Autor: TV News
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka sulmuar verbalisht gazetarët e pranishëm në Qendrën Komunale të Numërimit të mërkurën. Kurteshi, i cili ndodhej në QNR për të ndjekur procesin e rinumërimit të votave të pavlefshme me postë, gazetarët i quajti “qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë”. “Nuk merrna me ksi, na kemi fitu, na u kanë lëshu me media e me krejt dhe kemi fitu. Kësi qen të mediave që kanë shkru gjithçka domethënë s’i marr parasysh… Media kriminale që kanë një qëllim, me qit Vetëvendosjen keq. Jeni media kriminale…
Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite. Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes. Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë Gjeneral Christopher Donahue Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) gjeneral Christopher Donahue vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë rast u prit në takim nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Në njoftim për media është bërë e ditur se Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Donahue mbi të arriturat e FSK-së, situatën aktuale dhe planifikimet për të ardhmen. “Ndërsa Gjeneral Donahue e përgëzoi Gjeneral Jasharin për…
Gjykata Supreme ka njoftuar se janë vendosur për 42 ankesa të subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Teksa në një përgjigje për TV Dukagjinin, nga Gjykata Supreme thuhet se një ankesë është në procedurë për vendosje, pasi është pranuar dje nga PDAK-LPB në Ferizaj, kundër vendimit të PZAP-së.Kjo ankesë ndërlidhet me rezultatet e QNR-së për votat e diasporës dhe me postë.“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale, deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative (AA) nga subjektet politike/kandidatët, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe…
Nga catwalk-u deri në tapetin e kuq, kombinimi i xhaketës dhe kravatës është rikthyer për femrat – një shenjë fuqie dhe autoriteti, thonë fansat e këtij stili. Ky kombinim ka qenë një element i veshjes mashkullore për shekuj, por gjithmonë ka qenë më i spikatur dhe i guximshëm kur është veshur nga femrat. Në pasarelat e modës, dizajnerët po e risjellin këtë pamje. Tolu Coker në Londër dhe Thom Browne në Nju Jork paraqitën versionet e tyre të xhaketave dhe kravatave për femra. Po ashtu, yjet si Nicole Kidman dhe Rihanna po i japin pamjes këtë stil, shkruan BBC. Yasmine Tangou,…
… Dhe kambanat ranë si asnjëherë më parë në pranverën e hershme të vitit 1981. Aty, ne mesin e mijëra vashave e djelmoshave, ku secili po kryente obligimin e vet kombëtar në mënyrën më të mirë të mundshme, s’ke si ndiheshe ndryshe veç se shqiponjë me krah! Rruga e lirisë, pavarësisht të drejtave tona historike dhe të natyrshme nuk ishte e shtruar me lule, por ishte me ferra e driza, sepse ende nuk ishim bërë bashkë me idetë dhe synimet tona. Ish nomenklatura politike e asaj kohe, edhe ajo e më hershmja, nuk ishin më shumë veçse…
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar “vetëm nëse kryeministër është Albin Kurti”. Ai ka thënë para mediave se gjatë këtij mandati ka pasur partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Albin Kurti. “Po, do të jem pjesë e një koalicioni të ardhshëm e tash është mirë i definuar ky partneritet. Është gjithçka parimore dhe e bazuar në mirëbesim…S’ka asnjë dyshim se do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar, e do të jetë vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti”, u shpreh…
Angel Correa u dënua me 5 ndeshje. Katër ndeshje ishin për fyerje të arbitrit dhe një për karton të kuq. Sanksioni do të zbatohet në La Liga dhe Copa del Rey. Sulmuesi i Atletico-s mori karton të kuq për një ndërhyrje në minutën e 88-të të ndeshjes së xhiros së 27-të të La Ligës kundër Getafe (1-2). Pas përjashtimit, Correa ofendoi gjyqtarin Cuadra Fernandez, duke përdorur gjuhë të turpshme. Gjyqtari i regjistroi fjalët e tij në protokollin e ndeshjes. “Në minutën e 88-të, Angel Correa u përjashtua me karton të kuq për këtë arsye: ai bëri një ndërhyrje të ashpër…
Bitcoinshpesh konsiderohet si një alternativë ndaj dollarit amerikan, monedhës rezervë botërore, pasi vetëm një numër i kufizuar monedhash do të prodhohen ndonjëherë. Përkrahësit argumentojnë se furnizimi fiks i bitcoin-it e bën atë një rezervë vlerash të mbrojtura nga inflacioni jashtë sistemit financiar global. Bitcoin shpesh krahasohet me arin për një arsye të ngjashme. Ndërsa bankat qendrore në mbarë botën mbajnë rezerva të mëdha të dollarit dhe arit, deri më tani, vetëm një vend – El Salvador – ka krijuar një rezervë strategjike të kriptomonedhave, megjithëse disa qeveri i mbajnë ato, kryesisht të kapura nga aktivitetet kriminale ose për të anashkaluar…
Nënkolonel Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes duke thënë se kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes. “Shteti i Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë, ndërsa eksploron projekte të reja ushtarake për të ardhmen”, thuhet në njoftim.
