Autor: TV News
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Ministri Thabit Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani. Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Armenisë dhe Komorove në muajin qershor. Kosova ballafaqohet me Armeninë me 6 qershor, kurse tri ditë më vonë e pret Komoros, shkruan GazetaBlic Sport. FFK ka publikuar edhe listën e zgjeruar të kombëtares, ku 5 prej tyre janë nga Superliga. Ilir Avdyli (Malisheva), Ron Raçi (Prishtina), Arianit Hasani (Llapi), Elvir Gashijan (Llapi) dhe Drilon Hazrollaj (Malisheva). /GazetaBlic Sport
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ka kryer një operacion të madh sekret të quajtur “Rrjeti”, duke goditur me dronë katër baza ushtarake ajrore ruse: Belaya, Diaghilev, Olenya dhe Ivanovo. Objektiv ishin bombardues strategjikë që përdoren rregullisht për sulmet ndaj Ukrainës. Sipas burimeve për Kyiv Post, më shumë se 40 avionë ushtarakë janë dëmtuar ose shkatërruar, përfshirë bombarduesit Tu-95 dhe Tu-22M3, si dhe një avion A-50 për paralajmërim të hershëm. Vlera e dëmeve arrin mbi 2.2 miliardë dollarë. “Kjo është një pikë kthese. Tani dronët tanë mund të arrijnë thellë në territorin rus, ku ngrihen avionët që bombardojnë qytetet tona.…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se 1 qershori duhet të shënohet si ditë e mafisë energjetike në Kosovë.Ajo përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ka shkruar të dielën se përgjatë katër viteve të shkuara mafia energjetike për të cilën kryeministri në detyrë Albin Kurti fliste sa ishte në opozitë ka marrë formë. Sipas saj , ka emra dhe mbiemra. “Është Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, e cila për katër vite nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka vendosur njerëzit e vet në krye të institucioneve që prodhojnë energji, japin licenca e që janë…
DashiGjatë kësaj dite mund të bëni çdo gjë përveçse të merrni vendime të mëdha. Yjet nuk do i keni në krah. Ju të dashuruarit do flisni për çdo gjë me partnerin dhe do mundoheni që t’i zgjidhni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Nuk do jetë diçka e lehtë, megjithatë me pak durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Ju beqarët do keni fat me shumicë dhe do realizoni takimin e jetës. Në punë do ju mungojnë kompetencat për të provuar diçka të re dhe do keni një ditë të zakonshme. Mundet edhe të lodheni në orët e fundit. Financat…
Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju po fiton 0-1 në transfertë përballë Daegu. Sfida e vlefshme për javën e 17-të të ligës së Koresë së Jugut, mbylli pjesën e parë. Ishte pikërisht Asani që ka shënuar golin e vetëm deri më tani në këtë sfidë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti golin nëpërmjet një penalltie në minutën e 44-të të sfidës. Kështu, mëngjarashi nga Shkupi shkon në kuotën e 4 golave në kampionat me fanellën e Gwangju.
Ukraina do të dërgojë një delegacion në Stamboll për një rund të ri të bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me Rusinë të hënën, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një deklaratë në Telegram të dielën Zelensky ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të udhëheqë delegacionin ukrainas. “Ne po bëjmë gjithçka për të mbrojtur pavarësinë tonë, shtetin tonë dhe popullin tonë”, ka thënë Zelensky. Zyrtarët ukrainas i kishin bërë thirrje më parë Kremlinit që të sigurojë një memorandum të premtuar që përcakton qëndrimin e tij për përfundimin e luftës, përpara se të zhvillohet takimi. Moska kishte thënë…
Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams kanë arritur në Kosovë me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani. Kjo u be e ditur nga Zyra e Presidences të dielën.Sipas njoftimit thuhet se Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë “Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë arrin Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams. Guvernatori i…
David Domgjoni nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij me të kuqtë në mënyrë të papritur, vetëm pas një sezoni. Në edicionin futbollistik që lamë pas, Domgjoni ishte kthyer në një titullar absolut për Partizanin. Mbrojtësi ia doli që të merrte pjesë në 27 ndeshje, ku shpeshherë ndihmoi ekipin për të arritur rezultate pozitive. Ndërkohë që njoftimin për largimin e tij nga “Demat” e ka bërë vetë futbollisti. Ky i fundit i jep lamtumirën të kuqve nëpërmjet falenderimeve të shumta. Njoftimi i Daivd Domgjonit: Faleminderit FK Partizani. Ishte privilegj dhe kenaqesi te…
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që Shtëpia e Bardhë tha se është “e pranueshme” dhe është “në interesin më të mirë” të Teheranit që ta pranojë, raportuan mediat amerikane më 1 qershor. Raportimet për këtë propozim vijnë pas një raporti të Kombeve të Bashkuara që tha se Republika Islamike ka rritur prodhimin e pasurimit të uraniumit në nivele të larta. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se atij i janë paraqitur “elemente të një propozimi të SHBA-së” nga homologu i tij nga Omani gjatë vizitës së tij në Teheran të shtunën. “I…
