Autor: TV News
Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë. Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se djali i presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mund të jetë prezent në stadium. “Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli. Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale. I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo…
Myftiu Naim Tërnava gjatë pritjes së kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka ironizuar në një moment të bisedës, duke thënë se do të donte t’i ftonte të gjithë deputetët ta prenë nga një kurban. Kështu u shpreh ai me shpresën se do të ndihmonte kjo në zgjidhjen e ngërçit politik. “Desha t’i ftojë të gjithë anëtarët e Parlamentit ta premë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon më mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se…
Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një person në ditë për të qëndruar i hidratuar dhe i shëndetshëm? Sipas ekspertëve të shëndetit, sasia e ujit që duhet të pijë një person varet nga disa faktorë, si: mosha, gjinia, aktiviteti fizik, klima, si dhe gjendja shëndetësore. Rekomandimi bazë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera mjekësore është:rreth 2 litra në ditë për gratë (afërsisht 8 gota) dhe 2.5 litra në ditë për burrat (afërsisht 10 gota). Megjithatë, nëse një person kryen aktivitet…
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se gjatë takimit të tij të parë personal me presidentin amerikan Donald Trump, ka insistuar që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë. “Nuk prisja që presidenti të merrte vendime të reja sot, por e binda se kemi detyrim të ushtrojmë më shumë presion ndaj Rusisë,” tha Merz në një intervistë për Deutsche Welle. Ai shtoi se Trump është i vetëdijshëm për situatën dhe po mendon për hapa të tjerë, edhe pse e pranoi se konflikti është kompleks dhe se edhe në SHBA ka debat të fortë…
Policia e shtetit ka dhënë informacione shtesë në lidhje me masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, bën me dije se: Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dhuruar ndihma dhe pajisje në disa komuna të vendit. Në një njoftim për media, KFOR-i ka bërë të ditur se përmes ekipeve të bashkëpunimit civilo-ushtarak (CIMIC), janë realizuar këto donacione: Një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, Pajisje shkollore për një shkollë në komunën e Malishevës, Pajisje mjekësore në Mamushë, Një sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit në komunën e Deçanit, Një karrige me rrota elektrike për një qytetar në Istog. “Aktivitetet e CIMIC kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë komunitetin…
Tensionet mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe miliarderit Elon Musk kanë shpërthyer publikisht të enjten, duke u kthyer në një luftë fjalësh në rrjetet sociale që secili prej tyre kontrollon. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale rreth orës 17:00 me orën britanike, Trump deklaroi se ishte “i zhgënjyer” nga kritikat e Musk në lidhje me projektligjin e tij të ri për taksa dhe shpenzime. “Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer, nuk e di nëse do ta kemi më”, ka deklaruar ai për gazetarët. Por reagimi i Musk ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Në një postim në…
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit. Në një intervistë në Klan Kosova, ai është shprehur i bindur se do të fitojë edhe një mandat. “Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe në mandat”, është shprehur Totaj. Ai ka treguar edhe punët që ka bërë në këtë qytet në mandatin e tij të parë. “Ne pak me punën tonë ia kemi shtuar sharmin, estetiken e bukurinë, dhe kjo sigurisht që është mirëprit”, ka thënë Totaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar në tentim vrasje në Skenderaj. Pas një mosmarrëveshje, i dyshuar ka therur një person tjetër. Policia ka konfiskuar në vendngjarje një pushkë gjuetie, shkop druri e një thikë. “Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Në vendë ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një pjesë e pushkës se gjuetisë, një shkop druri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e…
Izraeli ka paralajmëruar të premten se do të vazhdojë të sulmojë Libanin, derisa grupi militant Hezbollah – i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – të çarmatoset. Liderët libanezë e kanë përshkruar sulmin si shkelje masive të armëpushimit të nëntorit. Një thirrje e ushtrisë izraelite për evakuim të enjten, para nisjes së sulmeve, i ka detyruar shumë banorë të lagjeve jugore të kryeqytetit libanez, që të ikin për mbijetesë. Sulmi, që e ushtria izraelite e ka përshkruar si operacion në fabrikat nëntokësore të dronëve të Hezbollahut, ka ndodhur në prag të festës së Kurban Bajramit, njëra prej ditëve më të…
