Autor: TV News
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se sot më 30 maj, do të mbajë një konferencë për media në selinë e saj qendrore në Prishtinë. Konferenca do të fillojë në ora 10:00, dhe nga ky subjekt politik nuk janë dhënë detaje shtesë mbi temën apo përmbajtjen që do të trajtohet. PDK ka ftuar përfaqësuesit e mediave të jenë të pranishëm.
Mirlind Daku zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares ia doli që të shënonte 15 gola dhe të asistonte në 8 të tjerë në 29 paraqitje. Ndërkohë, Daku është shpërblyer edhe nga “Transfermarkt”, duke u bërë pjesë e formacionit më të shtrenjtë të Superligës ruse. Vlera e tij prej 7 milionë eurosh, e vendos 27-vjeçarin në 11-shen më të shtrenjtë. Një motivim shtesë për Dakun në prag të duelit që Shqipëria do të luajë me Serbinë. Kujtojmë që kjo ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit do të zhvillohet më 7 qershor në…
Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Por çfarë parashikon marrëveshja, e cila është nënshkruar që në 6 shkurt të vitit 2024? Kjo marrëveshje u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, që do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributeve, duke bërë të mundur që asnjë…
Real Madridi dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje zotërinjsh që Trent Alexander-Arnold të luajë në Kupën e Botës për Klube për Madridin, raporton COPE. Dokumentet për transferimin po shkëmbehen dhe finalizohen aktualisht midis të dy klubeve. Kontrata e Trentit me Liverpoolin nuk skadon deri më 30 qershor, por Kupa e Botës për Klube fillon për Real Madridin në mesin e qershorit. Kështu, vetëm një marrëveshje e tillë do t’i lejojë mbrojtësit anglez të luajë për një klub të ri para fundit të qershorit. Trenti do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit në orët në vijim. /GazetaBlic Sport…
Pas një performance energjike që ndezi skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi Shkodra Elektronike është shprehur për herë të parë për suksesin e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata falënderuan publikun për dashurinë dhe mbështetjen, duke theksuar se qëllimi i tyre kryesor ishte të fitonin zemrën e publikut — një mision që, sipas tyre, u realizua me sukses.“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit,” u shpreh grupi. Me këngën “Zjerm”, Shkodra Elektronike arriti të renditej në vendin e tetë, duke grumbulluar 218 pikë. Projekti u veçua për stilin modern të…
Portieri i Lirisë, Drilon Hodaj ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv. Dëmtimet e rënda e shtyen portierin që t’i japë fund karrierës, teksa me shumë emocione ai falënderon klubin e Lirisë për çdo moment të karrierës, shkruan GazetaBlic Sport. Më poshtë keni njoftimin e tij për pensionim: “Pas 14 viteve karrierë, tërhiqem nga futbolli aktiv. Sot është një nga ato ditë ku emocionet janë të forta dhe fjalët vështirë dalin nga zemra. Pas 14 viteve karrierë, po i jap fund rrugëtimit tim si futbollist aktiv. Nga dita e parë që vesha fanellën e Lirisë, e deri më sot,…
Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë. Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085. Një garën tjetër mes llojit, arriti të triumfonte Ornaldo Rakipi me 10377, kurse Xhemal Qefalia ngeli jashtë Parlamentit me 9890 vota. Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota. Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit,…
AC Milan ka njoftuar se është ndarë nga trajneri kryesor Sergio Conceicao, me efekt të menjëhershëm. Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit, klubi shkruan: “AC Milan dhe Sérgio Conceição nuk do ta vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku sezonin e ardhshëm. “Klubi dëshiron të falënderojë Sérgio-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që kanë drejtuar Ekipin e Parë gjatë muajve të fundit. “Familja e AC Milan ndahet nga trajneri që fitoi trofeun e 50-të në historinë e Klubit, duke i uruar atij më të mirën për të ardhmen.” Massimiliano…
Zyrtari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Fatmir Sopi, ka reaguar ndaj vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, duke theksuar se protestat e veteranëve janë të natyrshme për aq kohë sa drejtues të institucioneve ndërkombëtare vazhdojnë ta etiketojnë UÇK-në si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. “Më tepër ka qenë një reagim nga OVL për vizitën e saj, e cila ka pas të bëjë me Gjykatën Speciale. Por OVL-ja duhet t’i bëjë të qartë znj. Trendafilova se nuk mund të presim dikë me lule, nëse Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e konsideron si ndërmarrje të…
Proteina është një nga komponentët më të rëndësishëm të një diete të shëndetshme thelbësore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, si dhe për funksione të tjera jetike të trupit. Por çfarë ndodh kur konsumohet më shumë seç duhet? Sipas ekspertëve, teprimi me proteinë, sidomos nga burimet shtazore, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin afatgjatë. Dr. Joseph Antun, CEO i kompanisë së jetëgjatësisë L-Nutra, në një intervistë për New York Post thekson se konsumimi i tepërt i proteinave shtazore rrit nivelet e IGF-1 (faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën), një hormon i prodhuar në mëlçi që ka një rol…
