Ronaldo Nazario është tërhequr nga kandidimi për president të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF).
‘Fenomeni’ shprehu keqardhjen që nuk ka marrë mbështetje nga federatat shtetërore dhe ka paraqitur një projekt në CBF, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në kontaktin tim të parë me 27 filialet, gjeta 23 dyer të mbyllura. Federatat nuk pranuan të më prisnin në shtëpitë e tyre, me arsyetimin se ishin të kënaqura me menaxhmentin aktual dhe mbështesnin rizgjedhjen e presidentit aktual, shkruan GazetaBlic Sport.
Nuk isha në gjendje të prezantoj projektin tim, të ndaj idetë e mia dhe t’i dëgjoj ato siç do të doja. Nuk kishte mundësi për dialog”, është ankuar ai në një postim në rrjetet sociale.
“Shumica e mbështesin presidentin në detyrë [Ednaldo Rodrigues], është e drejta e tyre dhe unë e respektoj atë, pavarësisht nga bindjet e mia,” vuri në dukje ai gjithashtu.
Ronaldo kishte njoftuar në dhjetor synimin e tij për të konkurruar në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të mbahen deri në mars 2026.
/GazetaBlic Sport/

