Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

2 Shtator, 2026

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

2 Shtator, 2026

Janevska: Pagat e mësimdhënësve rriten në muajin mars

2 Shtator, 2026

Astrit Iseni takon delegacionin e lartë të MPB-së së Polonisë në Shkup

2 Shtator, 2026

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

2 Shtator, 2026

Buzhala: Sot Republikën e Kosovës e shpëtuan prej nënshtrimit Kujta, Dulla, Hykmetja, Armendi, Arbeni dhe Janina

2 Shtator, 2026

Dhunë mes vëllezërve në Tetovë

2 Shtator, 2026

ZOI Studio hapë dyert në Cyrih, një koncept i ri bukurie: Qerpikë, vetulla dhe hair extensions

2 Shtator, 2026

ASh e kritikon ashpër VLEN-in: Premtuat Bankë Shqiptare, sollët “Alta Bankën” serbe”!

2 Shtator, 2026

Shasivari pranë ambasadores amerikane: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje

2 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 2 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zyrtare: Sami Boroci largohet nga pozita e drejtorit sportiv të Prishtinës së Re

TV NewsBy TV News29 Maj, 2025 Sport Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sami Boroci është larguar nga pozita e drejtorit sportiv të Prishtinës së Re.

Klubi nga Hajvalia është inkuadruar këtë sezon në Superligë dhe me arritjen e objektivit, tashmë ka ardhur largimi i parë, ai i drejtorit sportiv, Sami Boroci, shkruan GazetaBlic Sport.

Boroci me një postim ka njoftuar për largimin nga pozita e drejtorit sportiv.

Ja njoftimi i tij:

“Sot, me krenarinë më të madhe, e si kampion po e përmbylli rrugëtimin tim 5 vjeçar në KF Prishtina e Re!

Secila periudhë e ka fundin e vetë, vetëm se dallohen për nga mënyra se si vjen fundi dhe si përmbyllen. E unë, sot po e përmbylli një kapitull plot lavdi, për të cilin gjithë jetën time kam me qenë shumë krenar.

E nisëm nga asgjëja, nga ‘balta’, në kohë pandemie, me shumë pikëpyetje dhe shumë pak besim nga jashtë.

Por me besim të palëkundur mes nesh, me punë të ndershme, me standard të lartë profesional, dhe mbi të gjitha me zemër e pasion, ndërtuam një histori të rrallë, që kulmoni me inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Për mua, ky klub nuk ka qenë vetëm projekt profesional, ka qenë familje, shkollë e vërtetë jete dhe burim i madh krenarie.
Kemi sakrifikuar shumë – kohë, energji, pushime, net pa gjumë. Kemi sakrifikuar edhe me kohën e familjes, për të ndërtuar diçka që besonim se mund të jetë ndryshe. E gjithë kjo u bë me një motiv të thjeshtë: ta bëjmë realitet një ëndërr që dukej e pamundur.

Jam krenar pafund për grupin që ndërtuam, për stafin, për futbollistët ndër vite që më besuan – dhe që bashkë dhamë gjithçka që ky vizion të bëhet realitet.

Gjithçka që u premtua, u përmbush. Këtë ua kam borxh: mirënjohje të përjetshme!
Ky viti i fundit ishte më sfiduesi – edhe për shkak të ndryshimeve në strukturën e klubit dhe mendimeve ndryshe! Megjithatë, nuk u lëkundëm. Qëndruam të drejtë, e ruajtëm drejtimin e duhur, dhe e mbyllëm duke shkruajtur historinë – promovimin në Superligë!
Për mua, dinjiteti është një nga vlerat më të rendësishme dhe për të nuk bejë kompromis me askë dhe asnjëherë, për asnjë çmim dhe asnjë pozitë!

I gjithë ky sukses, në ketë rrugëtim kaq të gjatë e sfidues, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e deritanishme, e të pa rezervë të kryetarit të klubit
Rrustem Pacolli dhe Nënkryetarit Driton Gërxhaliu, për të cilët sot shprehi mirënjohjen time më të thellë!

Por, dua t’i falënderoj të gjithë ekipin tim, me të cilët e nisëm dhe rrugëtuam këto 5 vite përplot krenari, ata të ditëve të para: Gëzimin, Naserin, Eminin, Valonin, Uranin, Burimin, Flamurin si dhe ata që u bashkuan pastaj, si: Elonin, Fitimin, Artanin, Shpëtimin, Metin dhe Granitin.

Një falënderim i veçantë për të gjithë futbollistët që më besuan e ishin pjesë e jona këto 5 vite, ishte kënaqësi të punoj me secilin nga ju.

Një mirënjohje dhë falënderim për të gjithë tifozët dhe mbështetësit tanë, për zyrtaret e menaxhmentet e institucioneve relevante me të cilat bashkëpunuam.

Për fund, klubit i uroj shumë suksese në rrugëtimin në Superligë dhe realizim të objektivave në të gjitha drejtimet”, shkruhet në postimin e tij.

/GazetaBlic Sport

Lexuar: 10

Lajme te ngjashme

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

Tallje me Mladic/ Pamje të pazakonta në Serbi, tifozët e Novi Pazarit mbushin fushën me pampersa

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Ratko Mlladiçit

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë -73 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Berat Jakupi kritikon shtetin: Shqipëria 30 mijë, Kosova 16 mijë, Maqedonia e Veriut zero euro për medalistët

Lajmet e fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

2 Shtator, 2026

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

2 Shtator, 2026

Janevska: Pagat e mësimdhënësve rriten në muajin mars

2 Shtator, 2026

Astrit Iseni takon delegacionin e lartë të MPB-së së Polonisë në Shkup

2 Shtator, 2026

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

2 Shtator, 2026

Buzhala: Sot Republikën e Kosovës e shpëtuan prej nënshtrimit Kujta, Dulla, Hykmetja, Armendi, Arbeni dhe Janina

2 Shtator, 2026

Dhunë mes vëllezërve në Tetovë

2 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.