Autor: TV News
Pas suksesit në sezonin e fundit, ku Napoli u shpall kampion i Italisë, kanë arritur marrëveshje të re me trajnerin, Antonio Conte. Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, sot ka pasur një takim mes Contes dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis. Nga ky takim është marr vendimi që palët të vazhdojnë bashkëpunimin. De Laurentiis ka ofruar garanci teknike/sportive dhe ekonomike. Plani ambicioz i prezantuar në treg, nënshkrimet në vijim, Kevin De Bruyne si prioritet, rritja e pagave. Conte ka vendosur të vazhdojë te Napoli dhe tani do të ndjekin hapat formalë për të vulosur marrëveshjen./
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me politikën energjetike të qeverisë dhe vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor. Gjatë emisionit në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Kurti ka vepruar për vite me radhë kundër fuqizimit të sektorit energjetik të Kosovës, duke penguar zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese, fillimisht me qymyr dhe më vonë me gaz. Protesta e bizneseve, Kurti: Koha e barrikadave ka kaluar, s’do të lejojmë të vendosen të reja “Kurti…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga Albin Kurti, si dhe ndaj të gjithë atyre që mund të bëhen bashkëpunëtorë të tij. Sipas Haradinajt, kushdo që ndihmon në formimin e Qeverisë Kurti III është “argat i Serbisë dhe Rusisë”. “Sa i përket qeverisë unë jam i bindur, kushdo që e ndihmon, pra Kurti III, është argat i Serbisë e Rusisë. Këtë nuk e ndryshoj. Është serioze”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
E ardhmja e yllit të Koresë së Jugut, Heung-Min Son, kapiten i Tottenham Hotspur, është tani në dyshim, pavarësisht zgjatjes së kontratës së tij deri në verën e vitit 2026. Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, klubet e ligës saudite kanë treguar interes serioz për të nënshkruar Son si pjesë e përpjekjeve të tyre për të blerë yje globalë, veçanërisht me diskutimet rreth largimit të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Al-Nassr. Menaxhmenti i Tottenham nuk e ka problem shitjen e Son, por ata kërkojnë një ofertë të konsiderueshme financiare prej të paktën 50 milionë funtesh për të rënë dakord për largimin…
Një raport i Ekipit të Monitorimit të Sanksioneve Shumëpalëshe (MSMT), i cili përbëhet nga njëmbëdhjetë shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tregon se Rusia mori deri në nëntë milionë copë municione artilerie dhe raketash nga Koreja e Veriut në vitin dymijenjëzetekatër, duke përfshirë kalibra njëqindenjëzetedy dhe njëqindepesëdhjetedy milimetra. Municioni u transportua me tren nga një port në Lindjen e Largët të Rusisë në një depo në pjesën jugperëndimore të vendit, ku përdoret në operacionet ushtarake kundër Ukrainës. Përveç kësaj, Koreja e Veriut i ka furnizuar Rusisë të paktën njëqind raketa balistike që janë lëshuar në tokën ukrainase me…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV. LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV. Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së. “Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë…
Diego Lopez është rikthyer te Real Madridi pas 12 vitesh për t’u bërë një nga trajnerët e portierëve të klubit, raporton Marca. Lopez nuk do të punojë me ekipin e parë, por do të bashkojë forcat për të ndihmuar Alvaro Arbeloan te Real Madrid Castilla. Real Madridi nënshkroi me Lopezin për një periudhë të shkurtër në vitin 2013, pasi Iker Casillas pësoi një dëmtim. Lopez tani është i ngarkuar me përgatitjen e portierëve në Castilla, ndërsa Los Blancos bëjnë ndryshime rrënjësore në të gjithë klubin. /GazetaBlic Sport
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28 maj në faqen zyrtare të SVR-së, përmenden emrat e disa kompanive serbe të industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase. “Në ‘korridorin e vdekjes’, të organizuar në Serbi – një vend mik i Rusisë – janë të përfshira kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake, përfshirë ‘Jugoimport SDPR’, ‘Zenitprom’, ‘Krushik’, ‘Sofag’, ‘Reyer DTI’, ‘Slloboda’, ‘Përvi Partizan’ dhe të tjera”,…
Arbër Ismajli do të jetë kandidati zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ismajli përmes një postimi në Facebook, sonte (e enjte). Ai ka konfirmuar se ka marrë mbështetje të plotë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe nga kryetari aktual i degës së partisë në Gjilan, Lutfi Haziri. Me këtë rast, bëhet e ditur se Haziri nuk do të garojë për një mandat të ri. “Me nderin më të madh pranoj nominimin si kandidat për kryetar të ardhshëm të Komunës…
Orges Shehi mbylli sezonin me Ballkanin e tij në Superligën e Kosovës. Trajneri durrsak nuk ia doli që të pasonte me tituj Ilir Dajën, duke e përfunduar në vendin e dytë në kampionat. Megjithatë, së fundmi Shehi ka bërë një postim mjaft të dyshimtë. Në rrjetin social “Instagram”, 47-vjeçari ka publikuar një foto nga koha kur ishte trajneri i Tiranës. Mbetet enigmë nëse Shehi e ka bërë këtë veprim thjeshtë për nostalgji, apo kjo ishte një “sms” direkt nga “timonieri”. Vlen të përmendet se gjasat janë të larta që Shehi të largohet nga Ballkani.
