Autor: TV News

“Kampionati 2025-26 do të zhvillohet nga 24 gushti 2025 deri më 24 maj 2026 dhe do të ndërpritet vetëm nga katër dritaret ndërkombëtare të FIFA-s, shtator, tetor, nëntor dhe mars”, tha Lega Serie A në një deklaratë të lëshuar të enjten. Siç është bërë zakon tani, Serie A nuk do të bëjë pushim gjatë sezonit të festave, me ndeshjet e ligës të planifikuara për 21 dhe 28 dhjetor 2025, dhe 3 dhe 6 janar 2026. Dy nga 38 ndeshjet, 9 dhe 19, janë planifikuar për në mesjavë. Për më tepër, për të shmangur çdo problem sigurie, Lega Serie A ka…

Read More

Krenar Xhaferi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës as për herën e 27-të.Ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë marrëveshje politike me subjektet politike për tejkalimin e kësaj situate të krijuar tash e disa muaj. “Fitorja në një proces politik, përveç që është kënaqësi politike, është edhe përgjegjësi e fituesit – sjellja dhe ndërtimi i institucioneve. Realisht, ndërtimi i institucioneve nuk bëhet pa marrëveshje politike. Normalisht që kjo marrëveshje politike bëhet me pjekuri politike dhe kujtoj që nuk duhet të bëhet me…

Read More

Ukraina dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) kanë nënshkruar një marrëveshje të nevojshme për të marrë 3 miliardë dollarë në kuadër të iniciativës së kredive për Përshpejtim të Jashtëzakonshëm të të Ardhurave (ERA). Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal e njoftoi këtë në Telegram, sipas Ukrinform. “Ukraina dhe JICA kanë nënshkruar një marrëveshje të nevojshme për të marrë 3 miliardë dollarë në kuadër të iniciativës ERA. Fondet do të paguhen duke përdorur të ardhurat e gjeneruara nga asetet e ngrira ruse. Këto burime do të drejtohen drejt shpenzimeve prioritare të buxhetit për të nxitur ekonominë dhe për të forcuar Ukrainën”, shkroi…

Read More

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjeve të qershorit. “Qëllimi kryesor i joni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi fillimisht ai. Ai tha se lojtarët e rinj janë integruar shumë mirë, kurse tha se mbetet të shihet se kush do të luajë dhe kush jo. “Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Halil Thaçit për kryetar të Obiliqit. Kështu ka njoftuar LVV përmes një njoftimi publik. “Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, me unanimitet të plotë, konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e deputetit aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit”, thuhet në njoftim të LVV-së. Gjithashtu, thuhet se “Qytetarët e Obiliqit kanë votuar me mendje e me zemër për ndryshimin krejt dhe drejt e për vazhdimin e mirëqeverisjes cep më cep”. 

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se është ndaluar përkohësisht importi i deleve dhe dhive nga qarku i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri, për shkak të shpërthimit të sëmundjes ngjitëse të murtajës së bagëtive të imta. Sipas AUV-së, autoritetet kufitare të Kosovës do të shtojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Kosovës. “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit…

Read More

Bayerni po përgatit një ofertë zyrtare për një nga yjet e Milanit, Rafael Leao, pohon Nicolo Schira. Anësori portugez shënoi 12 gola dhe bëri 13 asiste për Milanin sezonin e kaluar. Bayern po kërkon një sulmues të krahut të majtë dhe është i interesuar për portugezin, kontrata e të cilit me Milanin është deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh. Bayerni nuk ka ndërmend të paguajë kaq shumë, por është gati të negociojë. /GazetaBlic Sport/

Read More

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News.Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse administrata amerikane i ka dërguar edhe asaj një kërkesë të tillë, dhe është në pritje të përgjigjes. Ngjashëm, REL-i u është drejtuar edhe autoriteteve në Serbi. Kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar…

Read More

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim mashtrimi lidhur me origjinën e produkteve, duke ndaluar importin e mbi 130 tonë pleh kimik që u tentua të futet në vend duke u prezantuar si me origjinë nga Serbia, ndërkohë që në fakt vjen nga Federata Ruse. Sipas njoftimit të Doganës, subjekti ekonomik që tentoi këtë import kishte marrë më parë një përgjigje negative për shkak të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë, por megjithatë vazhdoi me përpjekjet për të manipuluar origjinën e mallrave duke i ambalazhuar në thasë me emërtimin e një prodhuesi serb. Falë ndërhyrjes së shpejtë, Dogana ndaloi hyrjen e këtyre…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka treguar vlerësimin e tij për stafin e tij teknik duke ndarë me ta bonusin e fitores në ligë. Sipas raportimeve, kontrata e Flick përfshinte një klauzolë që i jep atij një bonus për fitimin e ligës, dhe pasi siguroi titullin e La Ligës, ai vendosi t’i shpërndajë paratë midis stafit të tij të trajnerëve. Çdo anëtar i stafit mori rreth 10,000 euro, një gjest bujar që nxjerr në pah vlerësimin e Flick për ekipin e tij prapa skenave. Vendimi i trajnerit gjerman tregon përkushtimin e tij ndaj punës në grup dhe gatishmërinë e tij…

Read More