Autor: TV News
Etrit Berisha, portieri shqiptar ka fituar Kupën e Suedisë me ekipin e tij, Hacken. Berisha priti sot dy penallti në finalen e madhe ndaj Malmos, duke u bërë heroi i ekipit të tij në Suedi, shkruan GazetaBlic Sport. Pas kohës së rregullt nuk pati fitues, teksa Berisha ishte heroi i penalltive, duke pritur dy gjuajtje. Ekipi i tij, Hacken fitoi me rezultatin 2-4, për t’u stolisur me Kupën e Suedisë. /GazetaBlic Sport
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë policor në tri rajone të vendit, duke arrestuar njëmbëdhjetë persona të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë korrupsion, ushtrim ndikimi dhe armëmbajtje pa leje. Operacioni i koduar “PATENTA”, u zhvillua në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Janë bastisur gjithsej 10 lokacione, përfshirë shtëpi private, zyra rajonale të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe biznese që operojnë si auto shkolla. “Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datën 29.05.2025 sipas Planit Operativ…
Antonio Conte është gjithnjë e më afër qëndrimit te Napoli, trajneri dhe De Laurentiis janë afër një marrëveshjeje për të vazhduar së bashku. Lajm i mirë për Napolin, pas fitimit të Scudettos, Antonio Conte është gjithnjë e më afër qëndrimit në stolin e kampionëve italianë. Pas transferimit të Kevin De Bruyne, skuadra italiane synon gjithashtu të konfirmojë liderin e tyre: Antonio Conte, pasi thuhet se ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar. Me Massimiliano Allegrin gjithnjë e më afër Milanit, Napoli po e mbron trajnerin e tyre, gati për t’u përballur me sezonin 2025-26. /GazetaBlic Sport
Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të gjitha llojet e gjërave që nuk do të dëshironit në gojën tuaj. Ju duhet ta lani gojën dy herë në ditë pasi është një mënyrë mjaft e dobishme për të shmangur prishjen e dhëmbëve. Problemi është se ju me siguri e lini furçën e dhëmbëve në banjë, për lehtësi. Në çdo rast, mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë është një ide jashtëzakonisht e keqe, dhe ka një arsye për këtë, sepse ndodhet në një vend…
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka reaguar ndaj mënyrës së raportimit mediatik lidhur me gërmimet që po zhvillohen në Burgun e Dubravës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe shqetësuese. “Nuk janë përmbajtjet ato që shqetësojnë, por mënyra e trajtimit publik dhe krijimi i shqetësimit të panevojshëm”, tha Hoti në një deklaratë publike. Ai theksoi se në vend të “glorifikimit mediatik”, vendi ka nevojë për “rezultate konkrete”. Duke folur në cilësinë e kryesuesit të Komisionit, Hoti nënvizoi se gërmimi i një lokacioni nuk përbën lajm në vetvete, por gjetja e mbetjeve mortore apo provave…
Paris Saint-Germain do të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 31 maj në Mynih, dhe për parisienët kjo do të jetë ndeshja e tyre e dytë për trofeun në turneun më të fortë evropian të klubeve. Finalja e parë e PSG-së ishte në vitin 2020, kur ata humbën 0:1 ndaj Bayern Munich, dhe nga ajo skuadër, vetëm Marquinhos dhe Presnel Kimpembe janë aktualisht në Parc des Princes, me këtë të fundit që nuk është në planet e Luis Enriques. Vetë Marquinhos kujtoi finalen në Lisbonë në vitin 2020: “Kam humbur një finale më parë, e di…
Një hulumtim i realizuar nga Dukagjini hedh dritë mbi një sërë mospërputhjesh mes deklarimeve publike të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, dhe dokumentacionit zyrtar që lidhet me produktin veterinar “Deltanil”, një preparat francez i përdorur për repelimin e parazitëve tek kafshët. Në një paraqitje televizive, ministri Peci kishte pretenduar se ky produkt është përdorur në Kosovë që nga viti 2013, duke e paraqitur atë si pjesë të një praktike të përhershme që, sipas tij, ndjek standardet evropiane. Peci kishte deklaruar se “Deltanil me karencë zero përdoret gjatë gjithë fazave dhe është blerë nga viti…
Drejtori sportiv i Al Nassr, Fernando Hierro, dha një konferencë për shtyp pas përfundimit të sezonit, dhe logjikisht tema më e rëndësishme ishte kontrata e superyllit portugez Cristiano Ronaldo, e cila skadon pas pak ditësh. Hierro deklaroi se të dy palët janë në bisedime për të zgjatur marrëveshjen, duke i dhënë fund kështu spekulimeve rreth të ardhmes së Cristianos. “Jemi në diskutime dhe po vazhdojmë negociatat për të rinovuar kontratën e Cristianos. Shpresojmë vërtet që ai të vazhdojë me ne këtu në Al Nassr. Prania e Ronaldos ka qenë një projekt kombëtar që nga fillimi. Ronaldo është një fenomen i…
Policia në Mitrovicë ka arrestuar të enjten në orët e hershme të mëngjesit një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer rreth orës 06:30 nga njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu. I dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj tij kishte një urdhëresë të pazbatuar të Gjykatës. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Elon Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale, raporton AP. Largimi i tij, i njoftuar të mërkurën në mbrëmje, shënon fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish. Ai uli ndjeshëm objektivin për shkurtime në shpenzime — fillimisht nga 2 trilionë dollarë në 1 trilion, e më pas në 150 miliardë dollarë. Herë pas here, ai përplasej me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, të cilët e konsideronin të padëshiruar përpjekjen…
