Autor: TV News

Jo vetëm që Napoli është gjithnjë e më i sigurt se Antonio Conte do të mbetet në krye të ekipit, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Napoletanët” i kanë ofruar trajnerit edhe një kontratë të re. Kontrata e re do të ketë një pagë më të lartë dhe skuadra e Napolit sigurisht që po bën gjithçka që është e mundur për të bindur Conten të qëndrojë në krye, transmeton GazetaBlic Sport. Conte mori drejtimin e ekipit verën e kaluar dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të Serie A. Trajneri italian ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027. Conte dhe Aurelio…

Read More

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se gjashtë furnizues të energjisë janë tashmë aktivë në treg, ndërsa pesë prej tyre kanë ofruar oferta për bizneset. Kjo vjen pak ditë para hyrjes në fuqi të tregut të hapur të energjisë, që pritet të ndodhë në fund të kësaj jave. Rizvanolli ka theksuar se ky ndryshim prek më pak se 1 për qind të ndërmarrjeve në Kosovë, përkatësisht rreth 300 kompani prodhuese më të fuqishme në vend. “Ky proces është i përcaktuar me Ligj të energjisë elektrike dhe Kosova është vendi i fundit në rajon që po kalon në…

Read More

Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara. Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për Hetime në Ukrainë – i publikuar më 28 maj – është prova më e fundit që dëshmon për krime të mundshme të kryera nga autoritetet civile apo ushtarake të Rusisë në Ukrainë. “Forcat e Armatosura të Rusisë kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes vrasjeve dhe krime lufte duke sulmuar civilët, përmes një modeli të sulmeve me dronë që kanë zgjatur me…

Read More

Massimiliano Allegri është i zgjedhuri për të qenë trajner i ri i Milanit. Milani tashmë po planifikon sezonin e ardhshëm, duke filluar me trajnerin që do të zëvendësojë Sergio Conceiçao në këtë rol. Sipas mediave italiane, i zgjedhuri është Massimiliano Allegri. Raportohet se drejtori i ri sportiv, Igli Tare ka arritur marrëveshje me trajnerin italian dhe gjithçka do të zyrtarizohet shumë shpejt. /GazetaBlic Sport/

Read More

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mënyrën se si po i trajton protestat e bizneseve kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që hyn në fuqi më 1 qershor. Sipas Bajramit, në vend që Kurti të ofrojë zgjidhje për shqetësimet e bizneseve, ai po zgjedh të përballet me to dhe t’i krahasojë protestat me barrikadat që ka vendosur Lista Serbe në të kaluarën. “Beteja e Kurtit nuk është për të ndërtuar, por për të shkatërruar. Është turp që protestat e bizneseve, që janë punëdhënësit më të mëdhenj në vend,…

Read More

Interi ka cilësitë dhe përvojën e nevojshme për t’u përballur me sfidën e Paris Saint-Germain , deklaroi mbrojtësi francez i ekipit italian, Benjamin Pavard, në një intervistë me “L’Equipe” para finales së Ligës së Kampionëve. “Ne nuk jemi një ekip yjesh, por dimë si t’i bëjmë të gjitha së bashku, jemi të aftë të përballojmë çdo sfidë. Është e qartë se do të ketë momente kur do të jetë shumë e vështirë, por nuk jam i shqetësuar sepse jemi gati dhe dimë si t’i kapërcejmë ato. Kemi lojtarë me përvojë që janë mësuar me situata të tilla. Gjëja më e…

Read More

Ka dështuar edhe seanca e 23-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. As kësaj radhe formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk mori votat e mjaftueshme. Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim. Seanca e radhës pritet të mbahet më 31 maj në ora…

Read More

Një gjykatë tregtare e SHBA-së bllokoi hyrjen në fuqi të tarifave të Presidentit Donald Trump në një vendim të përgjithshëm të mërkurën që zbuloi se presidenti tejkaloi autoritetin e tij duke vendosur tarifa të të gjitha llojeve mbi importet nga partnerët tregtarë të SHBA-së. Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare tha se Kushtetuta e SHBA-së i jep Kongresit autoritet ekskluziv për të rregulluar tregtinë me vendet e tjera, i cili nuk anashkalohet nga fuqitë e jashtëzakonshme të presidentit për të mbrojtur ekonominë e SHBA-së. “Gjykata nuk e lë jashtë vëmendjes mençurinë ose efektivitetin e mundshëm të përdorimit të tarifave nga Presidenti si…

Read More

Kapiteni i Real Betis, Isco e kanë pranuar se skuadra e tij nuk ia doli të përballonte ritmin e Chelseat në pjesën e dytë të finales së Europa Conference League. Betis u mund të mërkurën mbrëma nga londinezët me rezultat 4-1 në finalen e kësaj garë evropiane. “Dhimbja është e madhe për shkak të rezultatit të ndeshjes. Futbolli është i pamëshirshëm. Kishim një pjesë të parë shumë të mirë, ku ata mezi krijuan ndonjë rast, por në pjesën e dytë na përmbysën plotësisht. Nuk ditëm ta menaxhonim avantazhin”, ka thënë Isco. “Ata kishin shumë opsione dhe ia dolën ta kthenin…

Read More

Policia federale e Brazilit njoftoi sot se ka arrestuar pesë persona të dyshuar si anëtarë të një bande të krijuar për të vrarë dhe spiunuar ligjvënës dhe gjyqtarë të rangut të lartë. Siç raportohet nga Reuters, duke cituar një burim të njohur me hetimin, banda u krijua nga një oficer ushtarak dhe disa civilë. Dokumenti i sekuestruar nga policia, në të cilin agjencia kishte qasje, tregon se banda e përmendur quhej K4, që do të thotë “Komanda për gjueti të komunistëve, njerëzve të korruptuar dhe kriminelëve”. Dokumenti tregon se banda kërkoi 38,000 euro për “shënjestrimin” e figurave të larta në gjyqësor dhe 23,000…

Read More