Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Emergjenca e re e QKUK-së, miliona euro për t’u ndërtuar, tani nuk shfrytëzohet

TV NewsBy TV News1 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një objekt që u ndërtua për të shërbyer si emergjencë moderne brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, që vetëm këtë funksion, nuk e ka.

Qasja në projektin që nisi me 8 milion euro, është e lehtë ngase nuk e ruan askush.

E funksioni i saj mbetet ai i një magazine.

Shtretër spitalor nga më të ndryshmit,dyshekë, dollap e aparatura janë vetëm në katin e parë të këtij objekti.

Në të ka gjurmë se po qëndrojnë edhe njerëz pa lënë anash edhe qentë endacakë duke e kthyer objektin në një deponi mbeturinash e për disa vetura, edhe parking.

Nisi në vitin 2016 si pjesë e një projekti për përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe lehtësimin e ngarkesës në repartin aktual të emergjencës.  Por, gati një dekadë më vonë, objekti asnjëherë nuk është funksionalizuar.

“Është e turpshme duke pasur parasysh projektet e tjera të rëndësisë së vogël ndërsa ky projekt me rëndësi shumë më të madhe, është neglizhu. Po kryhen projekte të ngjashme e pse të mos kryhet ky objekt që trajton pacientët. Kjo e bën të turpshme neglizhencën që kanë treguar të gjitha qeveritë, jo veç kjo tash”, ka theksuar Bujar Vitija, gazetar i sektorit të shëndetësisë.

Gjatë deklarimit në komisionin për Shëndetësi, ministri Arben Vitia para dy vitesh kishte deklaruar se emergjenca do funksionalizohet shpejtë.

Por viti 2025 e gjen prapë në po të njëjtën gjendje që sipas anëtarëve të komisionit të shëndetësisë, është tregues në vete.

“Është paaftësi dhe keqmenaxhim sepse të merresh me harrnime dhe jo me investime strategjike, është më e mira përgjigje për këtë qeveri të paaftë që nuk ka lënë gjurmë në këto 4 vite për të bërë përmirësim në sektorin e shëndetësisë”, ka deklaruar Armend Zemaj, Ish-ministër i Shëndetësisë.

Por sot, emergjenca ekzistuese në QKUK vazhdon të punojë në kushte të vështira me mbingarkesë pacientësh dhe staf të pamjaftueshëm.

Siç ndodhë rëndom, pyetjeve nuk u është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë lidhur me atë se a ka ndonjë projekt të rishikuar për objektin dhe kur pritet finalizimi i tij.

Përgjigje nuk ka kthyer as SHSKUK dhe as drejtori i QKUK-së, i cili ka udhëzuar që përgjigjet të kërkohen në MSH.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.