Autor: TV News

Valon Fana, gazetar në Kallxo.com, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se thirrja publike ka qenë vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa ministri kishte deklaruar gjatë intervistës në Kallxo.com se kanë qenë të interesuar për kompani ndërkombëtare.Fana ka treguar tutje se kur ka pyetur se ku është publikuar ajo thirrje, meqë kanë pasur interesim si ministri të kenë ofertues ndërkombëtarë, kishte marrë përgjigje se thirrja ishte publikuar vetëm në uebfaqen e tyre zyrtare. “Ideja është që nuk është shfrytëzuar as Facebook-u i ministrisë, e as i ministrit, sepse në një moment ministri më thotë se ky…

Read More

Kryeqyteti ka mirëpritur edicionin e parë të Festivalit të Koreve të Fëmijëve “Crescendo”, një nismë e re kulturore që synon të rikthejë artin koral në skenën artistike të Kryeqytetit. Me ftesë të drejtoreshës ekzekutive të festivalit, Diana Toska, në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi. Halimi përmes një postimi në Facebook është shprehur e entuziazmuar për këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve në forma të tilla të shprehjes artistike. “Kjo nismë rikthen artin koral si një formë të bukur të shprehjes artistike, duke lartësuar zërin dhe talentin e fëmijëve…

Read More

Gazetari Milaim Zeka ka treguar detaje lidhur me disa audio-incizime të publikuara, në të cilat dëgjohet biseda në mes të Alan Tieger, prokuror i lartë në Hagë me Halit Sahitajn, që ngrenë dyshime për fabrikimin e dëshmive kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale. Zeka në Debat Plus ka theksuar se këto incizime i ka siguruar përmes “kanaleve të tij” dhe më pas ka kontaktuar me disa gazetarë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Richard Grenellin. “Njëri nga kontaktet e mia ka qenë Richard Grenell, i cili ka ardhur në Tiranë dhe më ka takuar bashkë me Ardian Krasniqin, djalin e Osman Krasniqit…

Read More

Gazetari Milaim Zeka lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se Halit Sahitaj, një nga dëshmitarët që ka dalë kundër tyre, është dërguar në Hagë në tetor të vitit 2020, pas një trajnimi të parapërgatitur nga Faik Imeri. Zeka në DEBAT PLUS ka deklaruar se jo vetëm Sahitaj, por edhe shumë komandantë të luftës “i kanë hëngër foret” e Faik Imerit, të cilin ai e akuzon se ka trajnuar dëshmitarë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ai ka publikuar edhe një fotografi të Faik Imerit, duke e paraqitur atë si njeriun që ka luajtur rol…

Read More

Chelsea ka bërë histori në futbollin evropian, duke u bërë skuadra e vetme që ka të gjithë trofetë e mëdhenj të fituar: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe tani Ligën e Konferencës. Blutë mposhtën në finale Real Betisin me përmbyse, duke e arritur këtë në pjesën e dytë, për rezultatin 4-1. Fillimisht, pas vetëm nëntë minutash lojë, Abde Ezzalzouli pranoi një asistim nga Isco, për t’i dhënë Betisit epërsinë. Marc Bartra sa nuk befasoi portierin e Chelseat në minutën e 13-të, kur lëshoi një goditje të fortë. Në anën tjetër, lojtarët e Enzo Marescas nuk arrin të finalizonin pasimin…

Read More

Gani Geci ka deklaruar se posedon një incizim ku Faik Imeri, me gojën e vet, e ka pranuar se ka përkthyer për gazetarin Milaim Zeka. “Unë kam incizimin që Faik Imeri thotë me gojën e vet se e ka përkthyer për Milaim Zekën. Nesër mund ta sjell. Unë kurrë në jetën time nuk rrej për askënd”, ka deklaruar Geci në Debat Plus. Gazetari Milaim Zeka, e ka mohuar kategorikisht se një gjë e tillë është e vërtetë. Geci ka shtuar se Faik Imeri është vëllai i Haki Imerit dhe se një nga vëllezërit e tij është vrarë në nëntor të…

Read More

Cole Palmer i Chelseat është vlerësuar me çmimin Lojtari i Ndeshjes pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në finalen e Ligës së Konferencës UEFA kundër Real Betis. Palmer, lojtari 23-vjeçar, dha dy asistime kyçe – së pari duke asistuar golin e barazimit të Enzo Fernandez dhe më pas duke dhënë pasimin për golin e Nicolas Jackson – duke i ndihmuar Blues të siguronin një fitore 4-1 dhe të siguronin titullin e tyre të parë në Ligën e Konferencës, shkruan GazetaBlic Sport. Ja pamjet:

Read More

Gazetari Vudi Xhymshiti ka reaguar pas deklarimeve të Milaim Zekës, i cili tha se Halit Sahitaj e ka parë atë në Beograd. Në një lidhje direkte në Debat Plus, Xhymshiti i ka mohuar këto pretendime. “Nuk kam qenë kurrë në Beograd dhe Halit Sahitajn nuk e kam njohur asnjëherë”, ka theksuar ai. Më tej, Xhymshiti ka akuzuar Halit Sahitajm se ka tentuar ta korruptojë për ta publikuar një dokument të fabrikuar. “Me direktivat e Milaim Zekës, është përpjekur të më korruptojë për të publikuar një dokument të fabrikuar”, ka deklarua ai. I pyetur nëse ka marrë fonde nga Qeveria e…

Read More