Autor: TV News
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për një rast sulmi seksual, pas zhvillimit të hetimeve të nevojshme. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 31 mars 2025, rreth orës 13:00 në Prizren. Pas veprimeve hetimore, më 28 maj 2025, i dyshuari – një mashkull kosovar – është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Jonathan Tah është zyrtarisht lojtar i Bayern Munich. Duke u bërë përsëri kampionë të Gjermanisë, versioni i Vincent Kompany-t i Bayern Munich ka qenë interesant këtë sezon dhe po fillon të marrë formë. Megjithatë, sektori mbrojtës nuk ka qenë perfekt dhe ka nevojë për disa përforcime, transmeton GazetaBlic Sport. Edhe pse Dayot Upamecano ka performuar mirë, situata e tij kontraktuale mbetet e pasigurt. Kim Min-Jae ishte zhgënjyes, ndërsa Hiroki Ito kishte probleme fizike. Duke marrë parasysh të gjitha këto gjëra, Bayern Munich bëri gjithçka për të kompletuar transferimin e Tah, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2029. ♦️ Jonathan…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje aleatëve Perëndimorë që t’i sigurojnë rreth 30 miliardë dollarë deri në fund të vitit, me qëllim që të rrite kapacitetet e prodhimit vendor të armëve dhe të parandalojë avancimin e mëtutjeshëm të Rusisë. “Nuk jemi duke operuar me kapacitete të plotë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Kiev. Ai theksoi se 30 miliardë dollarë nevojiten për të mbuluar deficitin – duke theksuar se kjo shumë është vlerësuar si e përafërt me koston e objektivave ushtarake të Ukrainës. Qeveria e Zelenskyt po përqendrohet gjithnjë e më shumë në përpjekjet e brendshme,…
Sot e enjte, në ora 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të 23-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar dhe për të zgjedhur kryetarin e ri të tij. Deri më tani, asnjëra prej seancave nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret, pasi mungesa e marrëveshjes ndërmjet partive politike ka bllokuar procesin. As në seancën e 22-të, të mbajtur të martën, deputetët nuk arritën të bien dakord për formimin e komisionit ad-hoc që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Bllokada politike ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa partitë vazhdojnë të akuzojnë…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes me Serbinë në garën për vendin e dytë në grup në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. Duke në një intervistë për RTSH, ai ka kërkuar unitet dhe mbështetje për ekipin kombëtar. “Parashikimi im miksohet me dëshirën time që ta fitojmë atë ndeshje”, ka thënë Duka. “Dua shumë që ta fitojmë, sepse është kundër një kundërshtari direkt për vendin e dytë. Një sukses na lë të hapur mundësinë për të vazhduar dhe për të luftuar për vendin e dytë”. Megjithatë, Duka ka paralajmëruar se asgjë nuk është…
Sot për dy orë bllokohen hyrjet e Prishtinës – bizneset protestojnë kundër tregut të hapur të rrymës
Këtë të enjte, nga ora 10:00 deri në 12:00, disa prej hyrjeve kryesore të Prishtinës do të jenë të bllokuara përkohësisht, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës, kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, bllokimi do të ndodhë në këto tri pika kryesore hyrëse të kryeqytetit: Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani – përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe zonën poshtë Veternikut, duke ndikuar qasjen nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti. Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica – konkretisht te rrethi i Madh në Lakrishte, afër objektit “Dukagjini Tower”. Hyrja nga…
Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi. Është e vërtetë se këto reagime janë një lloj antistresi për njeriun, megjithëse marrëdhënia me ushqimin nuk është gjithnjë e thjeshtë. Shpesh mund të gaboni duke zgjedhur atë të gabuarin e për pasojë mund të vuani pasoja në shëndet. Pasoja që fillojnë duke shtuar në peshë apo duke zhvilluar sëmunjde të ndryshme, siç është diabeti që në të shumtën e rasteve shkaktohet nga ushqimi. E kundërta ndodh kur konsumoni ushqimet duhura. Është shumë e thjeshtë të rregulloni humorin dhe orgizmin…
Ka përfunduar pa fitues ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. Ndeshja u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0. Djelmoshat e Afrim Tovërlanit patën paraqitje të mirë, por nuk arritën të shënonin fitore. Kosova U21 pas tre dite, me 31 maj do të luaj edhe një ndeshje tjetër me Maqedonin e Veriut U21, e cila zhvillohet në Shkup.
Pas bastisjes së Ministrisë së Bujqësisë nga Prokuroria Speciale lidhur me kontratën për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, gazetari hulumtues i Kallxo.com, Valon Fana, ka treguar detaje rreth prapavijës së investitorëve që fituan kontratën. Sipas Fenës, ai kishte nisur hulumtimin më 4 prill, por nuk e kishte marrë kontratën deri më 7 maj, pavarësisht dhjetëra kërkesave dhe mbi 100 email-eve të shkëmbyera me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe palët tjera të përfshira. “Kur e mora kontratën, vërejtëm shumë shpërputhje. Hapi i parë që bëra ishte kërkesa për historikun e biznesit që e kishte fituar kontratën, LIP…
Qeveria shqiptare miratoi së fundmi në Fletoren Zyrtare përdorimin e fondit prej 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy” 2025. Gjithashtu, bëhet me dije se fondet buxhetore do t’u nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin. Vlen të theksojmë se edhe më herët, qeveria shqiptare kishte akorduar një fond prej 90 milionësh lekësh, për shpenzimet e vitit 2024. Akademia e Futbollit “Durrah City” është pjesë e një projekti të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, së bashku me “City Group”. V E N D I M PËR FINANCIMIN E VEPRIMTARISË SË FONDACIONIT “DURRAH CITY FOOTBALL ACADEMY”…
