Autor: TV News
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë është nisur për në Hagë. Thaçi është nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do ta ketë fluturimin në orën 13:00. Gjatë vizitës në Kosovë, sot përveç tre vëllezërve të tij, me Thaçin është takuar gruaja e tij, Lumnija. Gjykata Speciale lejoi vizitën e Thaçit pesë ditë pas vdekjes së babait të tij. Thaçi arriti të premten në Kosovë, ku edhe vizitoi varrin e babait të tij dhe kishte vendosur një kurorë me lule, ku shkroi se së shepjti dorë më dorë do…
Aeroporti Heathrow i Londrës e filloi sërish funksionimin e plotë të shtunën, një ditë pasi një zjarr shkatërroi furnizimin me energji elektrike dhe mbylli aeroportin më të ngarkuar të Evropës, duke shkaktuar kaos global të udhëtimeve. Industria e udhëtimeve po përpiqej të ndryshonte rrugën e pasagjerëve dhe të rregullonte oraret e dëmtuara të linjave ajrore pas zjarrit të madh në një nënstacion elektrik që i shërbente aeroportit. Disa fluturime kishin rifilluar mbrëmjen e së premtes, por mbyllja e aeroportit të pestë më të ngarkuar në botë për pjesën më të madhe të ditës la mijëra njerëz në kërkim të dhomave…
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por “ai nuk mund të anulohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Me këtë vlerësim pajtohet edhe politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, i cili thotë se mund të lindin probleme sa i përket formimit të Asociacionit, nëse “një draft-statut jokushtetues i dërgohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 21 mars se draft-statuti i Asociacionit të komunave me…
Qeveria e Republikës së Kosovës dje(e premte) ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime. Qeveria ka miratuar këto vendime: 1. Miratuar Rregulloren e Rezultateve në Punë në Sektorin e Shëndetësisë. 2. Emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK Sh. A” me këtë përbërje: i. Valdrin Krasniqi, kryesue; ii. Merita Kasapolli, anëtare; iii. Filloretë Gashi-Sadiku, anëtare; iv. Shpetim Zharku, anëtar. 3. Emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës Sh.A” me këtë përbërje: i. Gëzim Paci, kryesues; ii. Safije Beseni, anëtare; iii. Sebahate Rexha, anëtare; iv. Visar Nura, anëtar.…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Kosovë për një vizitë dy ditore. Gjykata Speciale ka lejuar vizitën e Thaçit pesë ditë pasi vdekjes së babait të tij. Që nga dje pasdite, Thaçi po qëndron në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku edhe po pranon vizita nga familjarët e tij. Sot Thaçin e kanë vizituar tre vëllezërit dhe gruaja e tij. Ish Presidentin Hashim Thaçi vizitojnë vëllezërit e tij brenda hapësirave të EULEX-it E, derisa Thaçi po qëndron në ambientet e EULEX-it, disa të rinj janë duke protestuar, ku edhe po kërkohet liri për të. “UÇK”, ”S’kemi heronj…
Granit Xhaka dhe Leonita, morën epitetin prindër për herë të tretë. Çifti i njohur i futbollit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, kanë shpallur se janë bekuar me një vajzë, duke i bërë prindër të tri vajzave. Ky moment i veçantë për ta, shënon një tjetër kapitull të lumtur në jetën e tyre familjare. Ata kanë zgjedhur emrin Neyana për vajzën e tyre të re, një emër unik që reflekton preferencat e tyre për emra të veçantë dhe me domethënie. Emrat që ata zgjedhin për vajzat e tyre, duket se janë të inspiruara nga kultura dhe tradita e tyre,…
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të më shumë se gjysmë milioni emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. Këta migrantë janë paralajmëruar të largohen nga vendi përpara se të anulohen lejet e tyre dhe mburoja e dëbimit më 24 prill, sipas një njoftimi të postuar nga qeveria federale. 530,000 emigrantët u sollën në SHBA nën një proces sponsorizimi të epokës Biden të njohur si CHNV, i cili ishte krijuar për të hapur rrugë legale të migracionit. Trump e pezulloi programin sapo mori detyrën. Është e paqartë se sa prej…
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te ai brenda hapësirave të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku ai kaloi natën e mbrëmshme. “Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha shkurt vëllau i Thaçit, Gani Thaçi pasi që dolën të tre nga EULEX. Aktualisht në vizitë në EULEX po qëndron gruaja e Thaçit, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë duke hyrë në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë. Nga ana tjetër, fillojnë të mblidhen të rinjtë e PDK-së para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë derisa ish Presidentin Hashim Thaçi po e vizitojnë…
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shprehur optimist se Dardanët në Murcia do ta sigurojnë kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kosova të dielën në Murcia do të luajë ndeshjen kthyese të Play-off-it kundër Islandës. Kombëtarja jonë të enjten mbrëma mundi skuadrën islandeze (2-1) në ‘Fadil Vokrri’, duke bërë hapin e parë në garën për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. “Ndeshja e djeshme ka qenë shumë mirë e planifikuar nga ne. Po besoj se me meritë e kemi arritur këtë rezultat”, ka thënë Rrahmani. “Besoj që edhe në ndeshjen e dytë do ta…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i një banke ka bërë të ditur se nga një klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dje (të premte) në ora 09:10. “Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara”, thuhet një raport. Policia ka bërë të ditur se paratë janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
