Autor: TV News

Orges Shehi është një nga futbollistët që ka përjetuar tmerrin në Beograd në tetor të 2014. Ish-gardiani i portës e ka përjetuar atë sfida nga afër dhe më shumë se çdo njeri tjetër është i “etur” për “hakmarrje” ndaj serbëve. Gjithsesi trajeri i Ballkanit, shprehet i bindur se Kombëtarja jonë do të fitojë të shtunën, ndërsa ka edhe një këshillë për futbollistët. Sipas Shehit ata duhet të zhvishen nga emocionet dhe ta trajtojnë këtë sfidë vetëm nga ana sportive. “Lojtarët duhet të jenë të qetë dhe duhet të zhvishen nga kjo ngarkesë sepse i penalizon shumë, është një ndeshje që…

Read More

Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), ka thënë të premten presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përkundër vendimit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të sanksionuar katër gjyqtarë nga radhët e GJNP. Sipas Costas, gjykata është “gurthemel i drejtësisë ndërkombëtare” dhe se pavarësia e integriteti i saj duhet të mbrohen me çdo kusht, ka raportuar Reuters.  Këto komente të zyrtarit të lartë evropian, janë bërë një ditë pasi Washingtoni zyrtar vendosi sanksione ndaj katër gjyqtareve të GJNP-së, si hakmarrje ndaj vendimit të trupit ndërkombëtar gjyqësor për të lëshuar urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke uruar reflektim e solidaritet. Kreu i LDK-së ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen dhe dashurinë ndërnjerëzore. “Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë.…

Read More

Sipas gazetarit italian Orazio Accomando, Milani ka kontaktuar Liverpoolin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme huazimi për Federico Chiesan. Anësori ka lënë të kuptohet se do të konsideronte një rikthim në Itali, dhe kubi italian është një nga ata që ai do të ishte i interesuar t’i bashkohej. Megjithatë, Liverpooli nuk ka ndërmend ta lërë Chiesën të largohet në huazim për momentin, kështu që bisedimet do të vazhdojnë me shpresën për të arritur një kompromis. Në sezonin e tij të parë në Angli, 27-vjeçari bëri vetëm 14 paraqitje për Liverpoolin, duke përfshirë vetëm katër ndeshje në formacionin titullar. Liverpooli…

Read More

Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se është grabitur. Ai ka thënë se disa persona e kanë lidhur me kabllo të rrymës dhe ia kanë marrë 150 euro dhe një kamerë. Policia ka nisur hetimet. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar nën kërcënimin e armës e kishin lidhur me një kabllo të rrymës dhe kanë arrit të grabitin para të gatshme në vlerë rreth 150 euro dhe një  kamerë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Read More

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpartiakët e tij, raporton Ekonomia Online. Gjatë vizitës, Haradinaj uroi Muftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë. “E patëm nderin sot të vijmë dhe të urojmë myftiun tonë dhe të gjithë kolegëve e besimtarëve shqiptarë myslimanë dhe gjithë kombit tonë për festën e Kurban Bajramit. Festë e sakrificës për t’iu qëndruar afër atyre që kanë nevojë. Është dëshmuar një solidaritet i madh dhe ka…

Read More

Kievi është sulmuar me dronë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do t’i përgjigjet një sulmi masiv të Ukrainës në Rusi.Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka lëshuar raketa balistike dhe dronë të premten herët, raportoi CNN. Autoritetet kanë raportuar se janë vrarë katër persona dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime. “Katër persona janë konfirmuar të vdekur në kryeqytet. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione”, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko. Shërbimet në metro janë ndaluar për shkak të sulmeve që dëmtuan një tren mes stacioneve. Sulmet ajrore kanë vënë…

Read More

Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Francës. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar, Nico Williams, shkruan GazetaBlic Sport. Williams realizoi pas 22 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: 🚨🇪🇺 NICO WILLIAMS OPENS THE SCORING FOR SPAIN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 1-0 Spain.pic.twitter.com/smCALKIsKq — Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 5, 2025

Read More

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet të premten.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Read More

Spanja ka fituar penallti ndaj Francës. Lamine Yamal u pengua në zonë nga Adrien Rabiot, për të fituar 11 metërsh pas 51 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport. Yamal e mori përsipër ekzekutimin, me ç’rast edhe realizoi. Rezultati aktual i takimit është 3:0. Ja goli: 🚨🇪🇺 LAMINE YAMAL MAKES IT THREE FOR SPAIN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 3-0 Spain.pic.twitter.com/SQ7BP1Kbli — Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 5, 2025

Read More