Autor: TV News

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kaluar natën në hapësirat e EULEX-it në Fushë Kosovë, një ditë pasi erdhi në vizitë të varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili vdiq më 16 mars. Haga lejoi Thaçin që të qëndrojë për dy ditë në Kosovë dhe pas vizitës së djeshme në Burojë, ai u dërgua në EULEX. Vëllezërit e Thaçit me mëngjes sot janë parë duke hyrë në EULEX për vizitë te ai. Tri ditë pas ceremonisë së varrimit të babait, Hashim Thaçit i është lejuar ardhja në Kosovë derisa ai ishte për vizitë të babait në spital pak ditë para…

Read More

Njoftimi i Kremlinit për bisedën telefonike që Vladimir Putin zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, u shfaq në ueb-faqe në orën 20:15, me kohën lokale në Moskë, më 18 mars Putin, tha komunikata, ishte pajtuar me propozimi amerikan për armëpushim për të ndaluar sulmet ruse ndaj infrastrukturës të energjisë të Ukrainës për 30 ditë. Por, edhe para se biseda telefonike të përfundonte, dronët sulmues ishin në qiell. Pak minuta pas përfundimit të telefonatës, energjia ukrainase dhe caqe të tjera u goditën nga sulmet që vazhduan për orë të tëra. Dy spitale – teknikisht të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar – u dëmtuan rëndë.…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pranimin në prova materiale të disa dokumenteve që pretendohet që janë nga Zona Operative e Shalës dhe Karadakut. Ky vendim është marrë më 4 mars 2025 dhe rrjedhë nga një mocion i ZPS-së për pranimin e këtyre dokumenteve. Kërkesa e ZPS-së ishte paraqitur më 24 korrik 2024 ndërsa me 30 gusht ishte përgjigjur mbrojtja në kërkesë e që kundërpërgjigja e ZPS-së ishte parashtruar me 9 shtator. Në kërkesën e saj, ZPS-ja thoshte se dokumentet e kërkuara për pranim në prova materiale janë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

Read More

Izraeli ka goditur caqe në Liban më 22 mars, në kundërpërgjigje ndaj raketave që shënjestruan Izraelin. Ky është këmbimi më i madh i zjarrit që nga marrëveshja e armëpushimit. Më herët u gjuajtën raketa nga Libani në Izrael. Kjo ishte hera e dytë që nga dhjetori që kishte sulme nga Libani, duke nxitur shqetësime lidhur me atë se a do të respektohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ai urdhëroi ushtrinë që të vepronte me forcë kundër dhjetëra caqeve…

Read More

Pas përfundimit të të pamës, familja e ish-presidentit Hashim Thaçi për kryefamiljarin e tyre të ndjerë, Haxhi Thaçin, përmes një komunikate dërguar mediave i kanë falënderuar të gjithë qytetarët që ishin për ngushëllime në familjen e tyre, si dhe institucionet e liderët politikë për telegramet dhe thirrjet e tyre për ngushëllime. “Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që morëm nga mijëra qytetarë anekënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe diasporës shqiptare, nga fjalët e mira dhe mirësia e tyre”, thuhet ndër të tjera në falënderimin e familjes Thaçi. Kjo është komunikata e plotë e familjes së…

Read More

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha Ministria e Brendshme më 22 mars. Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi. Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”. Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u…

Read More

Do të duhet më shumë kohë që Manuel Neuer të kthehet në portën e Bayern Munichut. Portieri mbeti jashtë për ndeshjet e bavarezëve në fillim të marsit pasi grisi një fije muskulore në pulpin e djathtë ndërsa festonte golin e ekipit të tij në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen, të luajtur më 5 mars. Pak ditë më parë ai u rikthye në stërvitje, por u lëndua sërish. Sipas klubit, portieri do të duhet të marrë një pushim të detyrueshëm nga stërvitjet në ditët në vijim. “Neuer ishte rikthyer tashmë në stërvitje rehabilitimi pasi grisi një…

Read More

Kujta & Meri, dy emra të njohur në botën e modës, përfaqësojnë elegancën dhe rafinimin, veçanërisht në fushën e modës së mbrëmjes dhe veshjeve të nusërisë. Me një histori të suksesshme, ata janë shquar për punën e tyre të detajuar me materiale luksoze, duke i dhënë jetë krijimeve që çojnë në një klasë të veçantë. Marka e tyre ka arritur të fitojë zemrat e admiruesve si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke u bërë një emër i njohur në skenën e modës shqiptare dhe më gjerë. Koha e fundit ka sjellë një bashkëpunim të mrekullueshëm mes Kujtës, Meri dhe Arbnora…

Read More

NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua pak ditë më parë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Kështu ka thënë për të përditshmen malazeze “Vijesti” një zyrtar i NATO-s, i cili nuk deshi të identifikohet me emër, duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh marrëveshjen Aleanca Veriatlantike, anëtarë të së cilës janë Shqipëria dhe Kroacia, dhe nëse nënshkrimi i dokumentit tregon për dobësim të besimit në Aleancë. Një zyrtar i paidentifikuar tha se deklarata përfaqëson një marrëveshje trepalëshe midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. “Ne jemi…

Read More

Të rinjtë janë gjithnjë e më të lidhur përmes smartphone-ve dhe kompjuterëve, por shpesh edhe më të pasigurt, me vështirësi në komunikimin me miqtë dhe familjen në jetën reale. Sipas një hulumtimi të Doxa për Generatën Z, të porositur nga Lenovo, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, 45 për qind e të rinjve në Itali ndjejnë një shkëputje midis jetës online dhe offline, që ka ndikim në mirëqenien mendore dhe marrëdhëniet e tyre, përcjell albinfo.ch. Lenovo ka realizuar një eksperiment social duke përdorur AI dhe teknologjitë më të avancuara për të krijuar dy avatarë interaktivë 3D që…

Read More