Autor: TV News
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas përfundimit të vizitave të Sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte në Sarajevë e më pas në Prishtinë. “NATO rikonfirmon angazhimin e saj për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Rutte përmbyll vizitat në Sarajevë dhe Prishtinë”, thuhet në titullin e deklaratës së bërë publike sot. NATO tregon në krye të deklaratës se “më 10 dhe 11 mars 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Sarajevën dhe Prishtinën”. “Në Sarajevë, ai u takua me zyrtarë të lartë të Bosnjë dhe Hercegovinës, përfshirë Kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës,…
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Në mbledhjen e sotme i kemi 23 propozim vendime. Në mesin e tyre me rëndësi të veçantë do të jetë shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së. Në këtë marrëveshje do të angazhohemi për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me planifikim të mbrojtjes, qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve strategjike ushtarake”. Kurti tha se marrëveshja do të jetë e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes…
Liderët e shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare kanë reaguar pas ujdisë për armëpushim 30 ditor të arritur në takimin mes SHBA-së dhe Ukrainës në Xhidah të Arabisë Saudite. Vihet re lehtësimi, por deklaratat janë të përmbajtura. Pasi Kievi ra dakord me propozimin e Uashingtonit për armëpushim, SHBA deklaroi se do të rifillonte gjithashtu ndihmën e pezulluar ushtarake për Ukrainën. “Ne mirëpresim rezultatet e bisedimeve”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Ajo e pa si një zhvillim pozitiv që administrata Trump dëshiron t’i ofrojë përsëri mbështetje ushtarake Ukrainës dhe të sigurojë informacionet e inteligjencës. Von der Leyen vlerësoi gjithashtu armëpushimin e planifikuar. Topi tani është në anën…
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE)-së në Kosovë, Avio Orav ka thënë se ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Martk Rutte dhe zëvendësen e tij, Radmila Shekerinska, gjatë vizitës së tyre në Kosovë. Gjatë këtij takimi, Orav riafirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për KFOR-in. Orav përmes një postimi në “X”, ka thënë se është i rëndësishëm qëndrimi i Kosovës në rrugën drejt BE-së përballë sfidave gjeopolitike. Tutje Orav është shprehur se dialogu mbetet rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm. “Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja…
Policia njoftoi se një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer derisa po punonte në arën e tij, pranë binarëve të trenit në Rahovec. Ai ka njoftuar Njësinë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera të FSK-së, që kanë kryer asgjësimin e eksplozivit. Heqja e tij është bërë me sukses, pa asnjë incident. Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”. “Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre të dyshuar janë dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt pasi dyshohen se kanë rrahur me mjete të forta një person më 8 mars. Rasti ka ndodhur në rrugën “Kruja”, ku tre prej katër të dyshuarve, S.A., 54-vjeçar, A.A-50-vjeçar dhe M.A. 28-vjeçar, janë dorëzuar pasi e kishin sulmuar me mjete të forta personin B.V., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, e rasti po hetohet…
Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/16-tës, pasi u mposht me penallti nga Paris Saint-Germain të martën mbrëma. Mohamed Salah pati një mbrëmje të vështirë në ndeshjen e parë dhe gjërat nuk u përmirësuan për të as në ndeshjen e dytë, përveç penalltisë së tij të suksesshme. Një numër i mediave franceze dhanë verdiktet e tyre për paraqitjen e yllit të Liverpool kundër PSG-së në Anfield, përcjell GazetaBlic Sport. Tre media franceze i japin Mohamed Salah notën më pak se 5 nga 10 sa është më e larta. Megjithatë, meritat për paraqitjen e dobët të Mo…
Bashkimi Evropian ka njoftuar të mërkurën kundërmasat e tij për tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill. BE-ja ka paralajmëruar kundërmasa me vlerë prej 26 miliardë eurosh. Vendimi vjen pasi administrata Trump ka rritur zyrtarisht tarifat për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit me 25%, raporton AP. “Ndërsa SHBA-ja po aplikon tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro (28 miliardë dollarë)”, ka thënë në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Komisioni menaxhon konfliktet tregtare në…
Sot po parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, por me më pak gjasa për të reshura. Aty këtu mund të shfaqen kushte për riga lokale shiu, më shumë në perëndim të vendit përreth viseve malore. Frynë erëra mesatare nga jugu e jugperëndimi 4-10m/s. Temperaturat mbesin ende të larta, minimalet zbresin vetëm në 7C e 9C, e maksimalet shkojnë deri në 18C e 20C. “Reshje shiu përfshinë vendin orëve të hershme të mëngjesit ditën e enjte, derisa gjatë ditës do të fryjë erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 20m/s (70km/h) apo edhe më shumë në pjesë të…
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në ‘Anfield’. Rezultati pas 105 minutave lojë vazhdon të jetë 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati i përgjithshëm është 1 me 1, kurse do të mbetet të shihet se a do të ketë ndryshim në pjesën e dytë të vazhdimeve. Nëse jo, atëherë penalltitë do të vendosin për skuadrën që do të kualifikohet nga përballja, Liverpool – PSG. /GazetaBlic Sport/ The post Liverpool – PSG, përfundon pjesa e parë e vazhdimeve appeared first on GazetaBlic.
