Autor: TV News

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E kjo ngase punimet nisën më vonë sesa që ishte planifikuar. Kontrata për shkollën “Sofalia” ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2022 ndërsa punimet, nuk nisën deri në fundin e vitit 2024. Nga komuna, thonë se punimet i pezulluan shkaku i çështjev epronësore dhe i disa problemeve me operatorët. E nga 7 shkolla të premtuara, brenda mandatit të saj komuna do t’i prejë shiritat e vetëm dy prej tyre, njëra prej të cilave vetëm është renovuar.…

Read More

Janë afro 100 hektarë mal që tashmë janë djegur tërësisht në fshatin Marec të Prishtinës. Ndërkaq, zjarri që ka filluar tash e 4 ditë nuk është shuar akoma. “Vatrat e zjarrit janë duke vazhduar ende nëpër malet e fshatit Marec, megjithatë këtu nuk po shihet ndonjë ekip e zjarrfikësve duke tentuar të ndalin zjarrin, e ata që janë duke punuar janë vetëm banorët e fshatit që përshkak të largësisë ishte e pamundur t’i takojmë”. Disa prej tyre që zjarri kaloi edhe pranë shtëpive të tyre janë ende duke u përballë me pasojat. “Kjo e 4 ditë, ka fillu zjarri atje…

Read More

Mbretëria e Bashkuar do të “përshpejtojë ritmin dhe shkallën” e planifikimit të saj ushtarak për të qenë gati për të mbështetur Ukrainën, me numrin 10 që thotë se të gjitha opsionet, përfshirë trupat në terren, janë të mundshme. Zëdhënësi i Keir Starmer tha se mijëra trupa do të nevojiteshin për të mbështetur Ukrainën në rast të një armëpushimi dhe marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, qoftë nga “deti, në tokë apo në ajër”. “Ne do të vazhdojmë të përshpejtojmë ritmin dhe shkallën e planifikimit operacional me takime të mëtejshme në selinë tonë të Northwood ndërsa shikojmë më nga afër…

Read More

Afro 11 mijë zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë e tyre, kur kanë kohë vetëm deri më 31 mars. Megjithatë, duket se ata këtë obligim nuk po e marrin shumë seriozisht. Kjo pasi që numri i deklarimeve deri tani nuk është i kënaqshëm, e drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit shpreson që ky obligim të kryhet nga ta. ”Deri sot i kemi 2270 zyrtarë që e kanë që e kanë përfundu aplikimin nga ta janë 1 e 500 që e kanë fillu deklarimin e pasurisë, e derisa janë 11 mijë në tërësi që e kanë të obliguar ta kryejnë …

Read More

Ditën e sotme banorët e “BBVA4” janë surprizuar nga mesazhet e “Big Love”. Kanë qenë fansat, miqtë, familjarët apo partnerët e tyre të cilët u kanë dedikuar mesazhe të bukura banorëve dhe këtë herë sentimentet u shprehën në një mënyrë të veçantë, duke sjellë emocione të forta. Mes shumë mesazheve, ai që tërhoqi vëmendjen dhe emocionet më të forta ishte ai dedikuar Danjës, një nga banoret më të dashura të spektaklit. Cila ishte arsyeja për këtë emocion të papritur? Një mesazh i ngrohtë dhe mbështetës nga partneri i saj, Redi, u bë motivi kryesor i lotëve të lumtur të Danjës.…

Read More

Ministria e IT-së e Indisë ka zgjeruar në mënyrë të paligjshme kompetencat e censurës për të lejuar heqjen më të lehtë të përmbajtjes në internet dhe ka fuqizuar zyrtarë qeveritarë “të panumërt” për të ekzekutuar urdhra të tillë, ka pretenduar Elon Musk në një padi të re kundër New Delhit. Bëhet e ditur se padia dhe akuzat shënojnë një përshkallëzim në një mosmarrëveshje ligjore të vazhdueshme midis X dhe qeverisë së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, mbi mënyrën se si New Delhi urdhëron të hiqet përmbajtjet. Gjithashtu vjen ndërsa Musk po i afrohet lansimit të sipërmarrjeve të tjera kryesore, Starlink…

Read More

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka shprehur admirimin e tij për talentin e ri të Barcelonës, Pau Cubarsi. Dyshja u përballen të enjten në barazimin 2-2 mes Holandës dhe Spanjës në Ligën e Kombeve, ndonëse Cubarsi u detyrua të largohej nga loja në minutat e fundit për shkak të një lëndimi. “Mendoj se ai është një talent i madh dhe një lojtar i veçantë. Të luash në këtë nivel vetëm 18 vjeç është mbresëlënëse. Ai është unik”, tha Van Dijk. “Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur. Stili i tij nuk është tipik për Barcelonën, sepse Pau Cubarsi pëlqen të…

Read More

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për RTKlive lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë. Ai është shprehur se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. “Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre”. ”Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.…

Read More

Sektori Rajonal i Hetimeve-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për luftimin e aktiviteteve të paligjshme, ka realizuar me sukses një operacion policor në orët e hershme të mëngjesit të datës 22.03.2025. Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar 10 persona të dyshuar, të cilët pas intervisitmit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ Policia e Kosovës bën të ditur se pas pranimit të informatave të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në qytetin e Gjakovës, Policia ka ndërmarrë veprime të…

Read More

Ish banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti, ka tërhequr vëmendjen e publikut me veprimet e tij në reality show. Mes bashkë banorëve të Big Brother VIP Albania, Gjesti ka qenë një nga personazhet më të diskutuar, me sjelljet e tij intrigante dhe qëndrimet e papritura që kanë ngjallur debate të shumta në rrjetet sociale. Disa spekulime sugjerojnë se ai mund të largohet sonte nga shtëpia gjatë spektaklit të njohur ‘Prime’. Këto thashetheme janë përforcuar nga disa deklarata të opinionistëve dhe bashkëbanorëve, të cilët kanë vërejtur një sjellje të ndryshuar nga ana e tij së fundmi. Elton Tozaj, një nga…

Read More