Autor: TV News
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, me të cilin ka biseduar për raportet dypalëshe dhe tregtinë. Takimi, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, vuri në pah “raportin e fortë mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe theksoi interesat e përbashkët në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO”. DASH tha po ashtu se dy kryediplomatët kanë biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik përfshirë “tregtinë dhe investimet”. Ndërkaq, Mucunski tha se në takimin në Uashington me Rubion u konfirmua bashkëpunimi mes…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar sot dyvjetorin e sulmit të dhunshëm të 29 majit 2023 në komunën e Zveçanit, ku grupe kriminale serbe të mbështetura nga Beogradi sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës. Në një postim në Facebook, Sveçla theksoi se qëllimi i sulmit ishte pengimi i marrjes së detyrës nga kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore të vendit. Ai kujtoi se dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës u plagosën gjatë atij që e cilësoi si “ngjarja më e dhunshme” e asaj kohe. “Sot, bandat…
Kabineti i ish-Presidentit Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të fundit gjyqësor që sfidon ligjshmërinë e tarifave të vendosura nga administrata e tij, duke e cilësuar ndërhyrjen e gjykatës si të pajustifikuar dhe të rrezikshme për autoritetin ekzekutiv. Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, e përshkroi vendimin si një “grusht shteti gjyqësor”, duke akuzuar gjykatën për uzurpim të kompetencave presidenciale në trajtimin e emergjencave kombëtare. Zëdhënësi Kush Desai shtoi se “nuk është detyrë e gjyqtarëve të pazgjedhur të vendosin se si të adresohen krizat kombëtare.” Vendimi, që ka të bëjë me një çështje të ngritur…
Gazetari “Fabrizio Romano” njoftoi nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në platformën “X” se ylli argjentinas Angel Di Maria ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për t’u bashkuar me Rosario Central, duke u rikthyer kështu në ekipin ku filloi karrierën e tij futbollistike. Di Maria konsiderohet si një nga yjet më të shquar të futbollit argjentinas, pasi ka pasur një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare të kurorëzuar me fitimin e Kupës së Botës 2022, përveç një udhëtimi të pasur në klubet e mëdha evropiane. Kthimi i Di Marias në Rosario Central përfaqëson një moment të veçantë për tifozët argjentinas, të cilët kanë pritur prej…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i cili ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë përkrahur Haradinajn vazhdimisht, veçanërisht në vitin 2017, kur ai u bë kryeministër. Limaj kishte thënë se Nsima kishte dhënë gjithë potencialin elektoral që kishte në atë kohë për të mbështetur Haradinajn, duke shtuar se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit. “Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuj kojshisë”, kishte thënë Limaj ndër të tjera, i cili pas zgjedhjeve u nda nga koalicioni parazgjedhor që kishte me AAK-në dhe…
Sami Boroci është larguar nga pozita e drejtorit sportiv të Prishtinës së Re. Klubi nga Hajvalia është inkuadruar këtë sezon në Superligë dhe me arritjen e objektivit, tashmë ka ardhur largimi i parë, ai i drejtorit sportiv, Sami Boroci, shkruan GazetaBlic Sport. Boroci me një postim ka njoftuar për largimin nga pozita e drejtorit sportiv. Ja njoftimi i tij: “Sot, me krenarinë më të madhe, e si kampion po e përmbylli rrugëtimin tim 5 vjeçar në KF Prishtina e Re! Secila periudhë e ka fundin e vetë, vetëm se dallohen për nga mënyra se si vjen fundi dhe si përmbyllen.…
Të hënën, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me bashkëakuzuarit e tij, pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin e disa prej pikave të aktakuzës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në lidhje me këtë proces, avokati i licencuar në Gjykatën Speciale, Artan Çerkini, në RTK, theksoi se kjo procedurë përbën një hap të ri dhe të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë ku përfshihen shtetasit e Kosovës. Ai shtoi se, ndonëse Dhomat e Specializuara de jure konsiderohen pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, procedurat që zhvillohen atje janë në thelb të ndryshme nga ato që aplikohen në Republikën…
Paris Saint-Germain ka marrë një shtytje të konsiderueshme vetëm dy ditë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit në Mynih, me qendërmbrojtësin Presnel Kimpembe që u rikthye në stërvitje të plotë të enjten, pasi u rikuperua nga një lëndim. 29-vjeçari i cili është jashtë fushave që nga fillimi i majit, u rikthye në seancat stërvitore kolektive të skuadrës, duke siguruar që Luis Enrique të ketë një grup plotësisht të gatshëm. Ndërsa Kimpembe ka të ngjarë të udhëtojë për në Mynih, shanset e tij për t’u paraqitur në ndeshje mbeten të pakta. Ky zhvillim forcon opsionet mbrojtëse të PSG-së, ndërsa…
Kretari i shoqatës Xhevdet Qeriqi, ka akuzuar ashpër drejtuesit dhe përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i quajtur pjesë të një “projekti kriminal që ka për qëllim njollosjen e luftës çlirimtare të UÇK-së”. Në emisionin “Five”, Qeriqi ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke e konsideruar deklaratën e saj si “të turpshme” dhe si përfaqësuese të një gjykate ku, sipas tij, po zhvillohet një krim mbi drejtësinë. “Ju keni parë se nuk ju është lejuar juve si media të merrni pjesë me kamera, të bëni xhirime apo të parashtroni pyetje. Është një deklaratë…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj 11 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me pajisjen e kundërligjshme me patentë-shoferë. Sipas njoftimit të prokurorisë, të gjithë të ndaluarit janë zyrtarë publikë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga kandidatët për leje drejtimi, duke i pajisur ata në mënyrë të jashtëligjshme me patentë të kategorive të ndryshme. Prokuroria ka konfirmuar se 10 nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt. “Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për…
