Autor: TV News

1 Qershori mund të jetë pritur me entuziazëm nga fëmijët, por jo edhe nga pronarët e bizneseve me mbi 50 punëtorë. Kjo datë shënoi hyrjen në fuqi të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për kalimin e tyre në tregun e hapur të energjisë. Gjatë ditës, vetë ZRRE ua rikujtoi vendimin bizneseve dhe paralajmëroi pasojat nëse ato nuk zgjedhin një furnizues. “Konsumatorët që mbesin pa furnizues, kalojnë automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF), por ZRRE thekson se qëndrimi te FMF është një mundësi e fundit për furnizim të garantuar, dhe se ky furnizim nuk përfaqëson një…

Read More

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një person në ditë për të qëndruar i hidratuar dhe i shëndetshëm? Sipas ekspertëve të shëndetit, sasia e ujit që duhet të pijë një person varet nga disa faktorë, si: mosha, gjinia, aktiviteti fizik, klima, si dhe gjendja shëndetësore. Rekomandimi bazë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera mjekësore është: Rreth 2 litra në ditë për gratë (afërsisht 8 gota) Rreth 2.5 litra në ditë për burrat (afërsisht 10 gota) Megjithatë, nëse një person…

Read More

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt, ndërkaq shoferi i automjetit ka mbetur i lënduar. Njësitet e Stacionit Policor të Drenasit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të lënduarit u transportuan drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda, 24-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-ut. Lajmin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser…

Read More

Triumfi i PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve 2024/25 nuk ishte vetëm një sukses sportiv, por edhe një fitore e madhe financiare. Klubi parisien vendosi një rekord të ri të fitimeve në këtë kompeticion, duke arkëtuar plot 148.4 milionë euro nga pjesëmarrja dhe triumfi përfundimtar. Përpara finales, PSG kishte kryesuar tabelën e të ardhurave me 137.9 milionë euro, vetëm pak përpara rivalëve të tyre të mbrëmjes, Interit, që kishte arritur në 136.6 milionë euro. Fitorja me rezultat bindës 5-0 kundër gjigantëve italianë i solli PSG-së një shpërblim shtesë prej 6.5 milionë eurosh për triumfin në finale. Përveç kësaj, PSG…

Read More

Fund nëntorin e 2023 opinioni në Kosovë u tronditë me një nga vrasjet më të rënda viteve të fundit. E raportuar fillimisht si grabitje e armatosur, vrasja e Liridona Ademajt mori kthesë tjetër pak ditë më vonë. Naim Murseli, bashkëshorti i saj u arrestua nën dyshimet se kishte organizuar e madje edhe paguar dorasin për vrasjen e saj. Murseli së bashku me bashkëpuntoët e tij, gjatë javës së ardhshme do nisin shqyrtimin kryesor në Gjykatën Themelore të Prishtinës, meqë aktakuza e ngritur ndaj tyre kaloj të gjitha filtrat e gjyqësorit.  Familja e Liridona Ademajt, presin që ky rast të trajtohet…

Read More

Drenica ka siguruar një vend në Superligën e Kosovës për edicionin tjetër. Skuadra nga Skenderaj triumoi në Grupin A të Ligës së Parë, kurse tashmë pritet të organizohet për nivelin elitar të futbollit kosovar. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, do të ketë ndryshime të mëdha brenda klubit, duke filluar nga kryesia e deri tek pjesa e skuadrës. Biznismenë që veprojnë në Gjermani pritet të jenë tashmë në krye të klubit, kurse sipas informatave të siguruara, qëllimi kryesor është të ndërtohet një skuadër shumë konkurruese, me investime serioze. Nëse gjërat ecin në rrugën e duhur, gjithçka mund të finalizohet dhe zyrtarizohet brenda…

Read More

Kryeministri në detyrë  Albin Kurti, mori pjesë në një ceremoni të veçantë të organizuar në qytetin e Pejës, me rastin e ditëlindjes së 90-të të Ambasadorit William Walker, mik i dëshmuar i Kosovës dhe dëshmitar kyç i masakrës së Reçakut në janar të vitit 1999. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Kurti e cilësoi ambasadorin Walker si “zërin e së vërtetës” për Kosovën dhe për popullin e saj, duke theksuar rolin jetik që ai ka pasur në ndërkombëtarizimin e krimeve të kryera nga regjimi serb. “Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë, për shtetin tonë,…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina kreu një operacion të suksesshëm me dronë në një fushë ajrore ruse në Siberi, ku pretendohet se janë shkatërruar rreth 40 bombardues. “Një vit, gjashtë muaj e nëntë ditë nga planifikimi deri te ekzekutimi – operacioni ynë më afatgjatë. Njerëzit tanë u tërhoqën nga territori rus në kohë”, ka deklaruar Zelensky, duke shtuar se operacioni është arritur tërësisht nga Ukraina. Sipas tij, për sulmin u përdorën 117 dronë dhe çdo dron kishte pilotin e vet. Ai zbuloi se “zyra” e operacionit ukrainas ndodhej pranë zyrave të Shërbimit Federal të Sigurisë së…

Read More

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku lajmi i fundit është se mbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi është ftuar nga lista rezervë. Dardanët do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve. Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator. Sot, pasdite Ron Raçi është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda, nga lista rezervë. Ai në sezonin e parë te Prishtina, fillimisht nuk…

Read More

Dy kushtet kryesore të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të Kosovës ishin demarkacioni me Malin e Zi dhe shënjestrimi i rasteve sidomos të korrupsionit e krimit të organizuar nga organet e drejtësisë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më 30 dhjetor 2015 kishte nxjerrë vendim me të cilin obligonte kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët e çështjeve që të gjitha rastet që vijnë nga prokuroria dhe kanë shenjën “LV” sinonim i Liberalizim i Vizave, të trajtohen me prioritet absolut. Edhe pse tashmë liberalizimi ka ndodhur, shënjestrimi i rasteve vazhdon të bëhet, më i freskëti ishte ai i koduar si “MATI 1” ku…

Read More