Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

PDK paralajmëron se do të kundërshtojnë me çdo mjet ligjor rritjen e çmimit të rrymës

TV NewsBy TV News23 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të energjisë elektrike, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare.

Shala tha se qeveria aktuale, në emër të liberalizimit të tregut po favorizon një grup të vogël të tregtarëve të energjisë, duke vënë barrën më të rëndë mbi familjet dhe bizneset kosovare.

“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të detyruar bizneset të paraqiten në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa e konkurrencës reale në tregun e energjisë do të thotë vetëm një gjë: çmime më të larta dhe kushte më të pafavorshme për konsumatorët”, tha Shala.

Në 5 vitet e fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur disa herë me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, të cilin kjo qeveri nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndalur.

“Përkundrazi, duke u fshehur pas terminologjisë së “liberalizimit të tregut”, ajo po e shtyn një skenar të rrezikshëm që rëndon mbi familjet dhe ekonominë e vendit”, tha Shala. Deputeti Ferat Shala duke përmendur pasojat e vendimeve të qeverisë aktuale në 5 vitet e fundit në sektorin e energjisë, tha se familjet kosovare po përballen me rritje të faturave të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e mirëqenies së tyre.

“Bizneset po detyrohen të hyjnë në një treg të paqëndrueshëm, pa alternativa reale dhe me rrezikun e rritjes së kostove operacionale. Asnjë garanci nuk është dhënë se ky proces do të sjellë shërbime më cilësore për konsumatorët. Kjo rritje do të reflektojë edhe në një inflacion të lartë, veçanërisht për prodhimin vendor. Për Kosovën, ku tregu energjetik ka qenë shpesh subjekt i manipulimeve dhe skandaleve, ky hap është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”, tha Shala. Ai tha se PDK nuk është kundër reformave dhe zhvillimit të tregut të energjisë, por ato duhet të ndodhin në kushte të drejta dhe transparente, ku interesi i qytetarëve dhe bizneseve vendore të jetë prioritet.

“Kjo do të thotë garantim i konkurrencës së vërtetë në treg, me më shumë furnizues dhe oferta të qarta për konsumatorët. Shtimin e kapaciteteve të reja prodhuese për të siguruar stabilitet dhe pavarësi energjetike. Krijimin e një mekanizmi mbrojtës për konsumatorët e ndjeshëm, për të shmangur goditjet e papritura në ekonomi familjare dhe biznese”, tha Shala. Qeveria aktuale, sipas Shalës duhet të ndalojë menjëherë këtë politikë të dëmshme dhe të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e konsumatorëve. “Ne nuk do të lejojmë që familjet dhe bizneset kosovare të jenë viktimat e radhës të eksperimenteve të gabuara ekonomike. Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë, përfshirë kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese”, tha Shala.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Lajmet e fundit

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.