Autor: TV News
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Qershor, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Muajin e parë të verës e kemi nisur me hyrje shumë të bukur, 28 gradë të Uranit dhe të Jupiterit. Urani te Demat, Jupiteri te Binjakët kanë një hyrje të fortë pozitive.Kemi një vendosje të Venusit me Mërkurin dhe Uranin që bën të mundur që për pjesën emocionale dhe ndryshimin e humorit, pjesa e parë e muajit do na e japë me intensitet. Kemi një Venus te Dashi deri në datën 6. Duhet të kalojnë me lëvizje konkrete…
Tetë persona mbetën të plagosur pas një sulmi të dhunshëm gjatë një marshimi të organizuar nga grupi “Vraponi për Jetën e Tyre”, një organizatë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për pengjet izraelite të mbajtura në Gaza. Sulmi ndodhi të dielën, në orën 13:26 sipas kohës lokale (20:26 BST), kur një burrë goditi turmën me atë që policia e përshkroi si një “hedhës flake të improvizuar” dhe “kokteje Molotov”. Sipas autoriteteve, sulmuesi, Mohamed Sabry Soliman, 45 vjeç, shtetas egjiptian, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Dëshmitarë okularë dhe hetues thonë se gjatë sulmit ai bërtiti “Palestina e lirë”, ndërsa policia beson se…
Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Antonio Cassano, nuk mundi t’i mbante emocionet e tij pas humbjes 5-0 të Interit ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve të mbajtur në Mynih. Sipas Cassanos, skuadra e Simone Inzaghit dështoi në të gjitha frontet kryesore – si taktikisht ashtu edhe psikologjikisht. “Kjo ndeshje mund të kishte qenë një festë, por në vend të kësaj Interi u shkatërrua në çdo mënyrë – në karakter, cilësi loje dhe ide. Fati mund të të favorizojë një herë, dy herë, tre herë. Por këtu pamë një ndryshim të madh në gjithçka. “Duket se Dembele i…
Çmimi i energjisë elektrike të kontraktuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) është rritur ndjeshëm brenda një dite. Të dielën, çmimi mesatar i energjisë ishte 64.55 euro për megavat-orë (MWh), ndërsa të hënën çmimi i ri ka arritur në 86.75 euro për MWh. Me këtë çmim, KEK-u do të furnizojë ndërmarrjet që janë në treg të hapur të energjisë por që nuk kanë kontratë të përhershme furnizimi. Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, këtë çmim e ka quajtur konkurrues, duke theksuar se blerja u bë në ditën e parë të funksionimit të…
Të paktën tetë persona janë plagosur pasi një burrë hodhi kokteje Molotov dhe përdori një flakëhedhës të improvizuar gjatë një tubimi në mbështetje të pengjeve izraelite në qytetin Boulder të Kolorados, në SHBA. Ngjarja ndodhi në Qendrën Tregtare “Pearl Street”, një zonë e njohur për këmbësorë në ajër të hapur, rreth 48 kilometra nga Denveri. Policia bëri të ditur se viktimat janë të moshës 52 deri në 88 vjeç. Sipas autoriteteve, sulmuesi bërtiste “Palestina e lirë” ndërsa u hodhi koktejet Molotov pjesëmarrësve të tubimit, i organizuar nga grupi pro-izraelit “Run for Their Lives”, i cili mban aktivitete të rregullta në…
Simone Inzaghi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij të martën. Sipas Fabrizio Romano, një takim me Interin do të zhvillohet përpara se të konfirmohet diçka. Romano raportoi: “Simone Inzaghi pritet të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij të martën. Takimi me Interin do të zhvillohet… ndërsa propozimi i Al Hilal është në dispozicion në tryezë.” Al Hilal po përpiqet të nënshkruajë me trajnerin e Interit dhe oferta e tyre mbetet e hapur. Ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Interi po pret përgjigjen e Inzaghit, por klubi saudit i ka bërë të qarta qëllimet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Prishtinë ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković. Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se Konaković e ka pranuar ftesën e saj për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. “Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar presidentja Osmani.
Kina thotë se SHBA-ja ka “shkelur rëndë” armëpushimin e tyre tregtar dhe se do të marrin masa të forta për të mbrojtur interesat e tyre. Ministria e Tregtisë e Kinës tha se Uashingtoni e ka “minuar seriozisht” marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë muajin e kaluar, kur të dy vendet ulën tarifat për mallrat e importuara nga njëri-tjetri. Zëdhënësi shtoi se veprimet e SHBA-së kanë shkelur rëndë edhe konsensusin e arritur gjatë një telefonate në janar midis udhëheqësit të Kinës Xi Jinping dhe Presidentit Donald Trump. Komentet vijnë pasi Trump të premten tha se Kina kishte “shkelur plotësisht marrëveshjen…
Të hënën dhe të martën, më 2 dhe 3 qershor, në Prishtinë do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me titull “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”. Ky forum, i organizuar nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbledh personalitete të larta nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me rolin e grave në paqe dhe siguri. Në këtë forum, do të preken çështje të shumta si kontributin e grave për paqe dhe siguri, dhunën me bazë gjinore në konflikte të armatosura, por edhe adresimi i sfidave globale të shëndetit…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se që nga e diela, 1 qershori, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do t’i furnizojë të gjitha ndërmarrjet që kanë dalë në treg të lirë dhe nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata furnizimi. Sipas Rizvanollit, energjia për këto ndërmarrje për datën 1 qershor është siguruar me një çmim mesatar prej 64.55 euro për megavat orë (€/MWh) përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX). “Që nga sot, KEK-u, në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), furnizon të gjitha ndërmarrjet që kanë dalë në treg të lirë e nuk kanë arritur të nënshkruajnë…
