Autor: TV News
Trajneri i Francës, Didier Deschamps thotë se ylli i ekipit të tij, Ousmane Dembele e meriton ta fitojë çmimin më të madh individual, “Topi i Artë”. “Me sezonin që ka zhvilluar, Dembele absolutisht e meriton Topin e Artë, nuk ka dyshim për këtë. Nuk do të flas për Lamine Yamal dhe ta krahasoj atë me Dembele-n. Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Dembele-n. Ai e meriton”, tha Deschamps. PSG fitoi tripletën dhe Dembele dha një kontribut të madh në çdo garë. /GazetaBlic Sport
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Ish-mbrojtësi gjerman, Mats Hummels, ka një punë të re si analist televiziv për Amazon Prime Video duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Hummels do të jetë pjesë e ekipit të Prime për transmetimet e Ligës së Kampionëve, raportoi DPA. Ai tha se mezi priste të “fliste dhe analizonte futbollin” para kamerave. 36-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës 2014 me Gjermaninë, u pensionua nga futbolli pasi luajti për ekipin italian Roma sezonin e kaluar. Ai më parë fitoi pesë tituj të Bundesligës dhe tre Kupa të Gjermanisë me Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. /GazetaBlic Sport
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish këtë të enjte në orën 11:00 për ta vazhduar për herë të 27-të seancën konstituive të Kuvendit, në përpjekje për të konstituuar përfundimisht përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 9 shkurtit. Procesi ka ngecur që prej 15 prillit te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasi kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në disa tentativa radhazi. Propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për mbajtjen e një votimi të fshehtë, është refuzuar vazhdimisht nga partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista…
Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Liam Delap nga Ipswich Town, me sulmuesin që ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2031. Liam Delap i bashkohet Chelseat me një marrëveshje prej 30 milionë funtesh nga Ipswich Town, transmeton GazetaBlic Sport. “Doja të vija këtu për të fituar trofe. Kur fola me klubin, të gjithë donin të ktheheshin në majë, dhe ata kanë cilësinë dhe lojtarët për ta bërë këtë. Uria dhe dëshira për të vazhduar shtimin e trofeve, për ta kthyer klubin aty ku i takon, ky është objektivi kryesor”, tha Delap. /GazetaBlic Sport/
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin i ka treguar në një bisedë telefonike se Moska do të duhet të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë. Trump ka thënë se dy burrat kanë diskutuar “sulmin ndaj aeroplanëve rusë nga ana e Ukrainës, si dhe sulmet tjera që janë kryer nga të dyja palët”. “Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të rezultojë me paqe të menjëhershme”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social. Moska ka thënë më herët gjatë së mërkurës se opsionet ushtarake janë “në tavolinë”, pas sulmeve ukrainase…
Situata tek Interi pas përfundimit të sezonit, nuk është aspak pozitive. Humbja e titullit kampion në javën e parafundit, pasoi me disfatën në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga PSG-ja. Sikur të mos mjaftonin këto, zikaltërit duhet të gjejnë edhe një trajner të ri, pasi Simone Inzaghi është larguar, për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Në lidhje me këtë, ka folur edhe presidenti Beppe Marotta, i cili e pranoi momentin e vështirë. “Ne jemi Interi dhe jemi të fortë. Kemi një bërthamë me plot vlera. Do e kalojmë…
Në mesin e disa të dyshuarve për vendosjen e barrikadave në veri gjatë vitit 2022, janë edhe dy zyrtarë të Listës Serbe. Kryetari i saj Zlatan Elek dhe anëtari tjetër Slavko Simiq, të dy deputetë në Kuvendin e Kosovës janë ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Por, kjo procedurë është shtyrë për një datë tjetër. “PSRK, zbaton në përpikëri procedurat ligjore në përputhje me Kushtetutën, dhe në mënyrë të barabartë për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës. Intervistimi është shtyrë për një datë tjetër brenda këtij muaji dhe për veprimet tjera, do të njoftoheni në kohë”- Arbnora Luta,…
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Papa Leon XIV – kontakti i parë mes tyre që prej zgjedhjes së kreut të ri të Selisë së Shenjtë. Sipas mediave të huaja biseda u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe u përqendrua kryesisht te situata në Ukrainë. Sipas njoftimit zyrtar të Kremlinit, Putin e përgëzoi Papën për zgjedhjen dhe i uroi suksese në detyrën e tij, duke e cilësuar “një mision fisnik”. Kreu i Kremlinit vlerësoi gjithashtu kontributin e Papa Françeskut në marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Vatikanit, duke shprehur shpresën se këto lidhje do të vijojnë…
Situata tek Interi pas përfundimit të sezonit, nuk është aspak pozitive. Humbja e titullit kampion në javën e parafundit, pasoi me disfatën në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga PSG-ja. Sikur të mos mjaftonin këto, zikaltërit duhet të gjejnë edhe një trajner të ri, pasi Simone Inzaghi është larguar, për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Në lidhje me këtë, ka folur edhe presidenti Beppe Marotta, i cili e pranoi momentin e vështirë. “Ne jemi Interi dhe jemi të fortë. Kemi një bërthamë me plot vlera. Do e kalojmë…
