Autor: TV News

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet politik dhe ekonomik, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster në Angli, Aidan Hehir. Ai thekson se formimi i institucioneve të reja në Kosovë duhet të bëhet sa më parë nga partitë politike që, siç thotë ai, duhet të vendosin interesin kombëtar mbi interesat partiake. Kosova, e cila ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, ende nuk ka zgjedhur institucionet e reja. Deputetët janë betuar, por procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje – partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në koalicion me…

Read More

Tre pacientë kanë vdekur dhe shumë njerëz të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një zjarri gjatë natës të së shtunës në një spital në qytetin gjerman të Hamburgut, kanë bërë të ditur autoritetet të dielën. Zjarrfikësit janë njoftuar për zjarrin në spitalin Marienkrankenhaus, pak pas mesnate, raporton AP. Zjarri ka shpërthyer në një dhomë në repartin e geriatrisë në katin përdhes të ndërtesës dhe është përhapur në fasadën e katit sipër. Departamenti i zjarrfikësve ka njoftuar se tre pacientë të rritur kanë vdekur dhe më shumë se 50 njerëz janë lënduar, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve dpa. Një…

Read More

Përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda, në konferencën për media të mbajtur sot, ka folur për grumbullimin e radhës të Dardanëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë (6 qershor) dhe Komoreve (9 qershor). Ai theksoi rëndësinë e këtyre sfidave si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026, i cili nis në muajin shtator. “I kemi disa mungesa të rëndësishme, por për ne është shumë e rëndësishme t’i fitojmë këto dy ndeshje miqësore, sepse do të na shërbenin shumë për kualifikimet e Botërorit në shtator. Kam ftuar disa lojtarë të rinj, për…

Read More

Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që kur u mbajtënzgjedhjet e 9 shkurtit, po shkakton pasoja serioze për vendin. Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, në intervistë për Ekonomia Online, vlerëson se krahas pasojave të deritanishme, ndikimi negativ pritet të thellohet në muajtvijues. “Prej 15 prillit, kur është dashur të konstituohet Kuvendi, pasojat janë në dy rrafshe: në rrafshin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Në rrafshin e jashtëm tashmë pasojat janë evidente. Kosova dështoi të jetë pjesë e agjendës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës dhe për këtë…

Read More

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur më 1 qershor, teksa ata po shkonin për të marrë ushqime në një qendër për shpërndarjen e ndihmës në Rripin e Gazës, tha një spital fushor i Kryqit të Kuq dhe disa dëshmitarë. Dëshmitarët thanë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës së njerëzve që ishte afër 1 kilometër larg qendrës së ndihmës, që udhëhiqet nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Fondacioni tha përmes një deklarate se ka shpërndarë ndihma “pa asnjë incident” mëngjesin e së dielës dhe…

Read More

Paris Saint-Germain më në fund fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur Interin me rezultatin 5-0. Ndërsa skuadra festonte, kapiteni Marquinhos gjeti kohë për të folur për ish-shokun e skuadrës Kylian Mbappe. “Ai e meritonte, por ky është fati. Nuk e dimë se si do të shkojë jeta jonë. Kylian është një lojtar i shkëlqyer që meriton shumë. Ai ka kaluar shumë me ne këtu”, u tha Marquinhos gazetarëve pas ndeshjes. “Ai është një mik i shkëlqyer dhe një shok skuadre i shkëlqyer. Ai ka dhënë gjithçka për Parisin. Numrat që ka, ndeshjet që ka luajtur. Ai ka dhënë gjithçka, dhe…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e hapur të energjisë. “Me sukses, të gjitha që kanë lidhur kontrata me furnizuesit kanë dalë në tregun e hapur. Ato që nuk kanë lidhur kontratë, kanë kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit”, tha për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu. Megjithatë, Fejzullahu nuk dha shifra se sa kompani, nga rreth 1.300 që preken nga vendimi i liberalizimit të tregut, kanë lidhur kontrata dhe sa të tjera do të furnizohen me rrymë nga Furnizuesi…

Read More

Qindra persona janë arrestuar në Paris pas përleshjeve me policinë, pasi tifozët e PSG-së festuan fitoren në finalen e Ligës së Kampionëve. Oficerët e policisë arrestuan gati 300 persona, pasi shpërthyen përleshjet pranë rrugës “Champs-Elysees” dhe pranë stadiumit “Parku i Princave”. Gati 50 mijë persona kishin ndjekur në ekrane të mëdha fitoren 5:0 të PSG-së ndaj Interit. Ndeshja e së shtunës mbrëma u luajt në Munih të Gjermanisë. Kishte zjarre e fishekzjarrë. U shkatërruan stacione të autobusëve dhe u dogjën makina në festimin e egër e të dhunshëm, shkruan BBC. Kaosi ndodhi pasi PSG-ja fitoi çmimin më të madh në…

Read More

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rugovë të Gjakovës për gjuajtje me armë zjarri.Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion. Gjatë aksionit është konfiskuar një pushkë gjuetie me 77 fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me 39 fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me 56 fishekë të kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë  me dy karikator dhe 23 fishekë 9×19, një karikator i revoles 9×19 mm dhe 268 fishekë 9×19 mm si dhe disa gëzhoja. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë…

Read More

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është një biznes tepër fitimprurës për klubet kryesore të Evropës. Por sa do të fitojë Paris Saint-Germain nga ngritja e trofeut në vitin 2025? PSG më në fund e ka në dorë trofeun, pasi dha një performancë mjeshtërore për të gjithë në fitoren shkatërruese 5-0 ndaj Interit, një fitore rekord në të gjithë historinë e finaleve të Kupës së Evropës. PSG-ja ashtu edhe Interi kishin fituar tashmë një shumë të mirë duke arritur në finalen e Mynihut. PSG ka fituar më shumë se çdo fitues i Ligës së Kampionëve në histori, pasi UEFA i rishikoi…

Read More