Autor: TV News

Stuhitë e forta në jug të Gjermanisë detyruan një fluturim të Ryanair të bëjë një ulje emergjente mbrëmjen e së mërkurës, pasi turbulencat e forta plagosën nëntë persona në bord, njoftoi policia gjermane të enjten. Fluturimi, që udhëtonte nga Berlini drejt Milanos me 179 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi, hasi turbulenca kaq të forta rreth orës 20:30, sa piloti u detyrua të bëjë një ulje të paplanifikuar në aeroportin e Memmingenit në Bavari. Tetë pasagjerë dhe një anëtar ekuipazhi u plagosën. Tre persona u dërguan në spital në Memmingen për trajtim, ndërsa të tjerët morën ndihmë jashtë spitalore dhe u…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë të ditur se bizneset së bashku me punëtorët do të protestojnë të mërkurën, më 11 qershor, nëse Qeveria nuk reflekton ndaj vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike. Në një konferencë për media pas takimit me përfaqësues të bizneseve, Rafuna theksoi se kërkesa kryesore është sigurimi i një faze tranzicioni përpara hyrjes në tregun e lirë. “Takimin që e kishim me bizneset të cilat janë të prekur nga dalja në treg të lirë të energjisë, një pjesë e tyre ishin prezent, u pajtuam që t’i bëjmë thirrje…

Read More

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, njoftoi transferimin e Kevin De Bruyne te Napoli, duke theksuar se ky nuk do të jetë transferimi më i rëndësishëm i këtij afati kalimtar për kampionin italian. Belgu 33-vjeçar pritet t’i bashkohet së shpejti Napolit, por De Laurentiis ka njoftuar se do të ketë transferime të tjera në ekip. “Kjo marrëveshje ka qenë në proces për tre muaj, por nuk do të jetë transferimi më i rëndësishëm. Do të luajmë në katër fronte, do të na duhet të bëjmë shumë transferime. Duam të punojmë mirë dhe nuk duam t’ia lëmë asgjë rastësisë”, tha trajneri…

Read More

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, ka bërë të qartë se subjekti i saj politik do të votojë vetëm dy kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për nënkryetarë të Kuvendit – Nait Hasanin dhe Sala Jasharin. Kryeziu ka theksuar se Vetëvendosje nuk do të mbështesë asnjë kandidat tjetër për këtë pozitë, dhe se ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të veprojnë me “reciprocitet”. “Është qëndrim i yni që nuk do të votojmë asnjë emër tjetër për nënkryetar nga radhët e PDK-së, përveç Nait Hasanit dhe Sala Jasharit. Ndërkohë që kemi reciprocitet ndaj LDK-së dhe nuk pranojmë asnjë propozim…

Read More

Chelsea ka konfirmuar se Cole Palmer do të marrë fanellën me numër 10 gjatë sezonit 2025/26, duke filluar me Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Palmer, i cili ka mbajtur numrin 20 që nga mbërritja e tij nga Manchester City në shtator 2023, do ta marrë numrin prestigjioz në kohë për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube të Chelseat kundër Los Angeles FC në Atlanta më 16 qershor. Lista e plotë e numrave të skuadrës së Chelseat për sezonin e ardhshëm do të konfirmohet pasi të mbyllet afati i transferimeve të verës. /GazetaBlic Sport

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12 shtete, përfshirë nga Afganistani dhe Irani. Një ndalesë të tillë udhëtimi, Trump e kishte ndërmarrë edhe gjatë mandatit të parë presidencial. Presidenti amerikan tha se ndalesa e udhëtimit është e nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste, sikurse sulmi që ndodhi më 1 qershor në Kolorado. Autoritetet kanë thënë se një grup personash që protestonin në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u sulmuan…

Read More

Një nga portierët më të shquar të sezonit 2024/25 në futbollin kosovar ishte Arlis Shala. Ai kishte paraqitje shumë të mira në Ligën e Parë me ekipin e Vushtrrisë, ku në 20 paraqitjet e tij – 17 herë mbajti portën e paprekur, shkruan GazetaBlic Sport. Shala ndihmoi ekipin e tij të luftonte deri në fund të barazhit, por në fund humbën nga Llapi me penallti. Më poshtë keni disa nga pritjet fenomenale të Shalës gjatë sezonit që lamë pas:

Read More

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën dhjetë persona më 5 qershor, teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në territorin palestinez. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se sulmet vdekjeprurëse shënjestruan një zonë ku po strehohen personat e zhvendosur në Han Junis, disa shtëpi në Qytetin e Gazës dhe në Deir el-Balah. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime. Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij, duke thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian –…

Read More

Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit mbërrin më 11 qershor dhe sjell një nevojë të fortë për të vërtetën, zgjerimin e horizonteve dhe përfundimin e një faze jetësore. Do të ndikojë më shumë katër shenja: Shigjetari, Virgjëresha, Binjakët dhe Peshqit. Kjo ngjarje astrologjike ngre çështjen e lirisë personale, besimit dhe kuptimit, dhe ndikimi i saj do të ndihet për dy javët e ardhshme. Shigjetari si shenjë simbolizon aventurën, optimizmin dhe kërkimin për njohuri më të larta, kështu që kjo Hënë e plotë mund të sjellë njohuri të papritura ose nevojën për t’u çliruar nga gjithçka që na pengon. Shumë…

Read More

Donald Trump ka pezulluar për gjashtë muaj fillimisht hyrjen e studentëve të huaj që kërkojnë të studiojnë ose të marrin pjesë në programe shkëmbimi në Universitetin e Harvardit. Presidenti amerikan lëshoi ​​​​proklamatën të mërkurën, duke përmendur shqetësime për “sigurinë kombëtare” dhe duke e deklaruar “të dëmshme” për interesat e SHBA-së që të vazhdojë të lejojë studentët e huaj në institucion. Harvard është përgjigjur duke e quajtur urdhrin “hakmarrës” dhe ka theksuar se do të vazhdojë të mbrojë studentët e tij ndërkombëtarë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Njoftimi i Trump është një përshkallëzim i mëtejshëm i një debati ligjor të vazhdueshëm…

Read More