Autor: TV News

Më 13 qershor do të nënshkruhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai ka theksuar kjo është marrëveshja e parë kornizë e mbrojtjes që nënshkruhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së. “Marrëveshja adreson shumë fusha të bashkëpunimit për një periudhë 5-vjeçare dhe përmban elemente shumë të rëndësishme”, ka thënë Maqedonci. Ministri ka shtuar se kjo marrëveshje përfshin bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë prodhimin e sistemeve të armatimit dhe municioneve së bashku me…

Read More

Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin më të rëndësishëm të Islamit – Haxhin. Nikoqirët sauditë kanë tentuar të bëjnë më të mirën për t’u mos përsëritur situata e vitit të kaluar, meqë si pasojë e nxehetësisë së madhe kanë vdekur mbi 1.000 njerëz. Me temperatura mbi 40 gradë Celsius, pelegrinët kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të para afër Qabes, kubit të zi në zemër të Xhamisë së Madhe të Mekës, vend që konsiderohet më i shenjti në botë, sipas Islamit. “Duket sikur nuk jeni…

Read More

Portugalia e ka siguruar finalen e madhe në Ligën e Kombeve. Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez triumfoi me shifrat 1 me 2 ndaj Gjermanisë, shkruan GazetaBlic Sport. Wirtz shënoi për ‘Panzerët’, por që me golat e Conceicao dhe Cristiano Ronaldos, Portugalia siguroi finalen e madhe, atje ku e pret fituesin e ndeshjes mes Francës dhe Spanjës. /GazetaBlic Sport/

Read More

Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, në një intervistë në Debat Plus ka thënë se Ushtria e Kosovës gëzon dashurinë e SHBA-ve, por atë dashuri e gëzon edhe politika e vendit.Ai ka thënë kështu derisa është pyetur nga moderatori Ermal Panduri se pse ushtria e Kosovës po mbështetet nga Amerika, ndërsa politika jo, duke ia kujtuar fjalët e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se ka ngecje dhe se nuk kemi raportet siç i kemi pasur më parë me Qeverinë e Kosovës. “Unë vlerësoj që, duke e dashur politikën e mbrojtjes, e duan edhe politikën,” ka thënë…

Read More

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, braktisi të mërkurën punimet e samitit të NATO-s në Bruksel, ku merrnin pjesë mbi 50 ministra Mbrojtjeje. Lëvizja e tij u konsiderua si një tjetër shenjë e tërheqjes së Uashingtonit nga mbështetja që ofronte për Ukrainën kundër agresionit rus. Për herë të parë që kur Amerika krijoi grupin ndërkombëtar për të koordinuar ndihmat ushtarake për Kievin 3 vjet më parë, një shef Pentagoni braktis një takim të rëndësishëm. Mungesa e Hegseth në samitin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën u konfirmua për Euronews nga një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, që si argument…

Read More

Situata tek Interi pas përfundimit të sezonit, nuk është aspak pozitive. Humbja e titullit kampion në javën e parafundit, pasoi me disfatën në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga PSG-ja. Sikur të mos mjaftonin këto, zikaltërit duhet të gjejnë edhe një trajner të ri, pasi Simone Inzaghi është larguar, për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Në lidhje me këtë, ka folur edhe presidenti Beppe Marotta, i cili e pranoi momentin e vështirë. “Ne jemi Interi dhe jemi të fortë. Kemi një bërthamë me plot vlera. Do e kalojmë…

Read More

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova po bën përpjekje që sistemet antitank Javelin, të arrijnë më herët se sa ishte parashikuar fillimisht në kontratë. “Kemi diskutuar mundësinë që SHBA-të të na mundësojnë që këto pajisje t’i kemi deri në fund të vitit 2025, pavarësisht se në kontratë ka qenë e planifikuar pas vitit 2025, pra në 2026 e tutje që t’i kemi”, ka theksuar Maqedonci. Ai ka sqaruar se kontrata për blerjen e Javelin-ëve është nënshkruar vitin e kaluar dhe se ka disa faza: “Kontrata ka disa faza, nuk nënkupton se me nënshkrimin e kontratës…

Read More

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka paralajmëruar kalimin nga politika e kursimit tek ajo e armatimit të vendit, e konsideruar e domosdoshme në një kohë dinamikash gjeopolitike të paparashikueshme. “Në të kaluarën kemi luajtur një rol të dorës së parë në politikën e kursimeve me fqinjët dhe aleatët. Tani do ta kemi atë në një aspekt tjetër, pasi kohërat kanë ndryshuar dhe bota po ndryshon me shpejtësi”, ka deklaruar Frederiksen. Ajo ka theksuar se gjëja më e rëndësishme tani është riarmatimi i Evropës dhe kjo sipas saj është thelbi i të gjitha problematikave. “Sepse nëse Evropa nuk është në gjendje të…

Read More

Deputetja Duda Balje ka folur lidhur me “ofertat” e bëra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe rreth videove të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale. “Kur unë jam në pyetje, do të thotë kemi disa precedentë në shtet, edhe mënyra e respektimit, edhe mënyra e poshtërimit, edhe mënyra e prezantimit të fuqisë… Unë jam e vetmja deputete prej komuniteteve që jam kundër një partie e cila ka fituar zgjedhjet. Deri tash nuk e kemi pasur këtë situatë”, ka thënë ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini. Ajo tutje është shprehur se deputetët e komuniteteve gjithmonë kanë qenë me partinë fituese të shqiptarëve,…

Read More

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka lënë të hapur mundësinë që kapiteni Lionel Messi të mos jetë titullar në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Kilit, që zhvillohet të enjten. Me “gauçosët që tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në “Botërorin 2026”, fokusi i Scaloni është orientuar drejt testimit të lojtarëve të rinj. “Ende nuk kemi vendosur nëse Messi do të luajë nga fillimi. Do të donim të dinim si ndihet fizikisht. Në parim, është i gatshëm, por vendimin do ta marrim më vonë”, ka deklaruar Scaloni në një konferencë për media. Kjo qasje vjen në një moment kur disa…

Read More