Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare

10 Dhjetor, 2025

Çudia e mbrëmjes: Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve lëshohet himni i Europa League

10 Dhjetor, 2025

“100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun

10 Dhjetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare
  • Çudia e mbrëmjes: Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve lëshohet himni i Europa League
  • “100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun
  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit
  • Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”
  • Mbrojtja e fëmijëve, prioritet i Kuvendit: Konstituohet grupi vullnetar parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”
  • Historike në Bundesliga, një grua merr drejtimin e skuadrës së Leipzig
  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gonzato: Kam besim se KLP do tregojë nivel të lartë përgjegjshmërie
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 10 Dhjetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Putin do hakmarret për sulmin me dron të Ukrainës, paralajmëron Trump

5 Qershor, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin i ka treguar në një bisedë telefonike se Moska do të duhet të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë.

Trump ka thënë se dy burrat kanë diskutuar “sulmin ndaj aeroplanëve rusë nga ana e Ukrainës, si dhe sulmet tjera që janë kryer nga të dyja palët”.

“Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të rezultojë me paqe të menjëhershme”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social.

Moska ka thënë më herët gjatë së mërkurës se opsionet ushtarake janë “në tavolinë”, pas sulmeve ukrainase thellë në Rusi, dhe e ka akuzuar Perëndimin se është përfshirë në to.

Rusia iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që të frenojnë Kievin pas këtyre sulmeve, të cilat zyrtarët ukrainas i kanë duartrokitur, dhe kanë thënë se janë dëshmi se Kievi ende mund të luftojë, edhe tre vjet pas nisjes së konfliktit.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për sulmet e fundjavës në bombarduesit rusë me kapacitet bërthamor.

Trump ka thënë se gjatë bisedës me Putinin, kanë diskutuar edhe për Iranin.

Presidenti amerikan ka cituar homologun tij rus të ketë thënë se do të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e marrëveshjes së re bërthamore me Teheranin.

“I kam thënë presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe në këtë pikë besoj se kemi marrëveshje”, ka thënë Trump.

Ai e ka akuzuar Iranin për zvarritje të vendimeve sa u përket bisedimeve.

Lexuar: 142

Lajme të ngjashme

Vajza e presidentit Trump po studion historinë dhe kulturën shqiptare

“Kosova drejt NATO-s, Trump do e shpallë lajmin në Tiranë”, ja kush paralajmëron?! (Video)

SHBA-ja cakton 2027-n si afat që mbrojtja e NATO-s të udhëhiqet nga Evropa

Trump shpërndan shkrimin e The Washington Post ku thotë se “e parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë”

Trump uron Shqipërinë për Pavarësi, ka një mesazh të ngrohtë për shqiptarët

NATO uron në mënyrë të veçantë 28 Nëntorin

showbiz

U bë e njohur në serialin “Nusja me shkollë”, por ja ku e kemi pa më herët Valbonen e Valdetit

Rajoni 10 Dhjetor, 2025

Aktorja e talentuar nga Vushtrria, Blerina Veseli, po përflitet çdo ditë e më shumë falë…

‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për…

20 mijë pjesëmarrës në koncertin 4 netësh në Prishtinë, Alban Skenderaj: Emocione të tilla rrallë herë i kam përjetuar në gjithë karrierën

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Solisti i famshëm shqiptar, Alban Skenderaj, ka shkruar për koncertin e mbajtur në Prishtinë për…

Kristale Rama mori gjithë vëmendjen në seancën e sotme inauguruese

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama, sot e shoqëroi atë në seancën inauguruese ku Rama…

Horoskopi ditor 9 Dhjetor 2025

Showbiz 9 Dhjetor, 2025

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona ka folur sonte rreth raportimeve se në moshën…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.