Autor: TV News

Një incident i rëndë pranë një pike të shpërndarjes së ndihmave në Rafah ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), njoftoi se spitali i tyre fushor në Rafah priti 179 të plagosur, përfshirë gra dhe fëmijë, të dielën në mëngjes. Nga këta, 21 persona u shpallën të vdekur pas mbërritjes, ndërsa shumica kishin plagë nga armë zjarri ose shrapnel. Agjencia e mbrojtjes civile e udhëhequr nga Hamasi raportoi 31 të vdekur, duke akuzuar forcat izraelite për të shtënat mbi civilët që po kërkonin ndihma. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) mohuan akuzat dhe publikuan…

Read More

Një objekt që u ndërtua për të shërbyer si emergjencë moderne brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, që vetëm këtë funksion, nuk e ka. Qasja në projektin që nisi me 8 milion euro, është e lehtë ngase nuk e ruan askush. E funksioni i saj mbetet ai i një magazine. Shtretër spitalor nga më të ndryshmit,dyshekë, dollap e aparatura janë vetëm në katin e parë të këtij objekti. Në të ka gjurmë se po qëndrojnë edhe njerëz pa lënë anash edhe qentë endacakë duke e kthyer objektin në një deponi mbeturinash e…

Read More

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe ka plagosur afër 50 të tjerë, bëri të ditur policia më 1 qershor. Tre viktimat ishin ndërmjet moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetë. Zjarri në spitalin në Marienkrankenhaus nisi rreth mesnatës në katin e parë të ndërtesës. “Disa të moshuar, me probleme të lëvizjes, u evakuuan përmes korridoreve të ndërtesës”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Lorenz Hartmann. Zjarrfikësit arritën që ta vinin nën kontroll…

Read More

Simone Inzaghi lë të kuptohet se kjo humbje 5-0 ndaj PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve mund të jetë ndeshja e tij e fundit për Interin. “Nuk dukej si skuadra ime. Do ta shohim gjatë ditëve të ardhshme dhe do të ulemi me klubin”, tha Inzaghi pas ndeshjes për Sky Sports Italia. “Natyrisht, duhet të kishim bërë më mirë, por nuk do ta harroj atë që bënë djemtë këtë sezon. Është e vërtetë, ata përfundojnë pa asnjë titull, por prapëseprapë luajtën jashtëzakonisht mirë. U thashë atyre se në dhomën e zhveshjes duhet ta mbanin kokën lart. Ka zhgënjim sonte,…

Read More

Tash e pesë muaj Korporata Energjetike Kosovës dhe Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë nuk janë duke shkëmbyer energji elektrike. Kjo përkundër që marrëveshja për këmbimin e tepricave të energjisë ndërmjet KEK-ut dhe KESH-it, varësisht kushteve atmosferike dhe kur njëra ose tjetra ka nevojë, e nënshkruar vite më parë, zyrtarisht, mbetet në fuqi. Derisa deponimet e fundit u regjistruan në dhjetor 2024, ndërmarrja publike kosovare vitin e kaluar e mbylli me bilanc negativ nga shkëmbimet me homologët në Shqipëri. “Viti 2024 është përmbyllur me 3,384 megavatë orë obligim i KEK ndaj KESH-it, Gjatë vitit 2025 nuk ka pasur shkëmbim në mes të…

Read More

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka ndarë mendimet e tij mbi fitoren 5-0 të Paris Saint-Germain ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Allianz Arena të Mynihut. “Interit iu dha një maskim i duhur – ata dukeshin si një ekip që humbi ritmin. PSG dominoi çdo fazë, bëri presion të fortë dhe i mbyti kundërshtarët. Ata dolën me një mentalitet vrasës, duke shtuar presion që nga fillimi”, tha Ferdinand për CBS. “Ishte një performancë mahnitëse, veçanërisht për një finale të Ligës së Kampionëve. Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një dominim kaq të njëanshëm në…

Read More

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministren e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, për manipulim me çmimin e energjisë elektrike të prezantuar për ndërmarrjet të dielën. Sipas Bajramit, çmimi prej 64.55 euro për megavat-orë, i përmendur nga Rizvanolli si çmim i blerjes së energjisë nga KEK-u përmes bursës shqiptare të energjisë ALPEX, nuk përfaqëson koston reale që ndërmarrjet do të paguajnë. “Sot 64 euro, nesër 99 euro – sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregulluar kushton vetëm 29.6 euro?”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook. Ajo ka shtuar se këtij…

Read More

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se janë arrestuar dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, pas një përleshjeje fizike në rrugën “Transiti i Vjetër” në Prizren. Sipas njoftimit, incidenti filloi si një debat verbal që u kthye në dhunë, ku disa persona pësuan lëndime trupore. Të tre të arrestuarit, dy qytetarë dhe policia jashtë detyrës (i cili tashmë ishte i suspenduar për një rast tjetër), janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit në Prizren, si të dyshuar për veprën penale “Sulm” sipas Kodit Penal të Kosovës. “Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar…

Read More

Pas fitores historike të PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve, tani e dimë se kush do të luajë në Superkupën e UEFA-s sezonin e ardhshëm. Paris Saint-Germain e poshtëroi Interin 5-0 në Mynih të shtunën në mbrëmje për të fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve dhe për të siguruar një tripletë të jashtëzakonshme. Fitorja i siguroi gjithashtu kualifikimin ekipit të Luis Enriques në Superkupën e UEFA-s, një ndeshje e vetme që shënon fillimin zyrtar të sezonit evropian të futbollit. Si gjithmonë, fituesit e UCL do të përballen me fituesin e Europa League, që këtë sezon ishte Tottenham,…

Read More

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor. Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës, publikoi një video më 1 qershor, që tha se shfaq dronët duke goditur bombarduesit strategjikë rusë në disa baza. Këta bombardues kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë, duke lëshuar raketa lundruese me rreze të gjatë veprime ndaj caqeve ukrainase. Një bazë ajrore në…

Read More