne do ta sanksionojmë, megjithëse shpresoj se nuk do të kemi nevojë ta bëjmë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën. “Në pikëpamjen financiare, ne mund të bëjmë gjëra shumë të pakëndshme, shumë të këqija, që janë shkatërruese për Rusinë, por unë nuk e dua një gjë të tillë”, shtoi…

Read More

Analisti politik Bekim Kabashi ka theksuar se, deri tani, zgjedhjet janë shumë më afër se formimi i një Qeverie të re, duke shtuar se problemi qëndron te Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar zgjedhjet dhe ka të drejtën kushtetuese për të provuar formimin e Qeverisë së re. Kabashi ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës ka parashikuar që vendi duhet të ketë një konsensus politik, dhe partitë duhet të bashkëpunojnë për të formuar Qeverinë. “Nga sjelljet e partive politike deri tani zgjedhjet janë shumë të të afërta sesa formimi i qeverisë së re. Problemi është te LVV-ja, në radhë të…

Read More

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka komentuar mundësinë e formimit të Qeverisë pas certifikimit të rezultateve, duke theksuar se opozita ka gjasat më të mëdha për të marrë pushtetin. Ai ka thënë se LVV-ja, e cila ka 48 deputetë, është më larg arritjes së shumicës prej 61 votash, ndërsa opozita, me 52 deputetë, është më afër realizimit të kësaj shumice. “Këtu përfundon, gjasat pse i ka opozita më të mëdha është se i ka 52 deputetë LVV-ja i ka 48 deputetë. Lojërat politike se si bëhen pastaj është tjetër temë. Por, 52-shi është më afër 61-shit se 48-shi. Kaq”, ka deklaruar…

Read More

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se janë vendosur shenjat zyrtare për ndalimin e punimeve në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore. Sipas MKRS-së, Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ka pranuar informacion për punime në këtë zonë, e cila gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës. Pas verifikimeve nga QRTK Prishtina dhe IKMM, është konstatuar se Komuna e Prishtinës dhe drejtoritë e saj përkatëse nuk kanë kërkuar leje për kryerjen e këtyre punimeve, siç kërkohet me ligj. Më 12 mars 2025, Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite, mund të përdoret si draft për një marrëveshje më të gjerë dhe shtoi se tani i takon Rusisë të vendosë nëse dëshiron të angazhohet në procesin e paqes. “I takon Rusisë të vendosë se çfarë do të ndodhë tutje, nëse ajo dëshiron ta vazhdojë agresionin e vet kundër Ukrainës apo jo”, tha Zelensky në një konferencë për media të mërkurën. Lideri ukrainas i lartësoi bisedimet që rezultuan me propozimin për armëpushim dhe tha…

Read More

Policia e Kosovës nuk la formë vitin e kaluar pa kapur prodhues të lëndëve narkotike, nga ato që prodhoheshin në kushte shtëpie e deri tek ato në fushat më të fshehta të ndonjë mali. Të tilla aksione kanë vazhduar edhe gjatë këtij fillimviti, përfshirë kapjen e 10 kilogramëve marihuanë në komunën e Gjilanit. TV Dukagjini kërkoi nga Policia e Kosovës statistikat e lëndëve narkotike të konfiskuara dhe sekuestruara gjatë 2 viteve të fundit duke përfshirë edhe muajt e parë të 2025-së, por për këtë të fundit nuk pati përgjigje. Megjithëkëtë, të dhënat për dy vitet e fundit tregojnë për rritje…

Read More